Autogoli i një opozite të vjetëruar!

9 Dhjetor 2015, 09:08Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Në ditët e tensionit më të lartë politik për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, ndërkohë që edhe vetë koalicioni PS-LSI është vënë në një provë të vështirë nga një seri ngacmimesh të ndërsjellta, dhe kur, ndoshta si asnjëherë tjetër, shtypi po tregohet kritik ndaj qeverisë së Rilindjes, doli në skenë çifti Basha-Berisha për t’i dhuruar forcë dhe besueshmëri të re mazhorancës. Protesta e ditës së djeshme që, sipas ëndërrimeve të organizatorëve të saj, duhej të shkaktonte rënien e qeverisë ‘Rama’ dhe lindjen e një qeverie të re teknike, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, u kthye në një dështim skandaloz të opozitës dhe të imazhit të saj.

Zgjedhja e trashë dhe e papërgjegjshme për të sulmuar selinë e qeverisë dhe atë të ministrisë së Brendshme, duke thyer xhamat e dritareve dhe duke i vënë zjarr një provokacioni artistik prej betoni në formën e bunkerit, e transformoi qëllimin e një kundërshtie të ligjshme politike, ku çdo opozitë ka të drejtë për të manifestuar kundër qeverisë në fuqi, në përpjekjen e dëshpëruar për të përmbysur qeverinë, dhe për t’u kthyer në pushtet nëpërmjet përdorimit të dhunës.

Në sytë e opinionit publik kjo është e pakonceptueshme, jo vetëm pasi ndodh vëtëm dy vjet pas disfatës zgjedhore të 23 qershorit, por edhe pse në krye të protestës ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët për tetë vjet qeverisën këtë vend dhe të cilëve elektorati ua mohoi tashmë besimin nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Lulzim Basha ishte duke folur para Kryeministrisë ndërkohë që demonstruesit përpiqeshin ta thyenin me dhunë rrethimin e policisë, por asnje apel për qetësi nuk u dëgjua nga ai. Berisha dhe Basha ishin bashkë, përballë “bunkerit” në flakë, ndërkohë që turma kërcënonte policinë dhe thyente xhama të ministrisë me gurë, por edhe një herë nuk e kemi parë asnjë ndërhyrje nga ana e tyre për të qetësuar situatën.

Të shohësh demonstruesit e opozitës të hedhin gurë është si të jesh i pranishëm në një debat, që përfundon më grushta.

Cili njeri i qytetëruar mund ta pranojë dhunën fizike si pjesë të debatit? Protestat që degjenerojnë në dhunë, në fakt, nuk falen kurrë nga opinioni publik, që qendron gjithnjë më lart se përfaqësuesit e tij politikë. Nga viti 1998 e deri më sot, nuk ka ndodhur kurrë që një protestë me dhunë të ketë gjetur konsensus: nuk ka ndodhur kjo me protestat që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit (të cilat nuk penguan Partinë Demokratike të qendronte në opozitë për shtatë vjet te tjerë) dhe nuk ndodhi as më 21 janar të vitit 2011, kur opozita socialiste organizoi një demonstratë shumë të ashpër dhe u spraps me armë zjarri nga Garda e Berishës, duke shkaktuar katër të vdekur. Katër muaj pas këtij akti barbar (pavarësisht këtij akti barbar) Partia Demokratike, megjithatë, fitoi zgjedhjet dhe opozita mbeti në opozitë.

Është diçka naive nga ana e Berishës e Bashës që të kenë iluzione sot se mund të kthehen në pushtet duke zgjedhur rrugën e dhunës. Në të kundërt të skenave të ditës së djeshme, që të sjellin ndër mend, madje edhe nisur nga veshjet e demonstruesve, përveçse nga gjestet e tyre, revoltat e viteve 1997 dhe 1998, i rikthyen qeverisë në fuqi forcë dhe besueshmëri. Strategjia e dhunës e zbatuar dje dhe skenat që krijoi tregojnë se lidershipi i Partisë Demokratike ka mbetur prapa në kohë.

Është një opozitë e vjetëruar, e mbërthyer tek revoltat popullore që pasuan rënien e Murit të Berlinit, kur të dilje në shesh kundër policisë së diktatorëve ishte në vetvete një akt trimërie, që ngjallte solidaritet dhe mbështetje. Në të kundërt me çka ndodhte 25 vjet më parë, dje dukeshin më trima policët, të cilët, të paarmatosur, përballonin turmën e dhunshme të armatosur me gurë e shkopinj.

Po të ishte fjala për një ndeshje futbolli, mund të thuhet se përfundoi 2-0 për mazhorancën. Kjo, sepse nuk fitoi vetëm Edi Rama, kundër të cilit ishte drejtuar protesta, por fitoi edhe policia, që e përballoi. Sjellja jashtëzakonisht profesionale e treguar nga policët, burra e gra, tregon hendekun që ndan policinë e kohës së Berishës dhe Bashës nga policia e Saimir Tahirit, që u tregua në gjendje të mbante nën kontroll dhunën e demonstruesve pa përdorur as dhunën më të vogël. Një leksion i fuqishëm demokracie ky, në një ditë, kur shumë simbole të tjera të demokracisë, duke nisur nga revolta e 25 viteve më parë, në të kundërt, u nëpërkëmbën.

Shqiptarja.com

18 komente në “Autogoli i një opozite të vjetëruar!”

  1. Teli says:

    Une jam nje qytetar , Tiranes ,lindur ,ritur ketu ne Tirane.E lexova artikullin e gazetarit Carlo Bollino dhe e shoh si ta kem “shkruajtur une” sepse gazetari me ka “vjedhur” mendimet e mija.U ndjeva mire qe dhe ai mendoj si une,per kete mizori te turpshme te krijuar pas kaq kohesh prape nga Sali Berisha.Ndjej keqardhje per kete te semure qe si dhe bashkeqytetaret e tij (kuksjane e tropojane) te cilet i kishte prure qe andej dhe kur i pyesnin gazetaret nuk ishin ne gjendje te thoshein se çfare kerkonin realisht por qe ama ishin te pajisur me sopata dhe leva hekuri dhe ndjenin kenaqesine qe thyenin e shkateronin çdo gje te bukur ne qytetin e Tiranes qe kishte kohe qe i ishte kthyer pak qetesi,disipline e bukuri, atmosfere feste.Nuk di çfare kerkon me ky njeri,nga ky vend.Pse si jepet ketij te semuri vendi qe ı takon, nuk denohet.Pse nuk e nxjerrin nga skena politike kete plak te rrjedhur qe e ktheu opoziten,parlamentin,ne skene teatri te turpshem per te gjithe ne dhe ne arenen nderkombetare.Kjo qeveri ka shume te meta ,nuk mbajti shume,premtime qe dha para zgjedhjeve.Ka bere shume te pakenaqur,por nuk paraqet dhune ,sharje,fyerje te turpshem.Jane qytetare dhe ne si qytetare hajde tja veme ne dukje te metat ti kundershtojme shtimin e taksave,çmimeve baze te ushqimeve,çmimin e garancine e ilaçeve,riperteritjen e mjeksise e sa e sa te tjera.Por me protesta te qyteteruara siç behet ne boten e qyteteruar.Te tregojme se ne shqiptare jemi popull i vjeter dhe me kulture e qytetari.Ta heqim nga skena politike Sali Berishen duke hequr ate jam i sigurte qe distancohemi nga dhuna e turpshme dhe veprimet e shembtura.

    1. tan tirona says:

      Hallall plako

      1. Endri says:

        Gojore nga Bolino per njeriun qe i jep tendera deri dhe per luften ndaj kancerit te gjirit.

    2. rosi says:

      O teli po nuk na tregove njecik per demostaten e 21 janarit per bllokimin e bulevardit te perditshem e asaj kohe, per per mitingjet e dhunshme te Ps dhe opoziten e asaj kohe..pastaj ne mitingun e djeshem nuk pash qe kishte vetem tropojan e kuksjan..te duken pak arsyet pse protestojn o koqe , sepse te gjithe prej tyre po emigrojn sepse babai yt sot kryeminister i premtoj 300 mij vende pune i premtoj ulje taksash nderkoh jua rriti ju premtoj uljen e cmimeve e ushqimeve baze nderkoh jua rriti shiko sa e ka rritur cmimin e energjitikes..prandaj protestojn o koqe dhe per shum e shum arsye te tjera

      1. Dlareh says:

        Cmimi i “energjitikes” per ata qe paguanin eshte ulur, kurse per ty dhe shoket e tu qe e vidhnin normal qe eshte rritur. Na fal qe s po protestojme se po behet shtet po me qejfe kjo bote

  2. A says:

    Gazetari eshte nje hajni e vertete. Dhe une jam idealist/I majte.
    Gazetari bunkart padyshim do mbroje dramen.
    Gazetari medioker I shitur tek pushteti.
    Gazetari shembull I keq I shtetit fqinj italian.
    Kemi nevoje per gazetari Te moralshme dhe jo pleh mediatik alla Bolino.

  3. bra,ho,ho says:

    Autogol ishte si proteste sepse behej nga nje opozite e korruptuar dhe kriminale…Por me djegien dhe prishjen e bunkerit “ndeshjen” e fitoj opozita.
    Quajeni si te doni vandalizem o dhune,por prishja e bunkerit qe nje akt patriotik.
    Opozita fitoi shume e me shume nga sa i takon.Qe nje protest kot qe i doli plot.

  4. Adrian says:

    Bravo analize e bukur dhe qytetare

  5. Teli says:

    nuk e di nga je ti rosi po me sa lexova nga ato qe shkruan qenke ros. Lexo mire more karagjos pastaj beji oponence komentit tim te cilit ti as i afrohesh dot.Une jam ne moshe dh kam pare dhe ate rregjim e kam jetuar e po jetoj ate te Saliut e te ketij tjetrit Edit.Te siguroj jam kundra tyre sepse skane bere gje vetem e kane varferuar popullin,por nga keto rregjime kete te Sali Berishes e quaj me te keqin.Se ai po te lihej ne pushtet ashtu i semure si eshte do ja kaloj dhe rregjimit te Enverit.

  6. eli-tiv says:

    …proteste nga salinjte..font per burgje….nuk eshte lufte per pushtet nga pd..eshte lufte per ekzistence…prandaj duhet plan e veprim per zberthimin e tyre…Saliu nuk ka me kohe…koha i skadoi…po lufton deri ne momentin e fundit..

  7. moza says:

    edhe un bashkohem me gazetarin sikur te ushum ne nje mendje harron ky popull sa kemi vuajtur harron ky popull se te gjitha ato qe u prishen e u thyen dje jan ne kurrizin tone si popull shum keq fatkeqsi kush do te vij ne pushtet me dhun.Turp
    eshte hera e pare qe shkruaj ja ke fut kot

  8. tradita says:

    sa i besueshem eshet ky Boline. Sa poshte dhe sa e trembur eshet rilindja kur kerkon mbrojtje edhe nga minmafjozi italian qe merr tendara nga Qeveria… priseni.. prisni.. ka ardhur thika ne kocke.

  9. Carlo dhe Bolino says:

    Ke te drejt, amico
    Jane nje lloj, humbasin dhe fitojne njelloj.
    Duke djegur dhe bere coalition me Ilir Meten…
    pra edhe Car lo. edhe Bol ino, caro amico.
    Mire ne, qe kete fat kemi, po ti c’kusur, c’melazem ke qe ngrohesh me bunkeret tone?!

  10. Delli USA says:

    Nje pjese e shqiptareve jan koqe,te shkosh mbas Saliut eshte si ti vesh nga mbrapa nje qeni te terbuar.

  11. noah says:

    Bolinoja të habit me daljet e tij në media. Gjithnjë në krah të Ramës!!! Diçka jo e mirë bije erë në këtë qëndrim. O Bolino, mendova se do të sillje në Shqipëri frymën e mediave perëndimore, po zotrote më flet si një gazetar mediokër, që nuk e di se cili është vendi i tij në media, që nuk mendon si i pavarur dhe objektiv. Bolino, je më ulët se shumica e gazetarëve të rinj e të vjetër shqiptarë. Nuk e pati fajin opozita që gjendja erdhi deri te protesta. Fajin e ka miku yt, Ramë me kompani që e katandisën vendin në pikë të hallit. Nuk ishte meritë e policisë që nuk pati eksese, ishte meritë e demonstruesve që nuk u përplasën me të, sepse policët janë po aq të varfër e të poshtëruar nga pushtetarët e sotëm sa gjithë populli. Eja në vete, Bolino! Nuk mund të japë leksione demokracie një parti si ajo që drejton Rama, apo si ajo e Metës. Ato kanë dalë nga një placentë dhe janë pjellë e së njëjtës nënë. Ke kaq vjet në Albania dhe je bërë më keq se një militant i sëmurë i PS-së. Ama eksperiencë që ke sjellë!!!

  12. noah says:

    Bolino, ke bërë autogol!

  13. kingu says:

    Juve qe beni komente kunder shkrimit , doni apo zdoni Rama fitoi 2 me 0…Analiza perfekte!!!..Po sekretari i NATOS QE THA:” SE JAM KETU PER ATE QE NDODHI DIE “…Edhe ai tendera mer..Ikni more mbytuni ne shuren e sales

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje