Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që Shqipëria të ketë një rritje ekonomike 3.4 për qind në vitin 2016, tha sot në Tiranë, shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë znj. Anita Tuladhar, në një konferencë të përbashkët hstypi me Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës Sejko.
“Ekipi i FMN-së pret që rimëkëmbja ekonomike të vazhdojë, ku rritja e PBB-së parashikohet të arrijë 3.4 për qind në vitin 2016, mbështetur kryesisht nga investimet e huaja të drejtpërdrejta në sektorin energjetik dhe nga kërkesa konsumatore që po rritet gradualisht. Inflacioni pritet të mbetet i ulët në rreth 1.9 për qind, duke reflektuar një rënie të çmimeve të naftës, trysni globalisht jo inflacioniste dhe prodhimin që vazhdon të jetë nën potencial”.
Shefja e Misionit të FMN për Shqipërinë znj. Anita Tuladhar, shtoi se “Buxheti i vitit 2016 synon të arrijë një sufiçit primar prej 0.3 për qind të PBB-së, ndërkohë që vazhdon puna për konsolidim fiskal. Një risk për buxhetin përbëjnë mungesat e mundshme në realizimin e të ardhurave buxhetore për shkak të rënies së çmimeve të naftës, prandaj u sugjerohet autoriteteve shqiptare ta ndjekin nga afër këtë çështje dhe të miratojnë masat e duhura, sipas nevojës. Për të ruajtur në kohë konsolidimin fiskal, do të jetë i nevojshëm zgjerimi i bazës tatimore dhe përmirësimi i përmbushjes së detyrimeve tatimore nga ana e subjekteve” .
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se, “performanca e të ardhurave në buxhet në muajt e parë të vitit 2016, ka qenë në përputhje me pritshmëritë tona, madje ato të ardhura të cilat kanë impakt direkt në deficit, kanë performuar më mirë se sa plani respektiv” – tha Ministri Ahmetaj në fjalën e tij.
Rritja ekonomike në vitin 2015 është rikonfirmuar në nivelin 2.7% ndërsa për vitin 2016, palët janë në linjë me projeksionet për një rritje prej 3.4%, tha Ahmetaj
PERRALLAT E BEN TIGRIT