Deputetja Arta Dade, ka folur sot nga Korça për ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste.
Duke folur për zgjedhjen e kryetarit të partisë por edhe të krerëve në degë, Dade tha se këto procese janë në dobi të partisë.
“Ndryshimet në statutin e PS-së në dobi të partisë. Unë kam kërkuar që të vendoset një datë për këto zgjedhje dhe kam bërë të gjitha propozimet e mia në linjë institucionale. Jemi në prag të Kongresit dhe do të presim vendimet e tij. I kam prezantuar propozimet e mia në linjë institucionale. Çështjen për zgjedhjen e kryetarit e zgjidh Kongresi”, tha Dade.
Deputetja socialiste foli edhe për propozimet e Xhafajt, “gjithashtu edh deputeti Xhafaj bëri propozimet e tij për ndryshimin e statutit të PS-së”.