Lulzim Basha shmang 21 janarin, është i shqetësuar për shtatoren e Ibrahim Rugovës

21 Janar 2016, 18:44Politika TEMA

Edhe pse ishte ministër i Brendshëm dhe një nga personat e akuzuar nga opinioni publik dhe nga opozita si përgjegjës për vrasjen e katër demonstruesve nga Garda, Lulzim Basha është përpjekur që ta harrojë atë ngjarje.

Ditën e sotme, kreu demokrat nuk ka dashur ta prekë duke mos bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje apo duke e komentuar në Facebook. Në profilin e tij zyrtar, gjendet vetëm një deklaratë në lidhje me përvjetorin e Ibrahim Rugovës.

Por ndryshe nga Basha, lideri i vjetër i demokratëve Berisha nuk ka hezituar që ta prekë këtë çështje.

“Organizuan pucin famëzi të 21 janarit, bënë çdo gjë të merrnin me dhunë pushtetin. Sulmuan institucionin e ekzekutivit shqiptar me besimin e verbër se kryekarrieristi do vinte të mbante një fjalim tek zyra e kryeministrit të atëhershëm”, shkruan Berisha në Facebook.

3 komente në “Lulzim Basha shmang 21 janarin, është i shqetësuar për shtatoren e Ibrahim Rugovës”

  1. jani says:

    nuk vrau ndrea prendi por dikush tjeter me postoleten e ndreas, kete e dine te gjithe.ja mori nga dora thone dhe qelloi me pas ja dha perseri per te bere manovren e nderrimit te tytes.

  2. mizelul rak says:

    Lulezim Basha hajduti, ka deshtuar ne politik qe kur eshte futur, suksesi i tij ka qene vetem GRIDA dhe 21 janari

  3. kaonia says:

    Nje surrat ka luli me rugoven, te dy spiuna 100 karat !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje