Aleem Iqbal 21 vjeç, është djali i një milioneri britanik, që pëlqen jetën luksoze dhe veturat e shtrenjta.
Ai është bërë shpesh protagonist për përplasjet me veturat qindra mijëra euroshe.
Aleem ka hapur një faqe në Instagram ku vetëquhet “Lord Aleem”.
Por Daily Mail shkruan se ai ka shkelur ligjin duke ecur me 75 km/ h në një rruge ku maksimumi është 35 km/h.
“A nuk vlen ligji njësoj edhe për milionerët?!”, pyet DM.
Mesa duket jo!