Kodheli: Në 1996 persekutori i At Zef Pllumit u bë veteran. Lista të pastrohet nga xhelatët

10 Dhjetor 2015, 09:13Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaron se persekutori i At Zef Pellumbit në 1996 u bë veteran. Në një intervistë për Tonight Ilva Tare thotë se listat e veteranëve duhen pastruar nga xhelatët.

E quan maturi reagimin e qeverisë dje gjatë protestës së opozitës dhe shprehu keqardhje për ata që instrumentizuan dhe u instrumentalizuan.

Sa I takon ISIS ministrja e Mbrojtjes deklaroi se Shqipëria s’ka marrë kërcënime ndërsa janë rreth 100 shqiptarë që luftojnw me të.

Një vend pritës dhe një donacion për për transportin e tyre dhe Shqipëria largon edhe mbetjet e fundit kimike që trashëgoi nga komunizmi.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në Tonight Ilva Tare tha se mbetjet janë të paketuara tashmë, në pritje për largim.

Duke vlerësuar proçesin ndër vite të demontimit të armëve, Kodheli për Gërdecin i qëndron mendimit se nuk ishte aksident teknologjik.

Tare: Mes emrave që ju keni dekoruar ka patur nga ata që kanë dënuar emra si At Zef Pllumbi apo anëtarë të tjerë të Ish-Byrosë, Vito Kapo apo edhe të tjerë. Si i keni bërë ato dekorime?

Kodheli: Qeveria ka marrë një vendim që të dekorojë veteranët e një kategorie të caktuar që ishin veteranët e kategorisë së parë A. Ka marrë një vendim që me rastin e 70 vjetorit të clirimit të mund të dekoronte këtë kategori të parë. Veteranët që sot e përfitojnë këtë status janë diku te 5000, por një mijë janë të kategroisë së parë, dha ka marrë një vendim dhe ka thënë të dekrohen veteranët e kategorisë së parë dhe veteranët e kategorisë së parë janë dekoruar. Tani sib ëhet një veteran i kategorisë së parë?

Në vitin 1994 është miratuar ligji 78/74 për statusin e vetranëve të LANC. Bazuar në këtë ligj ka dalë një VKM e cila përcaktotne komisionin që do ngrihej dhe që do merrej se kush do ta përfitonte këtë status. Meqe ligji është miratuar në 17 nëntor 1994, pra VKM është 3.5.1995 dhe mban numër 190, VKM e firmosur nga kryeministri i asaj kohe Aleksander Meksi përcakton drejtimin e punës për dhënien e statusit të veteranit të luftës. Ngarkon një komision bazuar në kete VKM, i drejtuar nga zv/ministri i Mbrojtjes së asaj kohe që do të bënte këtë vlerësim. Gjatë vitit 1995-1996 i është dhënë statusi mijëra vetave. Vendimi numër 34 i datës 6.9.1996 i jep, vendosi që zoti filan, se nuk dua tja përmend as emrin, të drejtën e qënies së veteranit të luftës dhe me shpërblim mujor prej 1500 lekësh të reja. Si ky vendim ka për 1000 veta dhe për 5 mijë të tjerë që janë të kategorive të tjera nga një vendim dhe komision i ngritur duke u bazuar nga një ligj i vitit 1994, firmosur nga kryetari i komisionit. Tani ky zotëria dhe zonja dhe të tjerë që kanë fituar këtë status, e kanë përfituar këtë status 20 vjet më parë, marrin në dallim nga pensionistët e tjerë 15 mijë lekë cdo muaj më  tepër për shkak të këtij statusi. Pra llogarisni 15 mijë lekë për 20 vjet, nga taksapaguesit i kemi dhënë këtë shpërblim, përfshi edhe këtë zotërinë, i kemi dhënë bazuar në këtë punë të bërë në vitin ‘94, ‘95 dhe ’96.  Tani çfarë ka bërë qeveria? Qeveria ka thënë kategorinë A të bazuar në këto letra, nëse do të duhej të bëhej një rishikim nga e para, këto janë letra zyrtarë, të ishte bërë, pra të quhej nul ligji i 94, kur President ishte dikush, të quhej nul VKM 95 kur Kryeministër ishte dikush tjetër, të quehj nul të gjithë vendimet e marra nga komisioni që ishte ngritur për këtë qëllim në 96 dhe të rishikoheshin të gjitha nga e para, jam dakord dhe të hiqej status ii veteranëve të kategorisë së parë që rezultonin se ishin xhelatë dhe jo vetëm. Mund të ishte bërë në 20 vjet, mund të ishte bërë dhe në 8 vjetët e fundit. Ata kanë vazhduar ta gëzojnë këtë status, por jo vetëm si status, por të marrin edhe 15 mijë edhe 30 mijë lekë më shumë se një pesnionist i zakonshëm nga paratë e taksapaguesve. Se flasim për miliona lekë kur shtrihet në vite kjo gjë. Pra, qeveria ka thënë se dekorimi i kësaj kategorie, se kategoria ka ardhur 20 vjet përpara, të dekorohet kjo kategori. Është marrë lista nga Sigurmet Shoqërore, sepse kjo listë nuk ekziston në asnjë venmd përvecse në sigurimet shoqërore ku verifikohet që veteranët e kategorisë së parë marrin këtë shumë ekstra. Është marrë lista dhe sic është lista është dhënë kjo fleta e lavdërimit. Kjo është historia e kësaj gjëje.

Tare: Kaq për pjesën protokollare dhe për anën ligjore se cfarë ka ndodhur. Mund të flasim edhe për anën morale se cfarë ka ndodhur. Është dekoruar persekutori dhe i persekutuari, është dekoruar xhelati dhe viktima. Qëndron kjo, a keni bërë një lapsus zonja minister që keni firmosur ato emra?

Kodheli: Unë nuk e di farë se cilët kanë qenë ato 1 mijë emrat. Kjo ishte një punë që duhej bërë, që listat të ishin ripasuruar, duhet të ishte bërë. Këta zotërinj gëzonin pagesë ekstra çdo muaj. Nuk është vetëm problemi i medaljes, po pagesa ekstra?! Kështi që kjo është një fars, kjo është gjetur një kauzës beli për të krijuar këtë situatë. Unë nuk e di farë kush janë 1 mijë emrat, sepse kam respektuar një vendim që daton 20 vjet të shkuara dhe kur them unë them qeveria.

Tare: Pse nuk e bëtë ju rishikimin?

Kodheli: Nuk e bëja dot se duhej ndryshuar ligji.

Tare: Po ta kërkonit ta ndryshonit ligjin?

Kodheli: Unë kam menduar që këta 1 mijë emra janë të pastër, janë të parë, të riparë. Nuk më ka thënë njeri që shiko zonjë se këto emrat…ose nuk na ka thënë njeri që këto emrat gjysmat e tyre janë xhelatë, sepse duhej të ishte bërë më parë kjo histori.

Tare: Ok deri në fazën që nuk e dinit, por tani që e dini do të ndërmerrni ndonjë hap të tillë, do ti kërkoni tja tërhiqni atë medalie?

Kodheli: Unë, po të më lejohet, sepse nuk është në tagrin tim, por besoj krej moralisht në emër dhe respekt të moralit të mund të rishikohen, por jo vetëm këto. Janë shumë gjëra për tu rishikuar të cilat u bënë kauza, por nuk u bënë realitet, psh me hapjen e dosjeve, po rishikimin e shumë personazheve, si nga njëra anë edhe nga tjetra. Unë jam për rishikim, dhe nëse  rezultojnë ashtu sic në gjykimin e një komisioni tjetër me ekspert që ndoshta bën një vlerësim më të detajuar, jam dakord që ti hiqen medaljet, dekoratat , ti hiqen përfitimet sepse ndonjëherë morali mund të jetë edhe mbi ligjin, por unë ju them se kategoria e parë ka gëzuar dhe e ka përfituar këtë në vitin 94, 95,96 dhe duhej që në atë kohë që të bëhej rivlerësimi i të gjitha figurave që po flasim sot. Jo të merrni këta zotërinj që po flasim sot 20 vjet pension special dhe pastaj të thuhet: Ti ke dashur të dekorosh këtë, kur është dekoruar e gjithë kategoria.

Tare: Statusi është dicka tjetër dhe mesa e shpjeguat ju, e kanë bërë kundërshtarët tuaj politik se ata e kanë qenë në pushtet. Por medalja është dicka onorifike, është gati morale. A mund ti kërkohet zyrtarisht nga ministria që ta kthejnë këtë medalje?

Kodheli: Ok, medalja është onorifike, por medalja është bazuar në një VKM që ka qenë e fokusuar te një kategori. Pra duhet parë kategoria, jo medalja sepse mund të mos i vetmi. Unë nuk e di sepse ka qenë e gjithë kategoria A. Kaq.

Tare: Ok, nuk e dinit, por tani që e dini do të ngrini një grup që të merret me ndryshimin një për një të emrave?

Kodheli: Nuk është në tagrin tim personal, por sigurisht që mund të merremi. Ne do merremi me të gjitha gjërat që të tjerët nuk janë marrë që duhet të ishin marrë. Se dhe ligjin për hapjen e dosjeve ne e bëmë dhe do merremi që ta pastrojmë këtë histori njëherë e përgjithmonë. Unë jam vullnet plotë për të pastruar cdo listë nga e keqja, e cila do anë e qoftë. Jam e ftohetë në këtë drejtim sepse jam kundër dhunës, kundër xhelatëve. Janë me status edhe sot që po flasim. Por e vërteta është kjo. Shpresoj që në të ardhmen shumë të afërt të pastrojmë të gjitha listat nga xhelatët.

Tare: Çfarë do ti thonit atyre që ju kanë akuzuar edhe si forcë politike, por edhe ju si ministre se me këtë dekorime keni bërë…jeni treguar nostalgjikë ndaj këtyre.

Kodheli: Është qesharake, nuk e konsideroj farë këtë.

Tare: Po ta dinit këtë që ka ndodhur tani do ta kishit parë atë listë të emrave?

Kodheli: Kjo është një pyetje dashamirëse dhe unë do të thoja: Po do ta kisha parë. Por nuk ka qenë në tagrin tim, në detyrimin tim sepse ka qenë një listë që ka lindur prej 20 vjetësh dhe nuk ka pasur një pyetje që ti shikojmë njëherë, sepse nuk ka qenë ky qëllimi. Nuk kam unë asnjë instrument për ta bërë këtë gjë sot që flasim. Nuk kam një komision që ka vendosur dhe ka bërë një status tjetër.

Tare: Shprehër vullnetin për një iniciative që mund të merret dhe të bëhet dicka për ti hequr ato medalje?

Kodheli: Jo jo, për të ndryshuar statusin

Tare: Për të ndryshuar statusin fillimisht?

Kodheli: Po sigurisht

Tare: Edhe për të ndryshuar medalje?

Kodheli: Po për rrjedhojë, vjen rrjedhimisht.

Tare: Dakord, do të  ketë një iniciativë të tillë?

Kodheli: Pse të mos ketë?!

Tare: Do ta bëni ju?

Kodheli: Pse të mos e bëjmë?!

Tare: Kur do ta inicioni?

Kodheli: Ju intereson koha apo produkti?

Tare: Së shpejti, cështje ditësh, javësh?

Kodheli: Më duhet të vlersoj, unë jam pjesë e një qeverie dhe nuk marr vendime personale. Por do ta diskutoj dhe e kam diskutar këtë gjë dhe besoj fort që do të ketë një përgjigje ashtu sic ka përgjigje edhe për shumë gjëra që qëllimisht ose nga padituria janë lënë, janë tërhequr zvarrë gjatë gjithë këtyre viteve dhe duhet të ishin bërë prej shumë kohësh. Sic po ju them edhe një herë, është ligji i lustracionit dhe ligji i hapjes së dosjeve, ne ëmër të të cilëvë është abuzuar.

Gerdeci:  Nuk ishte aksident teknologjik

Kodheli: Historia është shumë më komplekse, nuk ishte aksident.Akoma besoj se do hidhet dritë mbi këtë aferë që solli vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm, plagosjen e më shumë se 300 të tjerëve dhe shkatërrimin e shumë banesave dhe bizneseve.

Shqipëria nuk shet më armatim, por Ministrja tha se janë bërë donacione armatimi të vjetër për të luftuar ISIS.

Kodheli foli për herë të parë edhe lidhur me keqkuptimet që solli deklarata e saj gjatë vizitës në Kosovë.

Duke i qëndruar sërish faktit se “ politika kosovare duhet të mësojë nga gabimet që ka bërë politika në Shqipëri kur bëhet fjalë për dhunën”, Kodheli tha deklarata e kryeministrit Mustafa nuk ka qenë në adresë të saj.

Kodheli: Deklarata e tij në mbledhjen e qeverisë është bërë në atë kohë që edhe unë e bëja këtë deklaratë. Nuk kishte sesi të kishin lidhje. Duhet pyetur Kryeministri kosovar për cilën forcë politike apo cilin individ aktiv ose joaktiv në politikën shqiptare e ka pasur fjalën.Por të nesërmen një nga këshilltarët e Kryeministrit ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka thënë që deklarata e Kryeministrit kosovar nuk ka fare të bëjë me deklaratën dhe vizitën e Ministres së Mbrojtjes.

Lidhur me krizën e emigrantëve, Ministrja tha se Shqipëria ka marrë të gjitha masat, por uroi që vendi ynë të mos shikohet si alternativë për tranzit drejt BE.

Kodheli foli edhe për vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nesër në Tiranë, qëllimin dhe mesazhet që ai do të përcjellë.

13 komente në “Kodheli: Në 1996 persekutori i At Zef Pllumit u bë veteran. Lista të pastrohet nga xhelatët”

  1. Andre says:

    Duke lexuar kete interviste ndjej keqardhje per zonjen Mimi: eshte tjetersuar brenda 2 viteve ne Pushtet si Ministre Mbrojtjes.
    Sa per Statusin e Veteranit, dhe “kategorizimet”, ben mire te mos perzihet, sepse eshte detyre e vet veteraneve, e perfaqsise me te larte te tyre, per te percaktuar kriteret e perzgjedhjes dhe perfitimit te tyre ne baze te kontributit ne lufte. Me mire se Ata nuk e di as Saliu, as Edi dhe as Mimi e ndonje tjeter.
    Keta te fundit, Sali + Edi + Mimi, le te shikojne emertesat e rrugeve me emrat e xhelateve te popullit, te shikojne mbi te gjitha vendin qe i dhane tradhetarit te Shqiperise, Ahmet Zogut, duke emertuar bulevardin dhe vendosur piedestal ne Kryeqytetin e Shqiperise.

    1. agron says:

      Per Andrene…
      Veteranet e kane fituar me lufte dhe me gjak ate emertim. Prinderit e mi nuk jetojne, por kane dale ne lufte fare te rinj. Nena ime ka dale partizane ne vitn 42 e me tej ka qene deri ne brigade. Doli ne mal 20 vjece, e sot do ishte 93…Po keta, qe emertohen sot veterane dhe marrin edhe shperblim financiar per nje gje te tille, sa vjec kane qene kur kane luftuar? Ju nuk mund t’ua lini te tjereve, kushdo qofshin, percaktimin e atyre qe quhen veterane. Duhet, te pakten, te kene medaljen e Clirimit. Keshtu, Andre, se po dekorohen edhe njerez, qe per luften vetem kane degjuar.
      Sa per z. Ministre, mendoj, se duhet te jemi te kujdesshem ne vleresime. Ajo po tregon sinqerisht se si e njeh kete problem. Per ata qe nuk e njohin me lejoni t’u them se prinderit e saj kane qene njerez te nderuar. I kam njohur, i kam respektuar, pavaresisht se kam votuar kunder partise ku militon vajza e tyre.
      Eshte mire qe te jemi me me kulture ne te shkruajtur, sepse te perflasesh fshehur pas pseudonimeve, nuk do ndonje zotesi te madhe…

  2. agroni says:

    Me nder mrika ne 2 vjet e gjysem nuk ka patur kohe te rishikoje ligjet ! Po cfare ka bere kjo ministre kete kohe? Ka nxjerre ushtrine te mbledhi shishe plastike; Ka bere nje rikontruksion te nderteses se MM ( x 700 000 € ); ka gjetur nje emërus te perbashket me A Krajen (sek pergjithshem) . Dhe ne keta 3 muaj ka shetitur Italine .

  3. mavria says:

    NJE MRIKE MINISTRE MAVRI QE NUK DI SE KE DEKORON

    Po nuk e njihte Vito Kapon kjo DUDUME e Rilindjes socialiste qe ishte kriminelja me vule ne balle, bashkepuntore e enver Hoxhes ne te gjitha krimet e tij barbare. Po te rente pika moj ministre IDIOTE qe dekoron me medalje xhelatet gjakatare te enver Hoxhes dhe nga ana tjeter kerkon te antarsohesh ne BE-ne Antikomuniste dhe Demokratike. Po LHL-te e Asadit pse doje t’i sillje ne Mjekes te elbansanit, apo nuk te vjen zeri fare as ty dhe as Ilva Tares, sepse e kishit shitur Vatanin tek rufjanet e Putinit dhe John Kerry-it per dy aspra o MRIKA budallaqe e Edvin Artistit qe po Rilind me medaljet e tij famekeqe vrastaret dhe katilet e Enver Hoxhes.

    1. kaposh says:

      more mavri qe mavri si ke emrin je, po dhe bota e qyteteruar i nje dhe inderon dhe i dekuron pjesmarsit ne luften antifashiste dhe nuk nderon bashkepuntoret dhe kolebrocianistet. Kudo ne cdo vend evropian ata qe luftuan dhe kontribuan per clirimin e europes jane do jene te nderuar doni apo nuk doni ju mavrinjte e mbas viteve90

  4. arsen says:

    A mund te quhet shtet demokratik nje shtet qe decoron xhelat e persecutore,nuk eshte e mundur, pasi shqiperia sot qeveriset NGA ish xhelate e persekutore osé NGA femijet e tyre.

    1. jeta says:

      arsen, ke quan shtet qeverine apo presidencen?! Presidenca dekoroi dje xhelatin e shqiptareve Sali Berisha, thuajna nje llaf, ndersa qeveria paska dekoruar xhelatin e nje shqiptari . Ku peshon me shume kandari qe ai xhelati nje shqiptari paska dhe luftuar kubder xhelateve te shqiptareve me arme ne dore dhe me sakrifica dhe per jeten e tij, ndersa xhelati Sali Berisha si sekretar i devotshem i PPSH-se vazhdoi rrugen, por shume here me keq: tradhetoi vendin e ropi, e futi ne lufte e e vrau, fali territor, der sa e vodhi jo vetem vete, por dhe me ata qe dalin si trima ne mbrojtje te tij.

  5. timo says:

    Zonja Mimi Kodheli dhe të tjerë! Të kujdesen gjithashtu, meqenë se paskan “kopetencë” të ndëryjnë për “pastrim” në organizata të pavarura nga partitë dhe shteti, edhe tek organizatat e të “përndjekurve politik”(se shyqyr zotit na janë bërë disa)sepse, shumica antarëve dhe të shpallurve si të tIllë ( një pjesë e mirë e tyre kanë vdekur), janë(apo kanë qenë) o ish kolaboracionistë, o ish kriminelë të luftës së dytë, o agjentë të agjenturave të huaja pas çlirimit, o kriminelë ordinerë si vrasës dhe hajdutë, o familjarë të tyre. Po të bëhet ky “pastrim” të përndjekur politik me plot kuptimin e fjalës, mbeten disa kokra. Për ta, duhet respekti i duhur.

  6. bra,ho,ho says:

    Filloj tju djegi shkaterrimi i bunkerit,po fillojn nga autokritika.

    1. marion says:

      Perpara se te rishikohen listat e veteraneve ,duhet te rishikohen te gjithe listat e atyre qe jane quajtur te persekutuar dhe marrin miliona si demshperblim!
      Ne se sistemi politik i vendosur ne 1990-ten eshte vertete DEMOKRATIK,te gjithe atyre,qe kane perfituar demshperblime si te persekutuar duhet t’u hiqen bashke me statusin e te PERSEKUTUARIT,si me poshte:
      -T’u hiqen favoret te gjithe BASHKEPUNTOREVE ME PUSHTUESIT,femijve dhe te afermeve te tyre!
      Ne se nje partizani i quhet e pa vlefeshme dekorata se paska denuar nje FASHIST,nje SPIUN,nje DIVERSANT,nje HAJDUT,nje PEDERSAT,nje TRADHETAR etj si mundet te mos u hiqen favoret ketyre MASKARENJVE me pare se ketij partizani???
      -Cfare FAJI paska bere ky PARTIZANI hetues,prokuror apo gjykates qe te LINCOHET???
      Ne se ka zbatuar ligjet e kohes,AI ESHTE NE RREGULL!
      Sipas kesaj llogjike duhet te LINCOHET se pari ish sekretari i PPSH-se Sali Berisha,ish komunisti Bujar Nishani dhe te gjithe ish komunistet dhe femijet e tyre!
      Po kjo do te ishte jo vetem LUFTE KLASASH,por edhe RRACIZEM dhe DISKRIMINIM i hapur kriminal!
      Kjo tregon se pas 90-tes ne Shqiperi nuk u vendos DEMOKRACIA,por FASHIZMI DHE NAZIZMI!!!

      1. kaposh says:

        te lumte dora o marjon me mire se kaq nuk thuhet

  7. Drejtesi says:

    Lista nuk duhet te behet absolutisht nga “veteranet” sepse ata mbeshtetetin njeri tjetrin.
    Lista duhet te perpilohet dhe cdo “veteran” te pyetet a ka vrare shqiptare gjat luftes civile 1943-1944 dhe a ka marre pjese ne skuadrat e pushatimit qe ngriti rregjimi komunist qe ne momentin qe gjermanet u larguan nga Tirana.

  8. xhateli says:

    Cfarw ironie! Ministrja justifikohet se ka zbatuar njw ligj qw duhej tw ishte nul, ka respektuar njw komision qw duhet tw ishte nul, njw president qw duhej tw ishte nul, njw kryeministwr qw duhej tw ishte nul.
    Bukur, jam shumw dakord me kwtw. Dhe vetw ministrja nuk ka faj se… zbatoi ligjin.
    Po ata luftetarw e punonjws tw ndershwm tw kohes sw sistemit te kaluar ky shtet, ky vend, kjo shoqwri pwrse i dwnon? A nuk kanw zbatuar ata ligjet nw fuqi tw atij shteti?
    Kjo wshtw logjika? Me dy standarde?
    A e kujtoni se cfarw i thanw Pjetrit, kryetarit tw Kuvendit, nw Bundestag kur ai e filloi fjalwn e vet atje me fjalwt: Unw kam bwrw 28 vjet nw burgjet e komunizmit?
    Njw nga mikpritesit e pyeti:Po pse tw dwnoi ai shtet? Sepse desha ta rrwzoj pushtetin. Po a ishte kjo kunder ligjeve tw atij shteti? Po.
    Epo, i tha gjermani, ai shtet zbatoi pikwrisht ligjet, ndaj dhe tw burgosi. Po tw shkel ligjin, edhe unw kwtu nw Gjermani, nw burg e kam vendin…
    E mbylli gojwn Pjetri dhe nuk e pwrmendi mw burgun kur dilte jashtw e brodhi botwn.
    Shtwpia me tjegulla, shteti me ligje e rregulla.
    I shkele, haje!
    Ndryshe shtetin e merr lumi dhe …llumi, sic e kanw marrw kwta 25 vjet Shqipwrinw, sepse pikwrisht shkelen ligjet nga shtetarwt, nga kryeministrat, ministrat, presidentwt dhe ja Shqipwria wshtw mbytur nga krimi, nga pandwshkueshmwria. Berishwt, Gazidedet, Vishot, Imamwt, Bashat, Burgajt e Kulicwt vranw nw Bulevard, nw Gerdec, nw vitin 1997 rreth 10 mijw veta lanw kockat tuneleve e bunkerwve, se erdhen si mercenarw nga veriu pwr tw vrarw dhe pwr tw djegur jugun me urdhwr tw kryevandalit Berisha, duke shkelur cdo ligj dhe duke shkwrmoqur shtetin brenda natws, duke u zgjedhur president ne kushtet e gjendjes sw jashtwzakonshme dhe vazhdoni ta mbroni kwtw hajdut, kriminel, vrasws, pjellw dhe subjekt krimi.
    E sot kanw frikw ta arrestojnw, se mos digjet ndonjw bunker tjetwr. Po flaka t’i bjerw bunkerit, betonit, por hiqni qafe sa mw parw kriminelw tw tillw si Berisha, Basha, e tw tjerw qw kanw lyer duart me gjak dhe kanw vwnw pasuri sheikwsh kwti nw albanistan, qw Shqipwria tw marrw frymw lirisht.
    Nuk ka liri demokraci, kur poltika gwlon nga kriminelwt.
    Pse nuk zbatohet ligji pwr kwta vrasws, hajdutw sui generis tw pasurisw sw kwtij vendi?
    Prandaj vendi nuk bwn pwrpara. Jo nw Evropw, por kur shtetin e zaptojne dhe e drejtojne malokwria qw zbret nga shpellat e vicidolit e nga katundi, Shqiperia jonw nuk arrin as Ruanda Burundin… Kwta kriminelw janw fatkeqwsia e kwtij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje