Një avion i linjës “Singapore Airlines” ka shpërthyer në flakë duke terrorizuar pasagjerët.
Ngjarja e filmuar nga një prej pasagjerëve ka ndodhur pasi avioni bëri një ulje emergjente.
Në të ishin 29 pjesëtarë ekuipazhi dhe 222 pasagjerë.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi zjarri u neutralizua në kohë.