Armina Mevlani ka publikuar në blogun e saj pjesë nga ditari ku tregon se si e përjetoi 25-vjetorin në krahët e të dashurit të saj, Shkëlzen Berisha.
Ajo e ka shoqëruar artikullin e saj edhe me video të shumta, që nga momenti i vallzimit me Zenin e deri tek lëshimi i balonave të dëshirave.
Ja çfarë shkruan Armina:
Teksa dita e përvjetorit tim të 25-të po afronte, ndihesha e lumtur, por edhe pak çuditshëm kur mendoja se si kaluan aq shpejt tërë ato vite dhe se si janë mbledhur kaq shumë kujtime nga këto 25 vjet. Fjala e duhur për ta përshkruar periudhën e pritjes së asaj dite, do të ishte që jam ndier “nostalgjike”. Duke menduar se si do ta bëja festën apo çfarë teme duhej të zgjidhja, ajo që më shkoi ndër mend, ishin vitet `70, jo vetëm në stilin e atyre viteve ku ka triumfuar vërtet diversiteti i modës, por edhe nga këngët e atyre viteve, si fanse e madhe e ABBA apo The Doors. Kështu, duke e gjetur veten mirë në këto vite, por duke menduar edhe që për të ftuarit do të ishte veshja më e thjeshtë, vendosa si tematikë “Discoball `70s”. Ditën e ditëlindjes sime, teksa të ftuarit vinin, kisha shumë emocione, jo vetëm se si do të dilte festa, por edhe nëse do të kënaqeshin të ftuarit.
U ndjeva e vlerësuar që të gjithë erdhën dhe që nuk munguan surprizat e pafundme që ata kishin organizuar për mua, dhe për këtë arsye, mbrëmja u hap me një fjalim falënderues për miqtë, familjen dhe të dashurin e zemrës, të cilët më ndodhen afër gjatë gjithë vitit dhe për këtë ndihem e bekuar. Në fillim të mbrëmjes, DJ luante vetëm këngë të viteve `70, ashtu sikurse e kisha porositur, brenda stilit të ditëlindjes. Të gjithë po kërcenin derisa erdhi ora 12:00 dhe më kërkuan që të dilja jashtë, teksa ata nisën të dilnin me nxitim. Fillimisht, mendova se ishte për shkak të tortës, por njerëzit po flisnin për një surprizë që unë nuk e prisja, por ata e dinin. Zemra po më dilte nga kraharori dhe pasi shpreha dëshirën disi e hutuar dhe fryva qirinjtë e tortës së bukur, isha tepër e hutuar për të kuptuar se ato fishekzjarrë të mëdhenj që po ndriçonin qiellin, ishin enkas për mua: më saktë, nuk po e besoja.
Zeni, dashuria ime, më përqafoi duke më uruar i pari me këtë surprizë kaq të veçantë. I shijuam të dy, ashtu të përqafuar fishekzjarrët, dhe mund të them se ishte një kujtim i paharrueshëm dhe aq i veçantë saqë më la pa fjalë. Pasi fishekzjarrët mbaruan, vajza e tezes sime, e cila është si motër për mua, po organizonte ngritjen në qiell të 25 balonave të dëshirave. Shumë prej të ftuarve, bashkë me mua, ngritëm në qiell nga një balonë me nga një dëshirë dhe shihnim se si ato veniteshin në qiell, ngadalë dhe të vendosura sikur premtonin vërtet realizimin e dëshirave. Mbeta shumë e emocionuar dhe nuk po gjeja fjalë të falënderoja të afërmit e mi. Pasi u futëm brenda, mikeshat e mia më dhanë gjithashtu një dhuratë speciale: një kornizë me kujtimet e mia me foto ndër vite, një dhuratë që do të zërë gjithmonë murin e dhomës sime. Pas mesnate ishte dhe koha e kërcimit të dashurisë. Pasi shijuam tingujt e violonçelistit të ftuar në ditëlindjen time dhe të gjitha lulet e miqve të mi u vendosën në ambientin e kërcimit, aq sa nuk po dija cilat të nuhasja dhe të mbaja të parat, ftova njeriun tim të shtrenjtë të zemrës për kërcimin tonë të parë të dashurisë nën këngën “Secreto de Amor”.
Ndonëse unë jam adhuruese e kërcimit, edhe Zeni ia doli më së miri dhe mund të them që edhe ky kërcim do të mbetet gjatë në mendjen time, si pjesë e rëndësishme e asaj nate, pasi tingujt e këngës, fjalët e saj dhe çdo lëvizje, ishte sikur të shprehte dashurinë tonë të pafundme. Kur ajo natë mbaroi, nuk më mbetej asgjë tjetër, përveçse të falënderoja njerëzit e mi dhe gjithashtu Zotin, jo vetëm për dhuratat apo surprizat, por për faktin që ndjeva kaq shumë dashuri rreth meje, ndjeva një përkushtim maksimal dhe kaq njerëz që dua dhe më duan, saqë mendova se jam vërtet me fat, më shumë se çdo herë tjetër, pasi janë pikërisht këto gjëra, që duke u rritur dhe me kohën, njeriu i vlerëson më shumë se çdo gjë tjetër në botë.
e njef heroinen
… por Armina nuk i njeh tropojanet e tipit te Shkelzen Sali Berishovicit. Do t’ua shohe sherrin shume shpejt!
Lajm i gezueshem per cdo Demokrat dhe Demokrate..Lajm i gezueshem per vendin dhe mbare Kombin..Xeni u fejue.Kete here nuk u fejue me askend nga Kusherirat!!Ky asht lajmi me i rendesishem.Duket se ka heq dore nga Incesti.
mero nuk te ftua dhe ty mo?
MEDIAT SHQIPTARE QE INJEKTOJN PUTANIZIMIN E SHOQERISE SHQIPTARE
TE ZHVESHUR NGA CDO MORAL E CDO VLERE NJEREZORE
DUKE I DHENE KRIMINELIN SHARLATANIN RRUGACIN DHE KURVEN
SI MODEL PER SHOQERINE SHQIPTARE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
NE CILEN BOTE JETOJNE SHQIPTARET ?!
KUSH E UDHEHEQ KTE KURVAZIM PROSTITUCION NE SHOQERINE SHQIPTARE
NE NJI KOHE KUR KTA KRIMINELE E HALABAKE NJEREZ QE S’KAN ANJI VLERE NJEREZORE
I SHITEN RINISE SHQIPTARE SI MODEL DEGJENRIMI E SHKATERRIMI TE CDO FYTYRE NJEREZORE
TE QYTETERIMIT E VLERAVE
Dhe un po te kisha vrare 26 veta me biznese dhe me vone mos te me therrisnin nje here ne prokurori normal qe do festoja me fikshezjarre.Cdo kostum cdo gote alkoli cdo pjate cdo ore cdo bizhu dhe cdo grua ktoe kane blere me leke te vjedhura.kto jane super hajdute dhe ska nevoje te jesh prokuror izoti ta faktosh, po thjesht te kesh sy e bole.
Sa do qe kjo kurve hapet bythesh ,, me leket e gjakut te shqiptareve ,,, do te vjeri nje dite qe shqiptaret do tja shkelyne shalet mos ta harroj ,, se cod gje sjellet rrumbullak,,,, turp per shqiptaret qe nuk ja shkapesin koken ,,, ne trotuar ketyre ndyrsirave dhe gjakpiresve te atij popull ,,, vdekshin keto hale
Lavire, ju gezove lekve te Zenit.
dava kurvash e plehrushash!
Kerma, shushunja
Shpresojme qe Xeni ta festoje 30 vjetorin nga Burgu.
Kjo ishte neveria e shekullit, U preka pa mase kur pashe kete talent qe kercente kaq bukur si te ishte djali I Skenderbeut, princi I shqiperise, muti I serbise, karcini I saliut , gay I shoqerise, idjoti I rinise dhe pasardhesi I hajduterise.