Mbrëmë, disa minuta pas mesnatës, ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka mësuar se i është djegur makina e bashkëshortes, Melizës, e cila rastin e ka konfirmuar edhe përmes rrjetit social Facebook.
“Qysh bre nuk ju vjen marre, a jeni njerëz ju a çka? Është vetura jem o njerëz, veturën të cilën e vozis unë jo Memli. Me veturën të cilën i bart fëmijët e mi! Fëmijët që janë të moshës 7, 3 e 2 vjeç që nuk punojnë se janë në çerdhe e në shkollë, që nuk janë me askënd, që nuk i kanë bo kurrkujt kurgjo”, ka shkruar mes të tjerash ajo.
Ajo thotë të jetë ndjerë e tmerruar, e poshtëruar dhe e fyer më shumë me komentet e njerëzve të ndryshëm nëpër rrjetet sociale, sesa me vet rastin, raporton Koha Ditore.
“Komentet që po i lexoj janë tmerruese, poshtëruese e fyese! Jam e shokume dhe hala s’po muj me besu që një shqiptar, një njeri e bën këtë sot”, ka theksuar ajo.
Mediat kosovare shkruajnë se djegia e makinës dyshohet të jetë bërë nga mbështetës të opozitës.
BURRACAKE,s’ kane ç’i bejne gomarit e i bien samarit !!!
Kosova do hyje ne europe para nesh
Ku i gjeten parate ketà me nga dy tre makina ne shpi shume mire ja Kane bere.
ATO Jane pare te d’ala nga korrupsion
Menyre tjeter nuk Kane
Pasi ministrat deputete hyjne e dalin pa lagur nga burgu kerkojne edhe demshperblim.