Rama-Stoltenberg: Shqipëria, rol të rëndësishëm kundër terrorizmit

10 Dhjetor 2015, 12:57Politika TEMA

Angazhimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s kundër terrorizmit ka qenë në fokus të takimit të zhvilluar këtë të enjte në Tiranë mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, kryeministri Rama ka deklaruar se, Shqipëria ka mjetet e duhura dhe është e gatshme të përballet me “kërcënimin barbar” që vjen nga Shteti Islamik.

Rama ka nënvizuar se, “miratimi i Strategjisë Kombëtare Kundër Ekstremizmit është një hap që Shqipëria ka bërë në përpjekjet kundër së keqes”.

Shefi i qeverisë e ka siguruar zotin Stoltenberg se Shqipëria do të vazhdojë të jetë pjesë e operacioneve të NATO-s për të vendosur paqen, ndërsa ka shtuar se, “qeveria e ka frenuar trendin në rënie të buxhetit të mbrojtjes dhe ka mundësuar rritjen e tij për vitin 2016”.

Nga ana e tij, Stoltenberg ka lavdëruar Shqipërinë për angazhimin “shumë të fortë” në radhët e Aleancës, për kontributin e saj për sigurinë dhe pjesëmarrjen në misionet e paqes.

“Vlerësojmë rolin përforcues të Shqipërisë në Ukrainë dhe Gjeorgji dhe veçanërisht në Ballkanin perëndimor”, ka thënë Stoltenberg.

Ai e ka cilësuar të një rëndësie jetike rritjen e shpenzimeve ushtarake, edhe pse është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë ekonomike të Shqipërisë.

“Duhet të vazhdojmë të rrisim shpenzimet ushtarake. E kuptoj vështirësinë ekonomike me të cilën përballet Shqipëria, ndaj e vlerësoj angazhimin e saj për t’i rritur këto shpenzime. Ju inkurajoj të vazhdoni në këtë drejtim”, ka thënë Stoltenberg.

Më tej Rama dhe Stoltenberg kanë vlerësuar rëndësinë e ftesës së anëtarësimit për Malin e Zi. “Gjithashtu presim institucionalizimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Kosovës. Sa më shumë të shtrihet Aleanca në këtë hapësirë, aq më të sigurt jemi të gjithë”, ka vijuar Rama.

“Ne ftuam Malin e Zi për t’u bërë pjesë e Aleancës, vendim që tregon angazhimin tonë për dyert e hapura. Siguria jonë po sfidohet dhe NATO po i përgjigjet duke iu përshtatur aspekteve të kësaj sigurie”, ka thënë Stoltenberg./ TCH

1 komente në “Rama-Stoltenberg: Shqipëria, rol të rëndësishëm kundër terrorizmit”

  1. turkoshiptar =zagar says:

    Po ka mbetur NATO per 5 hasanet qe kane fituar kontratat me para per te shkuar ne afganistan,Po ka mbetur NATO per 50 kallasher te ndryshkur te shtetit jo shtet sunnit turkoshiptar.u befte mut NATO dhe evropa.shpresoj qe raketen e pare vladi rus ta dergoje ne prishtine dhe te dyten ne teherane.do lehtesohet gjithe ballkani pa racen e keqe turkoshiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje