Misteri: Një pemë Krishtlindje në spitalin e braktisur

1 Janar 2016, 16:13Lifestyle TEMA

Një fotografi e një peme të Krishtlindjes që shkëlqente në dritaren e një spitali të braktisur, ka pushtuar internetin pak minuta pas publikimit.

The Sun raporton se fotografia e postuar në Facebook nga Lisa Walley Staggs, e cila punon si infermiere në një spital që gjendet përball ndërtesës së braktisur në New Orleans.

Ajo e vërejti bredhin ndersa po dilte nga puna më 27 dhjetor dhe postoi dy fotografi, në të cilat shihej ndriçimi në një dritare të spitalit të braktisur.

“Spitali është mbyllur, dritaret janë të errëta që prej uraganit Katrina. Ditën është çdo gjë në rregull… natën kthehet frika”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Nuk e di se si ka arritur atje, por më bëri të qesh sonte paksa”.

2 komente në “Misteri: Një pemë Krishtlindje në spitalin e braktisur”

  1. trapja Lisa says:

    idiote eshte nje I pastrehe qe eshte future aty dhe jetonjeton me bateri dhe zjarr si duket

  2. petrit zela says:

    Mundesit jane te mundeshme,per tu krijuar imazhe,pa vetedijen e njeriut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje