VIDEO/ Veliaj poston ndryshimin rrënjësor të bllokut "Shushica"

21 Prill 2016, 12:22Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka postuar sot në faqen e tij në Facebook një video ku tregon ndryshimin radikal që ka pësuar i gjithë blloku i pallateve “Shushica” në Njësinë Administrative nr. 5.

Në video paraqitet e njëjta lagje, por me dy imazhe krejt të ndryshme.

Kështu, në pjesën e parë të saj paraqiten pamjet e majit 2015, gjatë kohës që Veliaj zhvillonte fushatën e tij elektorale dhe kur vizitonte këtë bllok pallatesh me rrugët me gropa dhe të mbushura me uje, si dhe hapësirat e zëna me parkingje private.

Ndërsa, në pjesën e dytë të videos paraqitet lagja sot, ku çdo gjë është transformuar në një ambient dinjitoz me rrugë, trotuare e ndriçim sipas të gjitha standardeve, lulishte, kënde e parkime të dedikuara për banorët e lagjes, në të cilën jeton edhe ish-rivali i tij për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

“Merr 2 minuta kohë dhe ji dëshmitar i ndryshimit të përditshëm të Tiranës. Blloku i pallateve “Shushica” në Njësinë 5 me rrugë, lulishte e ambiente të reja çlodhëse për banorët. #‎Bashke më shumë!”, shkruan Veliaj në komentin që shoqëron këtë video.

3 komente në “VIDEO/ Veliaj poston ndryshimin rrënjësor të bllokut “Shushica””

  1. Gesi says:

    Parkimi ishte. Po lulishten nuk e pashe:)

    1. mirel says:

      Lulishtja eshte ai flamuri jeshil qe ka piktuar piktori dhe e ka bere Eri I mamase..
      Nuk e shikon, te muri I pallatit.
      Atij mund ti themi Lulisht, ose Lulishte.
      Po Lulisht me mire, per nder te Lulezim Bashes, te mos e leme pas Halimit.

  2. Banori says:

    Pune e shkelqyer qe i dha fund baltes, pluhurit dhe ujrave te zeza ne lagje. Sidomos gardheve dhe rrethimeve qe kishin uzurpuar sheshet perballe pallateve. JU LUMTE!!!

    Megjithate duhet rregulluar qarkullimi dhe tabelat. E gjithe zona eshte oborre pallatesh dhe jo rruge qofte dhe e ndermjetme. Vijezimet jane bere ne menyre te tille qe nuk lejojne me parkimin e banorve te cilet vetem sillen verdalle neper lagje me ore qe te gjejne vend per te lene makinen. Gjithashtu sillen non stop dhe policet bashkiak per te bllokuar mjetet qe parkojne para shtepive te tyre. Deri me sot nuk eshte pare kurre ndonje mjet policie te gjobise brenda oborreve te pallateve si tani pas perfundimit te punive. KUJTOJ QE NUK ESHTE RRUGE NDERMJETESE pra mjetet nuk pengojne asgje nese parkojne si deri dje. Eshte turp qe per hir te vijezimeve te gjobiten rende banoret. Policia bashkiake duhet ti harxhoje energjite per rruget dhe jo oborret e brendeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje