Parlamenti Europian dënoi dhunën e përdorur nga opozita dhe mbështetur nga liderët e Partisë Demokratike ditën e djeshme në Tiranë gjatë një protestë antiqeveritare.
PE ka bërë thirrje për respektimin e parimeve dhe vlerave demokratike.
Zv/Presidenti për Punët e Jashtme dhe Zgjerimin Knut Fleckenstein tha se “sjellja e opozitës është e dënueshme dhe shkel parimet bazë të demokracisë”.
“Disa javë më parë, kur vizitova Tiranën, isha deri diku optimist që forcat politike në Shqipëri do të arrinin një mirëkuptim mes tyre që do të lejonte përshpejtimin e procesit integrues për në Europë.
Pas pamjeve të dhunshme të protestës së djeshme, që fatkeqësisht mbështetej nga liderët e opozitës, jam i detyruar të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme nga ana e opozitës.
Sipas informacioneve që mora, ligji i dekriminalizimit ishte pranë zbatimit, ndaj e kam të vështirë të kuptoj këtë sjellje të opozitës.
Edhe në rastet kur protesta është e legjitimuar, organizatorët duhet të përpiqen të shmangin dhunën.
Në dënojmë fuqimisht dhunën e treguar nga opozita dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standartet europiane dhe interesit të gjithë vendit”, thuhet në deklaratën e Fleckenstein./a.l
Ku merr vesh kafsha sali berishe?
E njeh Saliun ky?
neqofte,se nuk do qe te behen reformat,eshte pd qe nuk do qe reformat te behen por do qeveri teknike,se i tremben drejtesis.juve te be,pd ju mban te karikuar,gjoja ajo do por nuk dashka maxxoranca.
Shkoni pjerdhuni ju komunistet e Europes. S’ka qka ju duhet juve qka bajme na.
RRnofte demokracia e vertete dhe Sal Berisha, qe do cliroi Shqipnine dhe evropen.