Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme, miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve prej 100 për qind, të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.
Tenderi u zhvillua pak ditë më parë dhe Eurosig dha ofertën më të lartë me 2.2 miliardë lekë, raporton Monitor.
Ofertat e tjera ishin nga Kastrati dhe Albsig (joint venture) prej 1,5 miliardë lekë; Recovered Earth Technologies & Duraku shpk – me 2,15 miliardë lekë dhe Balfin shpk me 1,65 miliardë lekë.
Qeveria shqiptare ka tentuar disa herë të shesë INSIG. Në vitin 2008, kompania amerikane Reserve Life Insurance, fitoi tenderin për shitjen e INSIG, duke ofruar 52.8 milionë dollarë. Shoqëria u tërhoq pas fillimit të krizës globale financiare. INSIG kishte në atë kohë 15% të tregut të sigurimeve.
Vitet e fundit pjesa e tregut të INSIG ka rënë vazhdimisht. INSIG kishte në Shqipëri, në fund të dhjetorit 2015, vetëm 5.8% të tregut të sigurimeve të jo jetës, duke u renditur e dyta nga fundi në një segment që qarkulloi gati 100 milionë euro.
Në tregun e sigurimeve të jetës, që gjithsej realizoi 7.3 milionë euro prime sigurimi në 2015-n dhe ka tre operatorë, INSIG mori vetëm 8.4% të tij (rreth 66% i kishte Sigal Life dhe 26% Sicred).
Skandali me i madh. Guxim dhe kurajo e madhe e personave te papergjegjshem qe shpallin fitues nje kompani te falimentuar si eurosig. Drejtoria e Pastrimit te Parave duhet te hetoje se ku i gjeti eurosig leket per te blere INSIG.
Shkaterrimi I te vetmes kompani sigurimesh shteterore qe para disa vitesh Ishte lder dhe sherbente si amortizator e reitjes abuzive te cmimeve nga kompanite private ,ushkaterrua qellimisht nga banda antishqiptare e Saliut dhe.perfundoi me banden e Rilindjes se Rames dhe.sekserit minister Ahmetaj ,gjithmone nen urdherat e FMN si organizmi qe shkaterroi ekonomine s
Zhqiptare sebashku me BBoterore qe shiten cdo gje publike tek klientet e tyre ,dhe e kthyen shqiptarin skllav ne shtepine e tij .
Ca thua o SKANDAL…???
Like floriri bashke me gjithe BQ e politikes kane aksionet e tyre,mezi i kane i thane dhe blene INSIG,tani e kane rradhen Trenat dhe Armo.
KUBEJA nuk i leshon pronat dhe pushtetin 70 vjecar kollaj,aq sa mendon ndokush!!!
Pika shtetit qe si BIE
Pika popullit dele
Qe s’ ka fuqi te ngrihet.