10 të proceduar pas protestës së dhunshme të opozitës, mes tyre Enno Bozdo dhe Ndregjoni

9 Dhjetor 2015, 12:12Politika TEMA

Policia e Tiranës ka proceduar 10 persona dhe ka nën hetim disa të tjerë pas dhunës në protestën e djeshme të opozitës. Me organizatorëve janë Enno Bozdo dhe Besim Ndregjoni, i cili bëri thirrje për shembjen e bunkerit te Ministria e Brendshme.

Protesta ka devijuar itenerarin e paracaktuar, duke u përshkallëzuar në veprime të dhunshme, me dëmtim të hyrjes, fasadës, thyerjes së disa xhamave të objektit të Kryeministrisë, prishjen dhe shkatërrimin e objektit në ndërtim muzeal “Bunkeri” i cili gjendet pranë godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe janë thyer xhamat e dritareve të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës.

Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Tiranë, e cila udhëzoi dhe drejtori veprimet, ka nisur procedim penal për organizatorët e këtij tubimi:

– Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizmim dhe pjesmarrje në grumbullime, manifestime të paligjishme”, (Neni 262 i K.Penal)

– Besim Ndregjoni, 62 vjeç , banues në Tiranë,  për veprën penale “Thirrje publike për kryerjen e veprimeve te dhunshme”,  (Neni 223 i K.enal)

I.V, 41 vjeç , banues në Tiranë, për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit rendit publik“,  (Neni 242 i K.Penal)

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë këta shtetas për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit”, “Prishje e qetësise publike”:

– Aurel Filaji, 23 vjeç  banues në Tiranë

 Suzana Dimushi, 37 vjeç , banues në Tiranë

– Xhulian Calai, 23 vjeç, banues në Durrës

Arben Hajdari, 43 vjeç , banues në Tiranë

 Andi Kuka, 22 vjeç , banues në Tiranë.

Ndërkohë  janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Mosbindje ndaj urdhërit të policisë rendit publik”, “Prishje e qetësise publike”:

 F. L, 44 vjeç , banues në Tiranë,  i dënuar më parë.

– G. Gj, 27 vjeç , banues në Tiranë.

Nga ana e Prokurorisë dhe Policisë është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i provave materiale, sekuestrimi i pamjeve filmike dhe vazhdon puna hetimore për dokumentimin e plotë dhe vënien para drejtësisë të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.

21 komente në “10 të proceduar pas protestës së dhunshme të opozitës, mes tyre Enno Bozdo dhe Ndregjoni”

  1. Arion says:

    Enon e ke shkruajtur me 2 “n” o gazetar.

    1. Creasy says:

      E ka merak vete ai. Ta quajne ashtu. Po policia e njef me nje n. Mbase e perdor si justifikim per te bere dalje detyrimit

    2. the Punisher says:

      Hahahahaha ….ashtu e ka edhe ne certifikate ai.

  2. perkthyesi says:

    Kapini te gjithe, kushdo qofshin, e te paguajne per demet e shkaktuara! Kjo eshte demokracia, per te cilen pergjerohemi cdo dite!

  3. jeta says:

    Ne qoftese e keni seriozisht kryeni veprimet dhe denoni shkaterruesit, ne qoftese talleni si gjithnje i leni te lire deri sa te vrasin dhe njerez.

  4. Zeno says:

    Ti qini nënën maskarenjëve

  5. Xen deledashi says:

    Lerini prehrat se nuk mbarojne kurre !
    Futni “koken”, Sali antishqiptarin ne burg ate beni po te kini bole !

  6. vladimir says:

    Sigurisht qe shpenzimet legale nuk do tja paguaje PD .

  7. nardi says:

    ky ndregjoni, duket e ka meriatuar burgun në kohën e diktaturës…
    të mbash ahmet zogun në krye të bulevardit ….. këta janë bagëti….
    të shkatërrosh bunkerin, për krahasim meqë qenka simbol i dktaturës, ësht si të’u thuash gjermanëve që të fshijnë murin e berlinit …. megjthëse në atë mur vdiqën me dhjetëra njerëz..
    edhe simbol të diktaturës kanë qenë sekretarët e byrove të PPSH-së, një prej tyre ishte edhe Saliu …

  8. lola says:

    Policia duhet teheq dore nga keto presione, protestat nuk behen per te falnderuar qeverine, protestuesit edhe do bejne ndonje vandalizem dhe keto jane krejte normale ne nje vend demokratik. Ne raport me papunesine qe eshte ne vend, me mungesen e shpreses, me instalimin e nje shteti te tipit policor, protesta ka qene shume paqesore dhe policia duhet te falnderoje protestuesit dhe jo te vazhdoje me shantazhe. Liria, demokracia kane lindur nga protestat, prandaj per protestat duhet te kemi me shume respekt.

    1. mira says:

      Lola
      Une si shqiptare dhe e paanshme meqe jetoj larg po te ve ne dijeni:
      Shqiptaret nuk e kane luxin te kryejn vandalizma
      Boll ma
      Kur te arrijn nivelin e vendevete tjera te Ballkanit PO

    2. rikard says:

      Ne Berlin eshte nje Bunker i Hitlerit ne rrugen Reinhardstr ate deri para ca viteve e restauruan me miliona eure dhe vine turist pa fund e vizitojn , po jo vetem qe nuk e shkaterojn si kujtim i nazismit por esht e kunderta , keta maloket qe na zbriten dhe qelbet tirona nga ere e tyre cfar kerkojn perse duan vetem te shkaterojn dhe te prishin .Ju befte varri muttt kush i dha burse shpellarit e solli ne tiron.

      1. Dardani says:

        Tjeter esht bunkeri i hitlerit dhe tjeter te ndertosh nje mun nemes te qytetit. Ky bunker esht fatkeqsi e fukaras njeri nderton tjetri prish bunker inati.

      2. Dardani says:

        Tjeter esht bunkeri i hitlerit dhe tjeter te ndertosh nje mun nemes te qytetit. Ky bunker esht fatkeqsi e fukaras njeri nderton tjetri prish bunker inati.

  9. Kulaku says:

    E drejte ti arestojme e denojme keta…….por te fillohet ndeshkimi nga fillimi i kriminelave te 21 janarit…dhe jo nga fundi….se keshtu duket thjeshte nje ndershkim ordiner …..pa vlere..qe me shum te kujton Hares se sa ndershkim Kaq….presim nje dite Kokat Banditat Kriminelet ti shofim ne Litare ke skenderbeu….se vetem keshtu duke pare te djeshmen duke e ndeshkuar ate ,munde te shkojme Perpara munde te krijojme shtetin ligjor….se vetem me lloqe ne parlament Ti je kriminel ti je hajdut ti jeeeee dreqi me te Birin …e vetnja qe ben avash avash do humbasim Besimin duke thene ne Fund se…… Te gjithe njesoje jane

  10. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ha Ha Ha.
    Policia hodhi rrjeten.
    Ne pergjithesi , peshqit e medhenj ngecin ne te , por ne kete rast peshqit e medhenj kane shpetuar.

    Edhe nja 2-3 cope mesatare qe paskan mbetur , do ti nxjerre gjykata.

    Ata peshqit e vegjel te mjere , do ta hane perseri.

  11. sulo permeti says:

    Lola e pranon qeje bolshevike.

  12. bra,ho,ho says:

    Prishja e bunkerit i ka çmendur socialistet,i ka çoroditur fare.
    Duket si kur i kan prishur Shtepine ku u formua Partia.

    Bunker eshte o te shkrete,mos degjoni te tjeret qe tallen me ju se nuk eshte vertet veper arti.

    1. enter''" says:

      Nuk eshte puna aspak tek bunkeri por tek felliqesira PD-iste

  13. enter''" says:

    Futini Brenda atij bunkeri ndyresirat

  14. Tunxh, bir says:

    Ti paguajne deri me nje te gjitha ato qe prishen keta kafshe,perndryshe ne te tjeret heren tjeter seshte cudi qe tja u shtojme radhet e te behemi njesh me keta qelbesira, se keshtu sic kemi pare e po shikojme, sqenka gje kjo pune. Deri tani te dhuneshmit kane dale me te fituar se ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje