Papa Françesku do të lumturojë martirët e komunizmit

22 Prill 2016, 16:06Sociale TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Kisha Katolike në Shqipëri njoftoi të enjten se 38 martirë të fesë të kohës së komunizmit do të lumturohen në Romë këtë vit.

Martirët u ekzekutuan ose vdiqën në burgje gjatë periudhës mes vitit 1944 dhe 1969, kur regjimi komunist i Hoxhës nisi një fushatë dhune kundër opozitarëve të mundshëm, duke përndjekur në shkallë të gjerë udhëheqësit katolikë, një pjesë e madhe e të cilëve, humbën jetën në burgje ose u ekzekutuan, por nuk e braktisën besimin e vet.

Shumica janë priftërinj katolikë, por mes tyre është edhe Maria Tuzi, një murgeshë e cila humbi jetën në tortura kur qe vetëm 20 vjeç.

Arqipevshkvi i Shkodrës Angelo Massafra, konfirmoi se koha e lumturimit të martirëve po afrohet ndërkohë që qe në Romë, të mërkurën, në takim me peshkopin Marcello Semeraro, sekretar i grupit të kardinalëve të emëruar nga Papa Françesk për këto çështje.

Një ceremoni pritet të zhvillohet në Shqipëri pasi Papa Françesk të miratojë lumturimin e të tridhjetëetetëve. Pas kësaj, Kisha Katolike në Shqipëri do të deklarojë “Ditën e Martirëve”.

Dom Gjergj Meta, prift i Durrësit, i tha BIRN se ky qe një lajm i madh jo vetëm për bashkësinë katolike por për të gjithë shqiptarët.

“Ata e humbën jetën për shkak se regjimi e urrente besimin dhe ata qenë të fortë për të rezistuar. Tashmë rruga drejt shenjtërimit të tyre të merituar është e hapur dhe emrat e tyre kanë kaluar të gjitha procedurat e kërkuara dhe komisionet e Vatikanit,” tha ai.

Kisha shqiptare dorëzoi një listë me emrat e 40 martirëve në vitin 2010, duke kërkuar lumturimin e tyre për shkak se vdekjet e tyre erdhën si pasojë e “odium fidei” që do të thotë “të urryer për besimin e tyre”.

Dy emra në listë vdiqën për besimin e tyre para epokës komuniste dhe rrjedhimisht u hoqën në një proces të veçantë.

Shqiptarët ndërkohë po presin që Nënë Tereza të shpallet shenjtore më 4 shtator.

Censusi i fundit në Shqipëri në vitin 2011 tregoi se 10 për qind e popullsisë e konsideron veten katolikë.

Gjatë kohës së komunizmit, katolikët qenë ndoshta grupi fetar më i përndjekur për shkak se udhëheqësit katolikë qenë besnikë të shpallur të autoritetit të Vatikanit dhe rrjedhimisht, shiheshin si rrezik për regjimin.

Lumturimi është kur Kisha deklaron dikë të “bekuar” dhe është një hap më poshtë se sa kanonizimi – shpallja shenjtor.

6 komente në “Papa Françesku do të lumturojë martirët e komunizmit”

  1. Rapishi says:

    Vetem 10% e shqiptareve jane katolike ? Atere vari leshte, perqindje qe as merret ne konsiderate.

    1. joel shkodra says:

      Edhe sikur 1% te jene, forca e tyre nuk varet nga perqindja, por nga forca boterore e Vatikanit dhe nga forca e figures se admirueshme te Papa Françeskut qe e nderojne kudo njerezit neper bote, edhe te feve te tjera. Pastaj, kemi edhe kryeministrin qe hiqet si “katoilik”.

    2. xxx says:

      Rapish/sipas statiskave shqiptare ne Shqipri ka 86%musliman,11% ortodox dhe 3% katolik,kurse ne Kosove jan 98,5%musliman 1%ortodox dhe 05% katolik.

  2. gjergj kastrioti says:

    rapishi islamist—-ne shqiperi te gjithe jemi kristian dhe pse politika antishqiptare eshte vene nen sundimin e islamistit erdogan dhe ka kancerizuar token ilire—–por ne kemi qene dhe dote mbetemi —-pasardhes te legjendarit gjergj kastrioti—-

  3. tfgs1 says:

    i pa harruar qofte kujtimi i martireve te kristianizmit.
    gjaxori islamik suniti Hoxha i vrau kristianet ashtu si vrasin sot ISIS,Erdogan,Berisha etj……………

  4. xxx says:

    Prifterijt qe doni ti shpallni martir eshte nji gabim i madh,fajin per likudimin e ketyre popave e mban xherxh fishta i cili prej 1938 armatosi minoritetin katolik duke i mshefur armet neper kisha ku kta popat kishin dijeni dhe bashkpunim me fishten,mbas 1945 regjimi i asaj kohe rrenoj muret mbrenda kishave ku ishin mshefur armet per luft ndaj te tjerve,i konfiskoj ato arm dhe i arrestoj shum popa ne shqipri,ku ju dha preteks nverit qe pa kurrfat gjykimi ti likvidon,te permendim psa asnji Hoxhe apo pop ortodox nuk u likvidu po vetem katolik,pastaj deri me 1992 xherxh fishta ishte armik i popullit tash po e beni hero,Historjant Italjan kan shum mendime negative per xherxhin te cilin edhe e paten largu nga Akademija e shkencave Italjane,asnji historjan shqiptar nuk pyt PSE,do ishte fat i shqiptarve keta njerz te shpallen martir,po kta me martir nuk kishin lidhje,sepse dojshin qe ne at mjegull te likvidojshin njerz te tjeter besimit,ju lutem ka shum shkrime ne arkivat e shtetit hapeni dhe shiqoni,ata njerz qe kan likuidu keta popat ende disa jan ne mosh te shtyre dhe nga sigurija jetojn jasht Shqiprise,bile njeni ne Prizren,ku me 1986 na pat tregu fije e per pe siq ka qene,po keni edhe materijal ne TV Arte te Gjermanise te cilet e tregojn ndryshe rastin,siq keni fillu edhe naj dit edhe lopet do ti shpallni te shejta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje