Kjo video është shpërndarë mijëra herë në rrjet.
Një kasier 19-vjeçar, Ishmael Gilbert, shihet duke ndihmuar një zonjë të moshuar për të mbledhur monedhat në momentin që do të bënte pagesën.
Kasieri la shumë klientë në pritje teksa ndihmonte të moshuarën për të numëruar monedhat.
Klientët në radhë jo vetëm që nuk u mërzitën, por duartrokitën mirësjelljen e të riut i cili është bërë fenomen në rrjet.
Keto ndodhin cdo dite ,ne cdo dyqan ne wien ,per kete ju siguroj sepse jam ne ate profil pune .
Nuk ka asnje sensacion !!!
Sjam dakord me titullin e postimit. Kam punuar vete ne USA si kasier dhe eshte detyr e pozicionit te punes te besh ate gje. Madje kur ka teper ngarkese therriten te tjere punonjes ta ndihmojne kasierin ti sistemoj cdo gje. Madje dhe ta pyesesh klientin e do canten plastike apo leter. Te moshuarve tjua cosh qeset deri ne makin. Femijeve tju japesh ndonje “mini dhurate” etj etj. Pune tjeter se ne shqiperi kasieret dine te marrin vetem lek, madje shpesh here ta skanojn produktin 2 here me idene se nuk jepet kupon dhe se kupton kush hilen.