Dyndja kineze në Shqipëri, ekspertët: Zhvillim për ekonominë, por duhet me shumë kontroll

7 Maj 2016, 16:32Ekonomia TEMA

Ekspertët thonë se dyndja e investimeve kineze në Shqipëri është e lidhur edhe me zhvillimet në ekonominë globale, vecanërisht rënien e interesave në tregjet financiare 

“Investitorë të rëndësishëm në Lindjen e Largët dhe Kinë kanë rezerva të mëdha likuiditeti. Në qoftë se më parë këto rezerva investoheshin në bonde të qeverisë amerikane apo aksione tani kinezët duan që në vend që të kenë letra me vlerë në duar duan kompani që prodhojnë”, shprehet Ardian Hackaj, Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Për Ilia Kriston ardhja e kapitalit kinez është një zhvillim i mirëpritur për ekonominë.

“Në çdo rast ky është një lajm i mirë por do ishte një lajm i mirë kur Shqipëria të jetë e qartë mbi detyrimet që merr përsipër dhe sa të sigurtë jemi që ato do ti zbatojnë angazhimet që marrin në kushtet e investimeve të drejt për drejta të huaja”, thotë Ilia Kristo, Profesor i biznesit ndërkombëtar, fakulteti i Ekonomisë.

Ndaj sipas ekspertëve, Shqipëria duhet të vendosë një kontroll më të fortë mbi investimet e huaja për të shmangur përvojat negative të së shkuarës.

“Sepse dhe po i shitëm dhe 5 gjëra që na kanë ngelur, problemi është që investitorët duhet të provojnë sa  eksporte gjenerojnë, sa vende pune krijojnë, sa vlerë krijojnë në vend, sa nuk ndotin mjedisin”, thotë Kristo.

“Duhen bërë kujdes nëse janë bazuar në Kinë, apo në Hong Kong dhe kemi prapë një lëvizje aksionesh në zona offshore” shprehet Hackaj.

Kompanitë kineze kanë blerë së fundmi dy nga koncesionet më të mëdha në vend, aeroportin e Rinasit dhe vendburimin e Patos Marinzës./ TCH

5 komente në “Dyndja kineze në Shqipëri, ekspertët: Zhvillim për ekonominë, por duhet me shumë kontroll”

  1. tfgs1 says:

    pas suniteve,shiiteve,cameve,kosovareve,mujahedineve ja dhe kinezet………………

  2. Olimpia says:

    Ka një kërkesë urgjente për Shqipërinë, pak zhurmë politike në marrëdhëniet ndërkombëtare, jo deklarata idiote si ajo për Trump, dhe zhdërvjelltësi dinake për të tërhequr investimet e huaja, sepse tonat janë minimale.Zoti drejtor, ndoshta je i ri , por gabimi katastrofik ishte 1978, pikërish kur Kina e kuptoi se sistemi ekonomik i mbyllur ishte vetëvrasje dhe ju kthye shkollës buhariniste, lirisë së inisiativës private nën kontrollin e shtetit.
    Të gjithë vëndet e superindustrale, për të mos folur ato të varfëra, zënë radhën në Pekin për të tërhequr investime milizardare , dhe fqinjët tanë , Serbia, Greqia Hungaria, Rumania …po tërheqin miliarda.Ndërsa për vetë historinë e marrëdhënieve shqiptaro kineze duhej të ishim ne të parët në tërheqjen e inestimeve , sepse kinezët , si një popull me kulturë mijèvjeçare nuk e harrujnë të kaluarën, dhe brezi që drejton sot ka ndjeshmëri të madhe ndaj vëndit tonë p.Prandaj mos jepni leksione me vlerë negative, por interesohuni të afroni sa më shumë investitorë kinezë.Ata nuk ndërhyjnë, nuk komandojnë ata duan bashkëpunim me interes reciprok.Më mirë një investitor i huaj se një bandit bisnesmen vëndës
    =217

    215+130
    =345

    345−200−170
    =−25

    2,385+1,995+1,040+695+1,295+1,590+890
    +1,995+4,035+2,240+4,780+2,590+1,295
    +1,195+1,395+3,870+795+2,890+1,895
    +645+990
    =40,500

    40,500+3,890+1,395+2,490+2,040+2,340
    +3,280+2,645+1,395+1,395+1,490+1,395
    +2,790+495+3
    +1,345
    =29,680

    1. ODISEJA says:

      KETA JANE TE NJEJTET KAPITALISTE SI ME PARE VETEM EMRIN KANE NDRYSHUAR

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perendimi ka 25 vjet qe na ngop me keshilla……!

  4. valer says:

    Po hapen bythesh edhe kinezet si puna arabeve. Po na mbysin edhe keta gjithandej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje