Pak muaj më parë, më rastin e 25 vjetorit të rrëzimit të regjimit komunist, Profesor Servet Pëllumbi botoi librin “Përmbysja e komunizmit”, në të cilin përmblidhen refleksione, kujtime dhe shënime nga periudha e rrëzimit të komunizmit, shpalljes së lëvizjes studentore dhe krijimin e partive të reja. Profesor Pëllumbi tregon rolin e Berishës në lëvizjen studentore. Takimet e Ramiz Alisë me studentët, përpjekjen për të penguar ardhjen e pluralizmit dhe rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Shekulli sjell një pjesë nga ky libër.
Nga Servet Pëllumbi
Në raste përvjetorësh të vendosjes së pluralizmit politik dhe të përmbysjes së “komunizmit” në Shqipëri, është bërë praktikë e zakonshme që gjithçka të shpjegohet ose vetëm me rolin e Azem Hajdarit (nga miqtë e tij të shoqatës “Hajdari”), ose vetëm me rolin e Sali Berishës si i dërguar i Ramiz Alisë, i atij që si i plotfuqishëm, negocioi e mirëkuptoi studentët, u bind dhe lejoi pluralizmin, madje “caktoi” edhe drejtuesit e partive, që u krijuan pas 12 dhjetorit 1990.
Del pra, që pluralizmi dhe demokracia në Shqipëri ishte rezultat i një “negociimi të mençur”, i një procesi “normal dhe unikal për Shqipërinë” dhe jo i një revolucioni demokratik me pjesëmarrje të Brendshme), realisht mori dimensione të tjera, doli nga kontrolli, u bë përditë e më masive, mori doza spontaniteti, që “dogji” skenarët e udhëheqjes së PPSHsë për një pluralizëm fiktiv, për të cilin R.Alia, në gusht, mori dhe miratimin e “intelektualëve kryesorë të Shqipërisë”! Lëvizja e dhjetorit 1990, që shumë shpejt u mbështet nga qytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ishte aksioni më i rëndësishëm i etapës së parë të Revolucionit demokratik në Shqipëri, prandaj strukturat e dhunës diktatoriale, në datat 9-10 dhjetor, u orvatën të shpërndanin me forcë studentët te sheshi i qytetit “Studenti” dhe para Liceut artistik “Jordan Misja”.
Drejtues kryesorë të Partisë së Punës dhe të Sigurimit të Shtetit, bënë thirrje për armatosje të 25 mijë komunistëve të Kryeqytetit për ta mbrojtur pushtetin me gjak! Nëse Ramiz Alia, u detyrua të ulet për të “dialoguar” me përfaqësuesit e studentëve dhe evitoi gjakderdhjen, apo një luftë civile, kjo në radhë të parë është kontribut i Lëvizjes Studentore, që nuk mund të deheroizohet! Pa përjashtuar, kuptohet, as rolin e Ramiz Alisë që njihej për prirjet e tij disi më liberale, pse jo dhe për “akrobaci politike!”. Mirëpo, thuhet se pluralizmi partiak ishte rezultat “negociimi racional”. Kjo është e vërtetë, veçse me kusht që të shtohet “nën presion racional”, sepse as Ramiz Alia e aq më pak të tjerët, konservatorët, nuk donin dhe nuk mund ta lëshonin pushtetin duke thënë: “ta marrë kush të dojë, pas meje le të bëhet kiameti”. Gjithsesi, më i saktë do të ishte “revolucion i negociuar”, term i përdorur për Lëvizje të tilla, nga David Binder, gazetar i New York Times.
Takimi i Ramiz Alisë me studentët
Negociatat e Ramiz Alisë me përfaqësinë e studentëve në “Pallatin e Brigadave” u përshëndetën gjatë nga demonstruesit e shumtë që rrinin të mbledhur te qyteti “Studenti”. Asgjë e vendosur që në fillim, por u pranua rregulli se çdo gjë duhet quajtur e negociueshme. Demokratike! Ramiz Alia me shkathtësinë e politikanit “të rrahur me vaj e uthull”, siç thotë një shprehje popullore, fillon të lozë me studentët për të krijuar përshtypjen se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, se nuk ka ndonjë hendek që ndan udhëheqjen e PPSHsë dhe socializmin nga Lëvizja dhe kërkesat e studentëve dhe të rinisë në përgjithësi. Sipas tij, kemi të bëjmë me një proces kalimi gradual nga pluralizmi i mendimit në pluralizmin politik. Vetëm nga fundi bëri sikur kuptoi që studentët donin pluralizëm partiak, pra krijimin e një partie tjetër dhe “u sugjeronte” që të krijonin një “parti të studentëve dhe intelektualëve të rinj”, pra, një parti me natyrë të kufizuar korporative, me të drejta të kufizuara, si një lloj shoqate. Ndërkaq, megjithëse u duk se ua hodhi studentëve, ata në mitingun e radhës, kur njoftuan për rezultatet e takimit me Ramiz Alinë shpallën në fakt krijimin e një partie politike si arritje të takimit. Entusiazmi dhe brohoritjet “Liri Demokraci, “Parti demokratike”, në të vërtetë u bënë një shpallje publike e pluralizmit politik që nxiti vendimin e Plenumit të XIII të KQ të PPSH-së për vendosjen e pluralizmit politik edhe në Shqipëri.
Një tjetër pamje në linjë partie
Më 19 dhjetor 1990, Ramiz Alia thirri sekretarët e parë. Që në fillim u tha: E dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Ajo parti është djall që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot. Të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet në mes të natës, me fshehtësinë më të madhe. Do t’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër e Partisë së Punës…!
Në një atmosferë të tillë politike, me fillimin e vitit të ri 1991, nisi rrugën e vet krijimi i partive politike njëra pas tjetrës. Më 10 janar 1991, u themelua Partia Republikane me nismëtar Sabri Godon; Partia ekologjike me nismëtar Namik Hotin; Partia Socialdemokrate me nismëtar Skënder Gjinushin; Partia e Unitetit kombëtar me nismëtar Idajet Beqirin. Flitej se këto parti kishin dalë nga zyra 80 e KQ të PPSH-së, por njerëzit përgjithësisht, sikur e mirëkuptonin një gjë tillë me arsyetimin popullor: “T’u shohim punën dhe jo gunën”! Në të vërtetë, ky proces kishte një domethënie të madhe. Ajo në substancë përbënte enigmën e krijimit “të skalionit të parë katovicist”, të grupit potencial pushtetmbajtës, thënë ndryshe, të forcës kryesore opozitare, e cila për shumë vite do të zëvendësonte “partinë në pushtet”, do të qeveriste vendin.
Këtu nuk përjashtohet as ndërhyrja e shërbimeve sekrete të huaja e në radhë të parë të atyre që e kanë pasur historikisht “merak” çështjen se kush e qeveris Shqipërinë. Pjesë e këtij procesi fillimisht ishte “kontrolli” mbi ecurinë e krijimit të partive të reja. Normalisht do të duhej filluar me ndryshimin e qeverisjes dhe me dorëheqjen e R.Alisë, por nuk ndodhi as njëra as tjetra, me arsyetimin se pas një muaji ishin caktuar zgjedhjet politike. Partitë e porsa krijuara, ashtu si dhe Partia Demokratike, u deklaruan si opozitë e Partisë së Punës dhe ishin nën një presion të fortë nga poshtë, nga anëtarët dhe simpatizantët që nxituan t’i mbështetin.
Kjo prirje disi revanshiste, binte më tepër në sy tek Partia Demokratike, e cila duke filluar nga 5 janari 1991, botonte edhe gazetën e vet “Rilindja Demokratike” (RD). Fryma “disi revanshiste” kishte shpjegimin e vet. Së pari, ajo dukej si diçka ekzistenciale për partitë e reja në raport me PPSHnë, parti me stazh 50 vjeçar, që kishte pushtet, bazë sociale e struktura të ngritura. Bie fjala, që më 26 dhjetor, PP i kishte shqyrtuar në Byronë Politike kandidaturat për deputetë; së dyti, diktohej nga vonesa e theksuar për pranimin e pluralizmit partiak dhe mos shoqërimi i tij me ndryshimin e formës së qeverisjes; së treti, nga fakti që Partia Demokratike, e para parti opozitare në vend, që kur ishte ende në proces organizimi, i duhej të përgatitej me urgjencë, si për shtrirjen në tërë vendin dhe ngritjen e degëve në qytetet kryesore, ashtu dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 31 marsit 1991.
Madje, pretendonte që t’i fitonte ato meqë koha dhe mbështetja e Perëndimit e favorizonte. U pa qartë se “maturia” e treguar nuk e kishte evituar spontanitetin që përsëri kishte mbetur në duart e “rrugës” dhe të një antikomunizmi inatçor. Më 7 shkurt 1991, Berisha në “Zëri i Amerikës”, për të përligjur strategjinë e rrugës, foli për një grusht shteti në Shqipëri. Dy ditë më vonë, më 9 shkurt 1991, në Durrës, sidomos në rrugën e portit, në përpjekje për eksod masiv u plagosën 35 policë dhe u arrestuan 42 veta; u thyen xhama institucionesh dhe dyqanesh, u vodhën lokale. U përdorën parullat: “Komunizmi mbaroi”, “Poshtë qeveria”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’, “Enver Hitler” etj. (Zëri. i Popullit, “Trazime në Durrës”, 10 shkurt, 1991). Më 13 shkurt, në Kavajë u dogj një depo artikujsh industrialë dhe pajisjesh shtëpiake. Më 18 shkurt 723 studentë u ngujuan në grevë urie në qytetin “Studenti”, kurse më 20 shkurt u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.
Pluralizmi politik dhe “revanshi demokratik”
Siç pritej, pluralizmi politik në Shqipëri zyrtarisht mund të shpallej vetëm nga lart. Kështu ndodhi realisht, por e ritheksoj se kjo do të ishte e pamundur pa Lëvizjen studentore, të 8 dhjetorit 1990. Më 11 dhjetor 1990 u mblodh Plenumi i XIII i KQPPSH-së. Në rendin e ditës: “Gjendja e rënduar politike dhe kërkesat e studentëve për pluralizmin politik”. Në fjalën e hapjes, R. Alia ndryshe nga herët e tjera, ishte fjalëpakë: “Ka dy alternativa, tha ai, ose të ushtrohet dhunë për shpërndarjen e studentëve te sheshi, por që nuk mund të parashikoheshin më pasojat, ose të pranohet kërkesa për pluralizëm politik”.
Pasi shtroi alternativat, vetë R. Alia që drejtonte mbledhjen, nuk u shpreh se për cilën alternative do të votonte, duke e përjashtuar veten nga çdo përgjegjësi për zgjedhjen që do të bënte KQ i Partisë. Gjë e rrallë edhe kjo për një drejtues partie “komuniste”, që gjithë jetën ishte marrë me propagandë. Por kush ka njohur logjikën ramiziste nuk e ka të vështirë ta kuptojë. Po të jetë se do të shkonte mirë me pluralizmin politik, atij i lindtte e drejta të mburrej duke thënë: “Unë e solla pluralizmin politik”! Po të jetë se shkonte keq, po ashtu i lindtte e drejta t’u thoshte kolegëve: “ju dola borxhit, por nuk më dëgjuat”! Të rikthehemi te Plenumi i XIII-të “historik”.
Për përjashtimin e alternativës së ushtrimit të dhunës ndaj studentëve e masave popullore në përgjithësi, të gjithë u shprehën me unanimitet të plotë. Diskutime pati vetëm për alternativën e pranimit të pluralizmit partiak. Fillimisht pati kritika për Plenumin e XII ( 26 korrik 1990), që me qëndrimin që mbajti lidhur me çështjen e pluralizmit e përkeqësoi ndjeshëm situatën politike në vend. Që në atë kohë duhej reflektuar, duhej dëgjuar e respektuar vullneti i popullit që kërkonte ndryshim të sistemit. Kjo ishte një kritikë indirekte edhe për R.Alinë, që thoshte shpesh se rrethohet nga konservatorë dhe “Enveristë të thekur”.
Në të vërtetë, të tillë u treguan në Plenumin e XIIItë vetëm dy: Rita Marko dhe Spiro Koleka, të cilët deklaruan prerë: “Nuk duhet t’u nënshtrohemi presioneve të armikut, të luftojmë për të ruajtur pushtetin”! Kurse R.Alia, as në mbyllje të këtij Plenumi nuk dha zyrtarisht mendimin e vet për pranimin e pluralizmit politik, duke e prezantuar veten përfundimisht si një drejtues partiak (aparatçik) që nuk u bë dot Lider! Në kushtet e një shteti totalitar në të cilin Partia qëndron në majën e Piramidës shtetërore, 11 dhjetori 1990 i dha fund monopolit të një partie komuniste dhe i hapi rrugën zyrtarisht fundit të diktaturës komuniste një partiake në Shqipëri. Të nesërmen më 12 dhjetor 1990, u botua Vendimi i Plenumit të XIII-të, në të cilin pikë e parë ishte “mbledhja e Kongresit të 10-të të PPSH-së, në qershor 1991” (si për të thënë se do të vazhdojë ecuria normale). U larguan nga Byroja politike anëtarët: Muho Asllani, Lenka Çuko, Simon Stefani, Foto Çami, Hajredin Çeliku dhe kandidatët: Qiriako Mihali dhe Pirro Kondi (si për të thënë se u bë reformimi!).
Vendimi mbyllet me lejimin e krijimit të partive të tjera të pavarura “në përputhje me ligjet në fuqi”… (AQSH. Fondi 14/14P ou. dosja.5). Në këtë datë u shpall edhe krijimi i Partisë Demokratike. Kurse, sipas Aleksandër Meksit, njërit prej themeluesve dhe hartuesve kryesorë të programit dhe statutit të PD-së, pluralizmi real u realizua, më 12 dhjetor, por pluralizmi ligjor u realizua, më 17 dhjetor, me dekretin për lejimin e partive. (A.Meksi, “Dokumente dhe materiale. bot. 2014). Gjithsesi, për rrugën institucionale, R.Alia tregon kujdes të veçantë. Më 17 dhjetor 1990, në rolin e Presidentit nxori dekretin nr.7442 “Për krijimin e organizatave dhe të shoqatave politike me të cilin u lejua edhe krijimi i partive politike. Në thelb ky ishte një kthim në vitin 1946, pra kopjim i ligjit nr.370 dt. 6 dhjetor 1946 “Mbi formimin e Partive politike dhe shoqatave kulturore, shkencore e profesionale”. Aq e madhe është përputhja, sa duket si ribotim, se edhe nenet kanë të njëjtën strukturë dhe të njëjtën përmbajtje.
Qe tja kishit friken R.Alise kaq shume nuk e prisnja. Dhe kjo le nje dyshim akoma me te madh per ato qe shkruan ky bashke me Meksin etj. U siguruan qe Alia vdiq dhe tani fillojne te shkruajne sa i “paafte” ishte dhe sa te “afte” ishin keta te tjeret. Mbase edhe keta kane qene disa nga ata te regjistrave qe vet permend per tu futur ne rradhet e partive? Si shume e shume prej tyre dhe pastaj refuzojne te hapen dosjet per tu mos u mare vesh se kush eshte kush? Me sa duket taktikat partizane funksjonuan mese miri per ata qe kishin pushtetin total edhe eksperiencen ne vend dhe kurre nuk e leshuan. Te tere ne xhaxhi Alia faleshin ne fund te dites. ” KUPTOHET NE MES TE NATES ME FSHEHTESINE ME TE MADHE”.
Aman Na hiqni ket monster me emrin Sali Berisha. Mjafte me. Te gjithe e dime se kush eshte. Na leni te qete.
Ti do qe te rrish i qete e mos tja degjosh emerin Saliut po saliu nuk rri i qete dhe do qe ti degjohet zeri…
Nje gje qe e di me mire se Servet Pellumbi qe eshte krijimi partive: e para partia demokratike e dyta partia e gjelbert e treta partia republikane e katerta partia agrare qe perfunduan deri me 23 janar 1991. Pastaj vazhduan partine e unitetit kombtar , partia socialdemokrate e deri tek 150 a 200 parti qe jane sot. Pra, tek pasaktesia e krijimit te partive sipas radhes me ve ne dyshim i gjithe subjekti i fjales per shume raste. Po te rendis edhe kryetaret e partive: pd-sali berisha, pgj-namik hoti, pr- sabri godo, pa- meno gjoleka…Dhe ai Namik Hoti me eshte dukur njeri i çuditshem, por dhe i zgjuar, Sabri Goda gjarper me syze, ndersa Meno Gjoleka nje burre i prere dhe i patundur me pikepamje noliste.Ma merr mendja se tri partite e para i jane krijuar nen sugjerimin e Ramiz Alise. Kjo duket se u krijuan menjeher brenda dhjetorit si me pult komandimi. Megjithate rreshtat e fundit jane deduksione te miat, ndersa e verteta e krijimit te tyre keshtu ka qene pa pike e pa presje. Kush aludon ndryshe, genjen.
Duket se kush ka qene Berisha!
Mos u lodhni kot.
Komunizmi u mbajt ne kembe nga ndihmat Jugosllave ne fillim,me pas me Bashkimin Sovjetik dhe ne fund me Kinen.
Sapo u nderprene ndihmat nga Kina Shqiperia mori tatepjeten dhe po mbahej me shpirt neper dhembe.A ju kujtohen Tufezat dhe reformat deshperuese te regjimit komunist vitet e fundit te jetes se tij ?
Pra komunizmi ishte regjim i deshtuar dhe nuk mund te mbahej ne kembe vete.
Kjo ishte arsyeja me madhore qe ai regjim qe e shpuri popullin e tij ne varferi te tejskajshme dhe perfundoi sic e dime te gjithe.
Mos ja ngarkoni kot meritat apo gabimet te ndjerit Ramiz Alia apo doktor Berishes per ato qe ndodhen pas vitit 90.
Po te ishte komunizmi i forte as kishte ndermend te rrezohej me ato mendesi qe kishin ata.
Aaaaaaa Zagar zagar mos tu tretshin kockat atje qe je futur….. Na trashgove dhe ket felliqesire zagarin tend birin besnik Saliun sekkretarin kelyshin e partis qe na madakroi vendi me maloket e tije qe pushtuan tiranen per 25 vjet duke na pushtuar tokat tona dhe ligjeruar me ligjin 7501.aaaa kelish i ndyre masakrove vendin me emrin PD aaaaaa te godifte perndia ne famijen tende ashtu sic po vuajme ne per prona dhe prinderit tane qe vdiqen ne Pikelli. Ashtu dhe me keq pash ty ne femijte e tu…zoti vonon Sali Bej por nuke Haron nje dit prezat ne vazhdin ne familjen tende do vuajne dhe me siguri me ndonje semundje qe sdo kene sherim kurreee ..shife dhe ke per ta pare para se te mbyllysh syte nga zoti do e gjeshe se korupsioni qe ke ngritur nuk mu de ta mposhte njeri…por vetem Zoti dhe ai do te ta japer pergjigjen qen i ndyre..prit se do te viii semundje e pa sheruar …
Me sakte eshte qe Partia Republikane nuk u krijua nga I caktuari I Ramizit Sabri Godo, por ate Parti e vodhi sigurimi dhe Sabriu 10 dite mbas krijimit te saj.
sali plera
sali-bajga
Servet apo se vret, ku ishe ti apo spiunonje diku .
E para e punes nuk na the kryesoret,na thua ato qe i di edhe bufi.Mire qe na e poftiset Saliun me lukni,por pse nuk na e hiqni;dhe sa dekada do luani teater,apo ashtu e do puna.E dyta:pluralizmi nuk ka ardhur akoma,o pellumbi Pullumbit?Pluhuri i pluralizmit ka arritur tek populli.Po keta spiunet mne te kater pezulet e PIKAT e VROJTIMEVE dhe shoqatave e pordhi kali kur do na i hiqni? Jo per gje,por ata akoma thone qe PARTIA NENE E TE GJITHA PARTIVE ESHTE mamaputana e tyre;me nje fjale ata bejne cdo gje e nuk u hyn gjemb ne kembe… Po keta kryetaret e partive kur do na i nderroni,qe nga ai Vanfgjeli i Omonies e deri tek Saliu i PeDeleshit te ka(rit) e te bit(thes)? Aman ore ne paci perendi o shoku ateist!
Kam nje lutje,shoku;na hiqni censuren ne keto faqet e komenteve te gazetave se nuk i shkruan shume komente tonat,s’di ku i arshivon,se per Saliun e kryekaret e partive te tjera e dime qe shoku Ramiz i vuri se ai qeveris akoma me direktivat e urdhrat qe ju ka lene mbi toke dime
Pas 25 vjet “PULARIZEN PULITIK”, Mero Baze CENSURON AUTOMATIKISHT komentet e mija me nick name “feniks”!
Ke frike nga e verteta Mero Baze,pavaresisht se na hiqesh modern!
SALIUN tim e RAMIZ ALIAn dhe RAMIZIN me kelyshat e DIKTATUREN ATY do t’i KINI BREZ pas BREZI oj tufa te pa gdhendura,
Saliu me tallavanë e tij qe në fillim kish ushtar të të tre krahëve që nuk njiheshin akoma me njëri tjetrin dhe godisnin me shënjen e një personazhi qe vinte nga servililizmi e godisnin ne emer te ppsh dhe benin grupin Sali me nbeshtetjen udb ! pp goditej rd goditej akuzohej një tjetër viktimë e radhës.
Po cfare enigme ka ketu??? Ketu eshte ashiqare fare thote populli…po keta jane takemi i ish sigurimsave, kane pasuar “topin” brenda llojit! Kot nuk jetojme mes ketij bataku qe lane ish sigurimsat!!! Edhe Feviu ne emisionin e tij te pervitshem per dhjetorin e 1990 kete nenkuptoi! I di mire Fevzo keto pune se ka qene protaginist!
Ketu ka se hiken njerzit nga qe nuk dinin ke llogore të zgjidhnin.