Ruçi i përgjigjet Metës: Jemi gati për reformën, zgjidhje edhe nga OSBE e Venecia

10 Dhjetor 2015, 19:55Politika TEMA

Pa mbushur 24 orë nga letra e Ilir Metës drejtuar kryetarëve të grupeve parlamentare për nevojën e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore, ka ardhur gatishmëria dhe vullneti politik i Partisë Socialiste për nisjen e kësaj reforme.

Top Channel ka siguruar letrën që kryetari Grupit Parlamentar të socialist, Gramoz Ruçi, i ka nisur kreut te Kuvendit, letër kjo e shoqëruar me një projekt-vendim për ngritjen e Komisionit të Reformës.

Që në fillim të letrës, Ruçi nënvizon se PS është menjëherë e gatshme për fillimin e një procesi gjithpërfshirës për implementimin e e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Por, socialistet thonë se janë të hapur edhe për konsultime paraprake midis partive parlamentare, duke iu referuar projekt-vendimit bashkangjitur letrës së dërguar Metës.

Projekt-vendimi ka 12 pika, ku në pikën e 3 sanksionohet detyra parësore e këtij Komisioni për hartimin e amendamenteve për kuadrin ligjor bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 2013-s dhe ato vendore të 2015-s.

Komisioni, thuhet në projekt-vendim, duhet të drejtohet nga dy bashkëkryetare, një nga PS dhe një nga PD, ndërkohë komisionit do t’i atashohen edhe ekspertë teknikë.

Anëtarësia e Komisionit propozohet të jetë e përbërë nga 5 anëtarë të shumicës dhe 5 të pakicës.

Gramoz Ruçi propozon që “Prezenca e OSBE-s në Shqipëri, ODIHR dhe Komisioni Venecias të ftohen të ndjekin dhe të japin asistencën e tyre në punën e këtij komisioni”.

Në pikën 8 të projekt-vendimit, thuhet se “Çdo parti parlamentare ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Shumica parlamentare mirëpret propozimet e pakicës parlamentare të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensin në lidhje me to.

Për çështje të vecanta, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus, konsensusi do të kërkohet në asistencën e dhe ekspertizën e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.

Ndërkaq, letrës së Metës i është përgjigjur edhe opozita nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar, Edi Paloka.

“Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet, edhe ajo teknike që ne kërkojmë, sigurisht që do të ketë edhe një Kod të ri Zgjedhor. Ky do të jetë një nga hapat për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pala tjetër është pak e besueshme, por tradita e do që ndryshimi i Kodit të bëhet me konsensusin e të gjitha palëve”, tha Paloka.

6 komente në “Ruçi i përgjigjet Metës: Jemi gati për reformën, zgjidhje edhe nga OSBE e Venecia”

  1. riti says:

    100 perqind ajo nuk do te behet , po nuk u be dekriminalizimi duke fillu nga me kriminelet ,nga me hajdutet ,nga me tradhetaret ,nuk do te behet asnje gje ,vetem rrena ka me zvarrit pafundesisht ndeshkimin e te keqijave qe i jane bere ketij vendi ,

  2. Barboon says:

    Lexoni dhe degjoni kriminelin Gramoz Ruci se cthote:jemi gati per reforma……


    kane 25 vjet keta horra te plotikes qe bejne sikur jane te gatshem…..


    prapa gadishmerise fshihet frika per reforma…reforma qe do ti japin fund pushtetit te tyre …prandaj dhe gjithmone thone dhe jo veprojne per ato qe thone…
    =
    ai tjetri qe propozon…po shtyn akoma me shume afatin e reformes me kryesore ,ate te drejtesise….se kush reforme do kryhete para, ketu do hane kokat dhe reformat duket se sdo kryhen kurre..per a kohe sa te kemi Meten e Rucin…..

  3. piza says:

    Derisa ti vij dita e reformes ,keta po vejne ca miliarda te mira ,duke trafiku drogen ,pastaj kur te jene fryre mire , hajde reforme se ne mbaruam pune .Keto jane gjithe njesoj .Biles dhe ne qeveri nuk duan me ,parate i vune se kane shtetin ne dore .

  4. Treviso says:

    Ruçi i pergjigjet Metes: Jemi gat per reformen.
    Zoti Ruçi, A ka nje afta skadence aprovimi i reformes nga politikanet e korruptuar?
    Nese ska afat skadence populli nuk ju beson. Populli i ka syte tek SHBA dhe Europa qe t’ju detyroje juve te mbani referendum dhe populli ta aprovoje. Populli e din se te korruptuarit nuk aprovojne reforme ne drejtesi. E kane me te kollajshme qe te shkojne me kembet e vete ne burg se sa te aprovojne reformen.
    Aprovimi i reformes nga te korruptuarit do te thote shkulja e kanserit qe ka mberthyer popullin shqiptare.

  5. BISTURIA says:

    Pa bmbaruar mire zhedhjet e para ………..obura per te dytat.Na u bene morr bythe keta birbo politikanesh.

    Shikon koncertin e vjenes dhe te kenaqet shpirti……..sa kthen stacionin dhe dalin keta mostra , eshte sikur leviz syndyqin nga vendi ,dhe dalin poshte tij lloj lloj bubuzhelash ,tartabiqesh dhe furtare.

  6. BRITISH says:

    popull dele injorant nuk e kuptoj se si i votojne keto plehra deputet , syte me lodhen dhe kan neveri kur i shikoj keto plehra ne lajme se TV nuk mbaj satelit me pa lajmet e tv shqip por boll u lodha tuj lexu keto lajme por e shikoj qe po i vjen fundi edhe kesaj ne internet ti bej block cdo gazete shqip mos ta lexoj se vec neveri ndjej , me vjen keq per 10 % te atij pupulli qe jane njerz ne shqiperi se 90% jane kafshe me fetyra njerzish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje