Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me nderime të larta.
Në Kryeministri ai është takuar me kreun e qeverisë, Edi Rama.
Më vonë gjatë ditës, Rama dhe Stoltenberg do të mbajnë një konferencë shtypi të përbashkët.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nuk pritet të flasë mbi manifestimet, apo për çështje të politikës së brendshme në vend. Top Channel mëson se në fokus të vizitës së tij do të jenë rritja e buxhetit për mbrojtjen dhe iniciativa e qeverisë shqiptare për krijimin e një qëndre trajnimi rajonale për luftën kundër terrorizmit, e cila gjen mbështetjen e kësaj organizate ushtarake.
rritja e buxhetit per ushtrin duhet rritur,sado pak,,ushtria shqiptare eshte e shveshur komplet nga logjistika…