FOTOT/ Shtëpia legjendare e “Qejfit” del në shitje

10 Janar 2016, 11:19Lifestyle TEMA
FOTOT/ Shtëpia legjendare e “Qejfit” del në shitje

Kjo shtëpi e cilësuar nga të gjithë si “shtëpia e qejfit” ka dalë në shitje.

Është vila e bosit të “Playboy” Hugh Heffner.

Ai e ka nxjerrë në shitje për 200 milionë dollarë.

Vila gjendet në “Beverly Hills” dhe ka një sipërfaqe prej 24 mijë metrash katrorë.

Vila ka qenë vendi i shumë aventurave dhe çmendurive që kur Heffner e bleu në vitin 1971.

Pas 45 vitesh bosi i revistës më seksi në botë vendosi ta shesë.

Pjesë e festave të çmendura të Heffner kanë qenë yje si John Lennon apo Elvis Presley.

Ky i fundit madje ka kryer seks me 8 modele të “Playboy” në një natë në këtë vilë.

John Lennon gjatë mbrëmjeve të kaluara i dehur në këtë vilë ka djegur me cigare një pikturë që kushtonte mijëra dollarë.

Por duket se “qejfit” i ka ardhur fundi.

89-vjeçari Heffner ka vendosur t’i thotë lamtumirë vilës së tij dhe historisë së saj 45-vjeçare.

1 komente në “FOTOT/ Shtëpia legjendare e “Qejfit” del në shitje”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje