Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë nisur takimin në rezidencën qeveritare.
Në takim mësohet se janë dhe ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Në takim mësohet se është dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.
Ora News raporton se mes përfaqësuesve të maxhorancës pritet të diskutohet pr/buxheti i vitit 2016
Pak ditë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili kërkoi të rishikohet buxheti i disa bashkive të vendit dhe të kishte më shumë vëmendje buxheti i ministrisë së Shëndetësisë