Ja pasoja e koncensioneve korruptive. Berisha ka lënë litarin jashtë!

10 Dhjetor 2015, 20:08Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Sot nuk është hedhur karburant në treg.

Autobotet nuk kanë dalë nga dogana, pasi kompania që duhet të bëjë markimin, ngjyrosjen, ka ndërprerë propcesin.

Kompania GFI, që ka marrë me koncension markimin, ka vendosur të mos i nxjerr në punë punonjësit që bëjnë markimin e karburanteve në port duke bërë paralizuar tregtimin e naftës dhe benzinës.

Por cili është shkaku?

Në vitin 2011 qeveria shqiptare ja dha monopolin e markimit të karburanteve shoqërisë GFI.

Në marrëveshje përvec naftës së përpunuar është vendosur detyrimi që të markohet edhe nafta bruto.

Por substanca përmes të cilës kryehet markimi nuk funksionon në naftën bruto.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nafta bruto që eksportohet nëse do të markohej do ti siguronte koncesionarit rreth 10 milionë euro të ardhura shtesë në vit.

Por për shkak se edhe teknologjikisht nuk mund ta kryejë dot shërbimin, përgjatë kësaj kohe koncesionari i markimit nuk ka mundur të arkëtojë asnjë lekë nga nafta bruto.

Përballë kësaj situate kompania koncesionare ka vendosur të ndëpresë aktivitetin duke i kërkuar këto para nga shteti.

Për këtë arsye ai ka bllokuar punën duke paralizuar tregun, pasi karburantet e pamarkuar nuk mund të dalin nga dogana e të hidhen në treg.

Absurdi është se qeveria i ofron një kontratë edhe për markimin e naftës bruto, kur nuk e dinin nëse bëhej apo jo ky proces.

Dhe tashmë kompania kërkon 10 milion euro në vit nga qeveria për një punë që nuk e ka bërë, por qe e ka në kontratë. Dhe kontratat skë perëndi ti prishë tashmë.

Kjo është vjedhja koncesionare e parave dhe ekonomisë sonë.

Dhe koncensionet vazhdojnë….

16 komente në “Ja pasoja e koncensioneve korruptive. Berisha ka lënë litarin jashtë!”

  1. Llalla says:

    Ish zyrtaret e min financave te shkojne ne burg.

    1. komunalja says:

      Beni qejf ju o kerma! Se kur nuk e varin brej bolesh shpellarin ne peshtire, nuk ka pse t’a rruni kapertonin!

    2. TANI DURRES says:

      Mire ja boni Putin putana atij Oleg Deripaskes qe e thirri ne mledhje qeverije dhe i tha; cohu ne kome! dil ktu perpara! pse se ke bo kte pune?
      E boni per rezil para te gjithve
      dhe itha dil perjasht e shko boje se te heq licencen

  2. Majmuni says:

    Po kur qeveria debile kerkoi elefant jeshil keta ekspertat e kompanisr nuk thane “nuk behet elefanti jeshil or loqe”, apo bpn sikur nuk e kishin menjen.
    Sma mush menjen ku shkrimi!!

  3. Kulaku says:

    Iku berisha dhe e la Litarin Jashte Varit….seshte cudi edhe etje ku eshte ti kthehet mbrapsh….dhe pa dashje ta shofim nje dit Berishen te varur nga Drejtesia Shqiptare

  4. Barboon says:

    Nuk e di sa Shqip di une po ju vini re jo vetem ca pradhiset por dhe shqipja e Kristalit me kete artikull.


    “ai” i referohet kujt? GFI apo asaj, KOMPANIA…

    OLE OLE OLE OLE…OLE OLE …

  5. veterani says:

    Po specialiste esht firma kur nuk e kryen punen cfar pagese kerkon.Kjo ehte vjedhje qe ka funksionuar me pare prandaj dhe hidhen perpjete.Kur nuk arrin ta kryesh si proces pse e pranove qe ne fillim.

  6. sikur te isha djale says:

    Te kishte vdekur muti,do t’ja pranoja “litari”,po akoma ben ligjin.
    Qeni i korrupsionit,akuzon per korrupsion.Jo se nuk ka,po ai s’ka te drejte te flas.

  7. Treviso says:

    Pas protestes kryekrimineli ju drejtua kryeministrit me keto fjale: Prit prit se nuk ke pa gje akoma. Cfar kerkon me teper kryeministri Rama?
    Zoti Rama, para kryekriminelit dhe kriminelit Basha je gjunjezuar 100%. Me vjen keq se genjeve militantet. Nje qytetare kur martohet me deshiren e tije me nje kurve i merr parasyshe dhe sfidat ne jete.

  8. Kris 1 says:

    litare jashte lane Berisha e Nano.Shpresojme se dhe koncensionet e rilindjes nuk jane litare te tjere.

  9. Tironsi says:

    Ky artikull eshte kryekeput pa sens dhe duket hapur qe eshte bere nga persona qe ja fusin kot.
    Thuhet ketu qe “substanca permes se ciles kryhet markimi nuk funksionon”.
    Po kush ju ka thene qe nuk funksionon, a e di ky qe ka shkruar kete genjeshter qe kjo “substance” eshte nje material i cili eshte teknologjia me e fundit dhe eshte testuar para nje komisioni duke bere prova fizike dhe me prani te experteve nderkombetar dhe rezultati ka qene perfekt. Pra mos jane fusni kot per gjera qe nuk i dini dhe qe mos them mos shpifni ne interes te atyre qe abuzojne.
    Po shifren prej 10 milion Euro te ardhura ne vit ku e keni gjetur, ai qe di te beje aritmetike do kuptonte se kjo eshte nje shifer e ekzagjeruar dhe qellimkeqe.
    Po si mund te funksionoje llogjika qe perderisa nuk ben dot markimin kompania kerkon leket nga shteti, kjoo eshte idiotsi ta mendosh jo me pastaj ta shkruash apo “shpif e shpif se ky milet mund te besoje cdo gje qe lexon”.
    Cdo rresht i ketij shkrimi eshte nje genjeshter ne variantin me te mire nga mos ditje dhe nga ana tjeter variant nga dashakeqesia per te keqinformuar opinionin e lodhur nga abuzimet qe behen ne karburante dhe kjo jo nga kompania qe nxjerr zbuluar abuzuesit por nga ata qe kane njezet e kusur vjet qe shesin sapunin per djathe duke bere perzierje te naftes me pislleqe dhe duke e shitur per karburant te paster.

    1. Besniku says:

      O Tirons
      Mos vazhdo me budallalleqe. Nafta brut nuk markohet se se pari nuk ka arsye. Markimi i naftes ka lindur si domosdoshmeri per te mos keqperdorur produktet per qellime te ndryshme ne ekonomi. Naften brut nuk e perdor kush tjeter pervec rafinerive. Pra destinacioni eshte nje dhe vetem nje. Nuk ekziston ngjyrues per naften brut. Kjo eshte shpikje shqiptare e ores se fundit para firmosjes se kontrates. Mesa duket nuk u mjaftoi shuma qe moren dhe kur nuk kishin se cfare te benin tjeter ne kontrate vendosen kete fraze “Idiote lapidar”.
      Eshte shume e thjeshte per gjykaten ne se do qe ti veje deri ne fund. Le te gjejne personin qe e ka propozuar kete term dhe me tej kush e ka firmosur. Gjerat jane te shkruajtura.

      1. sokol says:

        Te ndodhte gjetke, nuk e di cfare skandali do perbente. Por nuk besoj se qeveria e ndonje vendi te civilizuar ben kontrata te tilla ku perfitues eshte pala e huaj dhe jo pala vendase. Kjo gje ben vaki vetem ne vendet e botes se trete. Kompani “serioze” qe nuk ka as website! Po meqe jemi ne Albanistan, vjedhja konsiderohet cilesi pozitive. Po nuk vodhe nuk konsiderohesh njeri. Dhe cuditerisht ata qe vjedhin jane te paret qe bejne moral e hiqen si shenjtore!

  10. Ilirfloriri says:

    Kryerilindisti ca mendimi ka per GFI?!
    O Shqypni moj e mjera Shqypni…..

  11. N.V.SH. says:

    Jo vetem ketu por kudo eshte futur krimbi i konçensionit Ekonomia do te vijoje te vuaje pasojat jo vetem nga paaftesia por me shume nga korrupsioni Per me shume lexoni edhe ne inkun e me poshtem :https://naftetari.wordpress.com/probleme-per-naften-dhe-gazin-sot/a-eshte-koncensioni-zgjidhja-e-vetme-me-e-mire-per-naften-dhe-gazin-e-shqiperi/

  12. N.V.SH. says:

    Jo vetem ketu por kudo eshte futur krimbi i konçensionit Ekonomia do te vijoje te vuaje pasojat jo vetem nga pa aftesia por me shume nga korrupsioni
    Per me shume lexoni edhe ne linkun e me poshtem :https://naftetari.wordpress.com/probleme-per-naften-dhe-gazin-sot/a-eshte-koncensioni-zgjidhja-e-vetme-me-e-mire-per-naften-dhe-gazin-e-shqiperi/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje