Basha: Koncesionet korruptive për tokat bujqësore do të anulohen

22 Maj 2016, 11:12Politika TEMA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi anulimin e koncesioneve të dhëna për tokat bujqësore. Në një takim me banorët e fshatrave Zgorçan e Baçallëk të Pogradecit, ai tha se kjo tokë do ‘tu jepet me prioritet fermerëve.

“Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës”.

Fermerët u ankuan edhe për çminin e lartë të naftës, duke e krahasuar atë me çmimin e saj në Maqedoni: “S’ka turp ai? Nafta është 800 lekë /litri në Maqedoni, 1 500 lekë /litri në Shqipëri”. Ankesa pati edhe për subvencionet.

“Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë” u shpreh Basha.

8 komente në “Basha: Koncesionet korruptive për tokat bujqësore do të anulohen”

  1. Shqiptar says:

    “Sot jam kryetar opozite neser do jem Kryeminister” thote Lulzimi..Lulzim ti nuk je sot kryetar opozite dhe aq me pak mund te jesh neser Kryeminister.Sot kemi kryetar opozite Sali Kilerin de neser sigurisht ate do kemi Kryeminister.Por m.q.s Shqiptaret nuk do deshironin kurre te kene perseri Kryeminister Killerin e Vicidolit,nuk mund te votojne PD-ne sa kohe qe ti je Kukull e e tij.

  2. gjeramadhi says:

    pse mo kerric mendon se do te behesh kryeminister ti

  3. funerali says:

    akoma si ka sosur gerhimat e gjumit ne divanin e bashkise ky, tash thot kur te behem kryeminister.

    1. ben says:

      Po . ky I tille eshte I fjetur
      Dhe fjaline e pare pershendetese kur te behet kryeminister nuk do ja drejtoje sali berishes ,as demokrateve as shqiptareve po do falenderoje pa fund nga zemra edi ramen qe per 4 vjet beri ate qe asnje demokrat nuk mund ta bente as per 16 vjet!

  4. lume e det says:

    Do te ishte e mbrekullueshme te na flisnit dhe pak per pronat e stergjysherve tane qe na i kane mare peng!!! Apo kane frike se mos pasurohet populli dhe i “rezon “!!!”rofte shoku ramiz, partia dhe idealet e tyre!!!

  5. Petro says:

    NUK E SHIHNI LULIN SILLET SIKUR DO ZGJIDHI TE GJITHE HALLET E POPULLIT TURP TE KETE QE MASHTRON DITA DITES

  6. Fermeri says:

    100000000/200000=500$ ne vit per familje qenka lodhur. Kush ja ben llogarite ketij. Fermeret sjane keq per 500$ kaq I harxhojne per duhan e kafe ne vit.

  7. Totila says:

    Ik o Lul rob-q.re se ty nuk te pjerdh njeri .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje