Kanye West ka publikuar një pjesë nga videoklipi për këngën e tij “Famous” nga albumi “The Life of Pablo”.
Çfarë ka marrë vëmendjen e këtij videoklipi që ka lënë të gjithë të habitur, është se shfaqen në shtrat Kanye edhe shumë personalitete të njohur, të gjithë të zhveshur.
Pranë Kanyes është bashkëshortja e tij, Kim dhe Taylor Swift në anën tjetër, ndërsa aty janë edhe Amber Rose, Ray J, Donald Trump, Chris Brown e Rihanna.
Nuk dihet sa e vërtetë është por reperi thotë se të gjithë këto personalitete janë të vërtetë dhe kanë qenë pjesë e xhirimeve!