Trupat “KRAH” të PD-së dhe trupat SA të nazizmit

11 Dhjetor 2015, 12:34Politika TEMA

Nga Ilir Hashorva

 

Duke u marrë më shumë me djegien e bunkerit dhe me dëmtimin e disa ministrive që nuk ishin kushedi se çfarë, sikur nuk u vu re, apo nuk iu kushtua rëndësia e duhur, të resë më të veçantë të protestës së PD-së: shfaqjes dhe marshimit të trupave KRAH, “Korpusi Rinor Azem Hajdari”.

Ishte një grup të rinjsh që marshuan në Bulevardin e Madh si formacion më vete, veshur me uniforma të zeza, me një stemë në kurriz, që nuk u kuptua se ç’qe, e që mbanin në duar flamuj të zinj, deri tashti të panjohur për ne. Shumë i krahasuan këto trupa me kriminelët e ISIS-it dhe kishin të drejtë, po ngjashmëria me ta ishte vetëm në aspektin formal, në aspektin e paraqitjes. Për mua ky grupim ka ngjasim esencial me trupat SA të Gjermanisë naziste.

Sipas gazetës Standard, që duhet të dijë diçka për grupimin tonë, ky grupim është një organizatë rinore e PD-së, pjesë e Forumit Rinor, që ka për synim “mbrojtjen e votës”, sigurimin e aktiviteteve të PD, parakalimin si grup në vete në manifestimet e PD-së. Ky grup pati rol të rëndësishëm në nxitjen e njerëzve për dhunë para Kryeministrisë, bunkerit dhe ministrive të tjera. Hëpërhë ky grup mund të merret me shaka, ashtu siç u mor edhe në Gjermani krijimi i trupave SA, trupa që më pas u shndërruan në tmerr për gjermanët, aq sa iu desh vetë Hitlerit që i krijoi t’i shpartallonte.

Hitleri krijoi në Gjermani në vitin 1921 një grup paramilitar, të përbërë nga disa dhjetëra persona, për ta pasur si mbrojtës fizik të veprimeve të tij. Për të mos pasur telashe me qeverinë, e cila nuk lejonte krijimin e organizatave me prirje ushtarake, Hitleri e quajti organizmin e ri “Divizioni i gjimnastikës dhe sportit’. Anëtarë të tij ishin kryesisht ushtarë veteranë gjermanë, pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, të zhgënjyer nga humbja e luftës dhe plot urrejtje për udhëheqësit gjermanë, për të cilët pretendonin se tradhtuan popullin gjerman, si ishin ata që i futën thikën pas shpine atij popullit. Në fillimet e republikës së Vajmarit, ata e filluan aktivitetin e tyre duke u ndeshur me të majtët nëpër rrugë. Të gjithë anëtarët e asaj organizate ishin me prirje kriminale dhe rrugaçërore. Më pas, duke parë se nga qeveria nuk pati ndonjë reagim ndaj tyre, Hitleri ia ndryshoi emrin grupit dhe e quajti “Sturmaabtailung”, që do të thotë divizioni i stuhisë, apo i sulmit dhe vetë trupat u quajtën SA, akronim i fjalës “sturmaabtailung”. Tashti ky grup do të kishte uniformën e vet, ku dallonte këmisha ngjyrë kafe dhe prandaj u quajtën edhe trupat këmishë kafet, në ngjashmëri me fashistet e Musolinit që mbanin këmisha të zeza dhe që quheshin këmishë zinjtë. Detyrat e trupave SA tashti do të ishin mbrojtja e mitingjeve të Partisë, mbrojtja e vetë Hitlerit në ato mitingje, prishja e mitingjeve të kundërshtarëve, parakalimi në parada dhe sulme fizike nëpër rrugë ndaj armiqve të partisë dhe hebrenjve. Në kohën që Hitleri u ngjit në pushtet, në vitin 1933, dhe duhet thënë se u ngjit në pushtet edhe me ndihmën e madhe të këtyre trupave, numri i tyre kaloi nga disa dhjetëra të fillimit, në rreth 2 milionë vetë me organizim të plotë ushtarak.

Në qershor të vitit 1934, duke parë rrezikun e këtyre trupave për partinë e tij nga rritja e madhe e anëtarëve të saj si dhe nga pamundësia për t’i kontrolluar plotësisht, Hitleri, me ndihmën e trupave SS-e vrau udhëheqësit e saj, në atë që u quajt “Nata e thikave të gjata”, duke e dobësuar krejtësisht atë organizatë dhe duke e vënë plotësisht nën kontrollin e tij.

Nga detyrat që thuhet se i kanë ngarkuar grupimit tonë dhe nga sa pamë se ç’ishin trupat naziste SA, del se të dy grupimet janë të ngjashme. Ne nuk dimë ende se kush e krijoi grupimin KRAH në Shqipëri, se cilët janë udhëheqësit e tij, nga ç’persona përbëhet, se ç’farë organizimi ka, se çfarë detyrash të tjera ka, se çfarë stërvitjesh bën, por mbajtja e emrit të Azem Hajdarit, emrit të një personi që vetë Partia Demokratike e ka akuzuar për shumë të këqija, duke përfshirë edhe terrorizmin, të lë të dyshosh se edhe ai grup do të ecë në gjurmët e tij, prandaj duhen marrë që tashti masa shumë serioze ndaj tij.

Shteti ka për detyrë të vëzhgojë, të hetojë dhe, po të jetë nevoja, edhe të ndalojë grupe të tilla me prirje paramilitare nga çdo anë që të shfaqen. Ato duhen ndaluar që në embrion, jo vetëm se me kohë rriten, por edhe se me krijimin e tyre nga një krah i politikës, bën që të krijojnë grupe të ngjashme edhe krahë të tjerë të politikës dhe të fillojë në Shqipëri të krijohen të njëjtat situata si dhe në Gjermani në kohën e republikës së Vajmarit, kur grupe paramilitare të kundërta ndesheshin nëpër rrugë midis tyre.

Në kushtet e Shqipërisë së sotme, të një Shqipërie që kërkon t’i hapen dyert e Evropës, të krijosh grupe të tilla që shumë shpejt mund të kthehen në grupe paramilitare, kur nuk kërcënon ushtarakisht asnjë forcë politike, kur fitorja nuk arrihet me dhunë, por me zgjedhje të lira e të ndershme, jo vetëm është e rrezikshme, por është edhe anakronike.

55 komente në “Trupat “KRAH” të PD-së dhe trupat SA të nazizmit”

  1. ermal says:

    SA SHUME I PASKAN DJEG KTO TRUPAT JANE KRIJU PER MBRAVAJTJE TE PROTESTAVE DHE PER RUAJTJE TE ZGJEDHJEVE

    1. Klodi says:

      Po por ne Europe i kane vetem partite e ekstremit te djathte ose te majte. Asnje parti serioze nuk i ka. Psh i ka Agimi i Arte, Lega nord, dhe nuk i ka Partia e Berluskonit, e Sarkozise, apo e Merkelit, biles as partia Fronti Nacional i Le Penit qe eshte nje parti ekstremiste nuk i ka. Se nga e gjeti idene PD duhet te na e sqaroje

      1. Tani says:

        Kjo eshte detyra e ere qe ka marre Sali Qen Serbi nga UDB-ja te beje edhe nje here lem e li Shqiperine. Ta fuse Shqiperine ne kaos ne menyre qe ta beje edhe Kosoven kaos. Kjo grupa paramilitare duhen asgjesuar ne menyre te rrufeshme. Edi Rama leri gandizmat dhe bej punen se do te bejne varrin dhe mjaft dole neper rruget e Tiranes i pambrojtur se Saliu po te pergatit tabutin. Edi Rama behu i forte dhe vepro. Saimir Tahiri bej detyren.

    2. Euro Maloku says:

      Ne te vertete quhet MTPT
      Malok Tropoje te Pjerdhur nga Trute

      As nje bunker nuk prishen dot,por duan te prishin unitetin shqiptar.
      Para SALA,or Zagar!

      1. MIkeli says:

        Emertimi i sakte eshte: MTPDPT qe do te thote: Maloke Tropoje te PD se Pjerdhur nga Trute

    3. M 35 says:

      Keto te ruajn cfar ruajne ???? Dihet qe kush vjedh zgjedhje ne shqiperi pastaj ne shqiperi nuk funksionojne keto gjera se cdo krah ka te fortit e vet se te dyja palet kane njohje me njeri tjetrin.po nuk besoj se jane per te ruajtur por ushtaret e vijes se pare.dele hesapi.

    4. Bushi says:

      ERMAL! Me sa mendoje une se ILIR HASHORVA,e ka bere kete artikull ne nje kohe shume te voliteshme.Vertet,çishte ai flamur i zi ne protesten e pd-ke? Ai flamur ishte i zi si ai i ISISI-t.çfare ka nderment pd-ke ose me mire te them Saliu me Bashen te bejne sote? Ata e din mire se nuk rrezohet qeveria me dhune se nuk ta njeh asnje ne bote,ajo rrezohet vetem me vote.Por krijimi i nje organizate me emrin”KRAHE” eshte shume e dyshimt.Me sa duket se pd-ke po e shikon humneren e saj,dhe po bene perpjekjete fundit per raprezalje.Keshtu me keto qe po bene,nuk mund ta doje dhe ta votoi populli.Me veprimet anti kushtetuese,ajo parti duhet te nxiret jashte ligjit.

    5. demokrat says:

      Ne nje shtet ligjor nuk ka vend per organizime paraushtarake te partive, juve krimineleve qe keni kapur per fyti PD ju ka ngelur ora tek Departamenti i Sigurise.Ne vend te kemishave te murrme keni veshur kemishat e zeza.

    6. Bjeshket says:

      O vogelush idiot, o injorant me dy klase shkolle me hater. Per protestat, zgjedhjet, qarkullimin rruguror, etj. kujdeset shteti dhe jo bandit e egersirave.

    7. jeta says:

      ermuti, nuk i ka djeg, por krijimi ushtrive te tilla te pa ligjeruara nga shteti, jane grupe terroriste qe duhet eleminuar menjehere. Kaq zoti ermut, takohemi neser.

    8. Mynyr says:

      Ke quan mbarevajtje ti,promovimin e dhunes?
      Se ata vetem kete bene!

    9. lalzi says:

      FALANGAT NAZISTE TE KRYKRIMINELIT SALI RAM BERISHA

  2. ermal says:

    PER TE RUJT PROTESTAT DHE ZGJEDHJET PER KET ARSYE JANE KRIJU ME GJITHE LLUMIN QE ESHTE PERZI RILINDJA ME SHULLAZ DHE ME SHOK KJO ESHTE MINIMALJA QE MUND TE BEJ PD

    1. Klimax says:

      Keto grupe barbaresh (para-militare) nuk mund te luajne as rolin e ushtarit, as te policit dhe as te gjykatesit. Shteti ka organizmat e tij qe bazohen ne ligjet e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise te cilen vet opozita e sotme e ka aprovuar!
      Cudi qe ti e cileson si “veprimin me minimal qe mund te bej PD-ja” kur, kjo PD ne kohen qe kishte pushtetin, jo vetem qe vidhte voten, jo vetem qe kontrollonte te gjitha pushtetetet, por dhe shtypte, denonte e vriste c’do ze opozitar.
      Nuk na trembet atehere kur ju barbaret e shpellaret kishit pushtetin, do te na trembni sot more krimba jashteqitjesh??!!

      1. zz says:

        O Klimax po ti pse acarohesh ti je ne krahun e Janulles ne krahun e grekut cdreqin ke ti qe te ngrihen qimet se cbejn shqiptaret shume e veshtire te kuptosh apo shpjegosh pozicionin tuaj

        1. enter''" says:

          Pse ti duhet te jesh ndonje militant I KRAH?

          Ke quan shqiptar ti more hajvan?

          1. arbereshi says:

            O ZZ Klizma dhe enter jane ushtaret ISIS te janulles Ata skane komb i sherbejne ortodoksise greke jane ushtare te saj.

    2. tani says:

      # ermali

      Ti duhet te kesh ndonje koeficence inteligjence -100 se nuk ka mundesi te shkruaj njeriu qe ka dy gisht balle te tilla budallalleqe. Ca lesh partie qenka kjo qe do ta “ruajne” per mbarevajtje? Apo keni frike se i gjuan ndonjeri Lules me kastravec kur mban fjalimet e ngjirura? Shko ore puno se ngelet rrugeve si parazite

    3. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

      o ubershtumperidioten ermal, ajo shqiponja me nje koke mrapa ne bluze cfare tregon? se ne shqiptaret e kemi me dy koka shqiponjen ne flamur. Edhe nje pyetje tjeter, mos di gje ku vajten ato 3 milion eurot qe u vodhen nga furgoni i bankes?

  3. Aurelius says:

    keta te han mune

  4. totila direkt prenost ,i verteti . says:

    Ngjashmeria me SS -te ishte fatale ,pavarsisht se behet fjale per barbare qe edhe politikishto-ushtarakisht po mundohen qe ta pushtojne Tiranen .
    Sa turp per Demokracine Shqiptare qe e kerkon me force vendin qe nuk i takon me Paramilitare kokepalare .

  5. jari turpi i kombit says:

    keta jane maloke
    dhe ushtare te kalifatit te bashar al asadit te kastravecit te shqupit LUL BASHAS
    SALI BERISHES

  6. shpellari king says:

    Kriteret per tu antaresuar ne Korpusin A.H. jane.
    te jesh injorant I vetedijshem,shkolla s’eshte e domosdoshme,vendbanimi ne barhore ose rrethinat e kamzes(kusht I panegociueshem),dhe mbi te gjitha prejardhja shpellaro-nordike…..

  7. Kameleoni says:

    Këta (duken nga fotografia), janë disa halabakë brekgrisur, që shkojnë në protesta për 5 mijë lekë (të vjetra, kuptohet…)…(?!)

  8. Kameleoni says:

    Ma ha mëndja se edhe @ermal, është në këtë fotografi…(???!!!)

    1. Ema says:

      O ermal ku je ti ne foto?

  9. razo says:

    Te krahasosh kete grupin e Hajdareve me grupet Naziste te Hitlerit eshte njesoj si te krahasosh GAY me BOTHQERAT. Keta jane grup bothqerash o gazetar..

    1. arbereshi says:

      Aty eshte edhe Kristi Pinderi

  10. Ermira says:

    Jam plotesisht dakort me artikullshkruesin! Nik duhen nenvleresuar sepse ata mund te jene dhe te druguar dhe si te rinj qe jane nuk i vleresojne pasajat qe do kene. Shpetohen ata vete ne radhe te pare qe jane yshtur nga njerez qe duan trazira ne Shiperi nga reforma ne drejtesi

  11. maks says:

    italia vuajti shum krijimin e bandave mafioze e kriminale si brigadat e kuqe dhe grupet neonaziste te nxitura nga politika e asaj kohe ku jan shenuar qundra te vrare me bomba ne stacionin e trenit dhe atentateve kunder politikaneve e intelektualeve prandaj shtypi dhe shoqeria civile duhet ta ngej zerin ndaj ketij rreziku qe i vjen shoqerise shqipetare

  12. xxx says:

    cdo Parti duhet te krijoje grupimet e veta se keshty hyhet me shpejt ne europe, keta duhet te jene te armatosur me thika, sopata,granata, cfurqe, edhe me shpata qe te jene te sigurt ne luftimin trup me trup,dhe ti thone mendjes pirdhu.

  13. arben says:

    E ndoqa me vemendje protesten e organizuar nga PD dhe te them te drejten u shokova kur pashe ne tv qe brenda oborit te SHQUP -it nje formacion me te rinj te veshur me uniforma te zeza dhe qe per cudi qendronin me kuriz para kameras mernin udhezimet para se te shkonin ne proteste.U tha qe ishte grupi I te rinjve te PD qe mbante emrin e A.Hajdarit por per mendimin tim ata mu duken kopja identike e formacioneve paramilitare te Agimit te Arte te Greqise por qe tani ishin ne variantin shqiptar.Nga gazetaret e tv u tha qe ishin per marevajtjen e protestes por edhe kete radhe si gjithmone dolen bllof ose qellimisht e lane ne heshtje pasi te gjithe e pame qe ata luajten rolin kryesor si pjesa me agresive e turmes duke shkateruar cdo gje ku kalonin dhe duke patur rolin e protagonistit kur shkateruan murin rrethues para ministrise se brendeshme.Sic duket thenia e Bertolt Brehtit per fashizmin se barku qe e polli ende nuk eshte shterpezuar qenka ende aktuale per forcat ekstremiste apo me mire fashiste brenda PD.Po qe se harojme kaq shpejt rolin qe luajten keto forca ne zgjedhjet vendore te 1996 apo dhe ne 1997 e sidomis ne pucin per permbysjen me dhune te pushtetit te zgjedhur me voten e lire kur u perdor si pretekst vrasja e A.H atehere I meritojme te gjitha vuajtjet qe kemi kaluar.Te gjithe te ndergjegjesohemi se nuk rezuam nje diktature per te na shtypur nje diktature e re qe mban masken e nje demokracie.

  14. Akili says:

    Ashtu sic e nisi ashtu do e bitise PD-ja si parti e tipit fashist, si ne forme ashtu edhe ne permbajteje. Nese duan ti shkojne kesaj rruge deri ne fund duhet ta dine se edhe ne nuk do rrime duarkryq por do jua hedhim kufomat aty ku i kane kerrmat gjysherit e tyre balliste e kolaboracioniste. Ketu Fashizmi nuk kalon dot. H A R R O J E N I. *V.F.L.P*

  15. Drita says:

    mortja qe si merr si paradat e kohes se enverit turp per keta te rinj qe i perdor PD per qellimet e veta. Po me pllakat e bulevardit c’paten gjanem, pllakat jane te pafajshme apo s’kane ç’ ti bejne gomarit e i bien samarit

  16. enter''" says:

    Maloke te felliqur

  17. kingu says:

    Mos e merni me te qeshur..Sala e pregATIT KETE GRUP PER TE LENE CENGELIN VARUR..kA THENE AI SHPELLAR QE DO TU NGRI BUZEQESHJEN..

  18. daniel says:

    Nuk duhen nenvlersuar,uniforma dhe flamuri te frikshem

  19. Kapo says:

    Çjane keta kemishzeze
    Qe na vin kaq serbes
    Qe bejne zhurme ne protest?
    O neno.

    Keta jane hajdariane
    Jane kelysha tropoiane
    qe (me nder)..mutin te hane.
    O biro.

  20. enter''" says:

    Keta jane ISIS I Partise Demokratike
    Futini ne Spaç

  21. msh says:

    Vetem mendja perverse e mendermethane sali berishes mund te krijoje te tilla hale rinore dhe ti veje emrin e vagabondit azem hajdari, viktimes se tij.

  22. Labi says:

    Po shof nga komentet se dobicat e janulles komentojn njelloj me dobicat e ppsh.

  23. ILIRI says:

    EDHE SALIU SI ORGANIZON KETO FORMACIONE PA URDHER NGA …LART……………..!!!BALLKANI PO SHKON PEGER..!!!!???

  24. Maryland says:

    Ne kete fotografi te KRAH-ut, shoh disa te rinj qe i gezohen uniformes qe kane veshur dhe duken krenare qe i kane llogaritur si ushtare.

  25. XX XY says:

    A di ndonjeri te me shpjegoje c’do te thote XX , XY, qe keta e kan te SHKRUAR nje stemen e tyre naziste?

  26. teodori says:

    ShIK dhe organet e tjera te intelligences dhe rendit duhet te hap in syte.Sherbimet sekrete Serbe dhe Sllave asnjehere nuk e heqin vemendjen nga destabilizimi i Shqiperise . Nuk kaq e thjeshte kjo pune.

  27. Texas man says:

    Lucky one is me,qe u largova e sme bi nermen me u kthy gati per 25,me pa kta loqe,xhaxhi s ishte budalla qe ja mylli rrugen ktyne,po thone qe ka lind I xhaxh tjeter,o katunari e qelbur e njerzimit…

  28. 5 says:

    Korpusi Rinor “Ate qe e vrau Berisha”

  29. nje lexues normal says:

    Keta idiote , i pashe me syte e mij , pas mbarimit te mitingut te shemtuar te PD-se . Mendoj , se keta hajvane , por qe duhen marre seriozisht , do te jene banore te periferise se Tiranes (Kamze, Bathore, Paskuqan) , sepse , i priste nje fugon perpara Shkolles se Baletit , ku hipen me shpejtesi , por edhe fshehtesi , dhe u nisen sakaq , drejtimi i fugonit , per nga tregu elektrik . Te bente pershtypje veshja e tyre me tuta te llojeve te ndryshme (jo me uniformen e zeze te mitingut) , por qe kishin mbi supe , qe te gjithe , ne menyre uniforme , nga nje çante shpine jo te mbushur plot , ku siç kuptohej , ishin rrobat e zeza te manifestimit . Çantat ishin te gjitha te njejta , te se njejtes serie . Ishin djem te njome 18-20 vjeçare . Shoferi , rreth te dyzetave , fytyre gjere e me floke perpjete , barkmadh e i shemtuar , si çdo shqiptar i asaj moshe .

  30. nje lexues normal says:

    Po , more Teodor , po , sherbimet serbe e sllave na i kane fajin neve . Ata na i kane fajin , qe po radikalizohet feja islame e po prodhojme mjekerqelbur e luftetare te ISIS , gjithmone te tjeret na i kane pasur fajet neve , per vehte , jemi qingja te bute e te urte . Po rrini rehat , a derezinj , po ku ka me te keqinj e me delinkuente se neve .

  31. Treviso says:

    Shiku i Visho Ajazit mendoj se eshte nje speze qe rendon ne korriz te taksapaguesve. Mendim personal kam, se ShIKU nuk jep rezultate te mjaftueshme per te miren e shtetit dhe qeveria duhet te kontrolloje vazhdimisht punen e tyre. Kryekrimineli ka dhene prova se ka prapavije multietnike ne dispozicion, dhe shume te pregatitur. Une kam bindjen se SHQUP-i ka magazine me arsenal armatimesh. Qofsha i gabuar.

  32. edlira says:

    “Ju hengert dheri ishallah! U bone maloket per uniforma e flamure…”

  33. luijo says:

    Izet haxhia ka thene…
    fazlli balkan ishte furnitori me heroine nga turqia i azem hajdarit.eshte e sakte
    kur azemi vdiq, ishte ne borxh me plakun per llogari te palikujduar…e dini si vazhdoi???
    Gruaja e azemit shkon tek plaku fazlli ballaN dhe e bind te vazhdoje perseri bisnezin…
    bisnesi vazhdoi,kush e tregonte drogen ne shqiperi nuk e di,muhabetet i kam ndegjuar ne StamBoll
    izet haxhia ta konfirmoje

  34. albani says:

    Mos i nenvleresoni kemishezinjte. Saliu i ka patur keta qe diten e pare qe uzurpoi PD dhe u be dikator i Shqiperise. Tani, ndryshimi eshte se keta kane dale hapur. Jane shenjat per nje sulm te tipit SS, te forcave speciale te zgjedhura te Hitlerit, dhe kete po ben edhe Sali Berisha, po imiton Adolf Hitlerin. Ky njeri nuk largohet nga kjo jete pa e djegur edhe nje here Shqiperine. Dhe do ta beje!

  35. DEVOLL VARDARI - GOSTIVARI says:

    EPIDEMIA e EKZAGJERIMIT. MEMENTO!

  36. studenti says:

    Ne disa zona HAJDAR i thone KARIT , Dhe heta duhet te jene GRUPII I KARIT 163 mm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje