Të q**sha nënën z. gjyqtar! Më fal… politikisht!

28 Qershor 2016, 11:27Politika TEMA

Nga Anri Bala

Para pak ditësh dola dhe unë përpara trupit gjykues, pasi kisha kryer një krim të turpshëm! Krim si gjysma e shqipëtarve. Ndërtim pa leje në tokën time, mbi çatinë time, në fshatin tim, ku gjithë e gjithë vetëm pesë shtëpi kanë mbetur në këmbë.

Nejse, unë isha i frikësuar sepse nuk kisha asnjë kacidhe për të paguar avokatin! Tentova të shes lopën tek një bashkëfshatar i imi, por edhe ai duke përfituar se isha në hall, ma lypi t’a blinte me gjysëm çmimi. Kështu që vendosa, më mirë ca kohë burg se të lija fëmijët pa bukë.

Hyri gjykatësi në sallën bosh, pasi njerëz nuk kishte. Kur s’ke asnjë qindarkë në xhep, edhe njerëzit e tu nuk duan të të shikojnë! Policët dhe sekretaria u çuan në këmbë, pashë ata e u çova dhe unë! Më erdhi rëndë nga vetja kur përballë meje doli një kalama spurdhjak, një verdhacuk, si mi halesh. Ky spurdhiak do të më gjykojë mua, të më çoj në këmbë sepse hyri ai, “drejtësia”?! Kështu që vendosa: Edhe sikur të më fali, nuk dua drejtësi prej tij!

Mbasi foli e llomotiti për nenin, kodin, ligjin e ndryshuar, a thua se unë kisha vrarë dhe grabitur gjysmën e Shqipërisë, u largua dhe deklaroi se për afro gjysëm ore do jepte vendimin! Prita gjysëm ore, një orë, dy orë dhe më në fund erdhi. Përsëri u çuam në këmbë dhe gjyqtari filloi leximin: Në bazë të nenit… të kodit… i pandehuri dënohet me 2 vjet heqje lirie!

Shtanga kur policët mu afruan të më vendosnin prangat, nuk dija se çfarë të bëja dhe më dukej e pabesueshme! Nuk kisha vjedhur, vrarë apo prerë njeri, madje as sharë apo ofenduar ndonjë që e meritonte. E përse ky vendim?!

Në atë çastë e pashë veten ngushtë dhe desha të bërtisja, t’ja nxirrja dikujt mllefin që më ishte bërë lëmsh në stomak, por nuk kisha se kujt. Përballë kisha vetëm atë, gjyqtarin. Atëherë nuk u përmbajta dhe ju drejtova: “Të q*fsha nënën z. gjyqtarë, ty dhe drejtësisë tënde!”

Mirëpo “miu i haleve” u tërbua, u bë luan dhe u ngrit në këmbë, tani me ton edhe më të lartë: “Në bazë të nenit… për fyerje të rëndë të trupit gjykues… të pandehurit i shtohen edhe pesë vjetë nga dënimi!”

“Ngadalë bre kadiu ynë, çfarë të bëra?!”, ju drejtova unë.

“Çfarë do të bësh t’i më shumë more? Më fyeve mua dhe bashkë me mua, trupin gjykues dhe bashkë me trupin gjykues, drejtësinë shqiptare!”

“Nuk e kisha seriozisht, i nderuar “mi halesh”, më fal “pusht”, më fal gjyqtarë, e kisha “politikisht” të q*fsha nënën!

A nuk ishit ju që i dhatë pafajësinë atij kallupit me emrin Luli, që kishte sharë e fyer atë palloshin tjetër me emrin Ilir! Luli e shante çdo ditë me libër shtëpie, deri dhe me banorët e lagjes! Mos ma moho këtë, i kam ndjekur të gjitha nga televizori i shtëpisë.

Unë njëherë ju shava… “shpirtërisht”! Përse tërboheni kur ju shajnë, apo ma ke mamanë të virgjër dhe na ke lindur si Jezusi?! Nëse nëna jote është si e imja, përse ligji jot nuk është edhe i imi? Përse Luli shpallet i pafajshëm dhe unë na dilkam fajtor? Mbrapa kurrizit tënd, po lexojë: “Ligji është i barabartë për të gjithë!”, tentova ta bindja me argumenta prej avokat kalibri.

Përgjigja e tij ishte ofenduese: “Ik or katundarë i dreqit, ku kupton ti nga ligji! Ligji është llastik! Për mua dhe ata që më kanë sjellë këtu nuk hapet, ndërsa për ty dhe ata brekëgrisurit si puna jote, hapet aq sa më do trrapi mua! Merreni dhe ma largoni, këtë surrat”, i’u drejtua policëve.

Ndërsa policët po më vinin prangat, nuk munda të duroja dot pa u ndarë me spurdhiakun “burrërisht”!

Atëherë, me që na qenka puna kështu, më fal se dua të bëj një ndërhyrje të vogël z. gjyqtarë: Të q*fsha nënën ty dhe atyre që të kanë sjellë ty këtu… politikisht kuptohet!

Zathur

30 komente në “Të q**sha nënën z. gjyqtar! Më fal… politikisht!”

  1. hajdar zenun qifaliu says:

    mir e ke ti o vlla!
    e nxorre inatin,po shko njiher n burg,rri atje ato vite dhe kur t dalesh do harrosh se ku e ke pas shtpin.
    dhe masanej do i thuash te gjith njerzve “ju q,,,, ropt o qenije te q..ra”! se t gjith njerzit jan bythqira!
    kur knohet ai hymni i europs “alle menschen werden freunde”!(t gjith njerzit jane miq) mua me duket sikur thuhet
    “te gjith njerzit jan bythqima” (all people are motherfuckers)

  2. Dritan says:

    O sali protopapa a sma jep nje puthje ketu pas qe ta kem kujtim per ne boten tjeter?
    ?

  3. arbans says:

    Artikull fantastik! Uroj qe lexuesit te kapin fabulen, pertej fjaleve vulgare, te cilet keta vulgare qe kane kapur drejtesine dhe shtetin i meritojne plotesisht. Urime autorit.

    1. Arif Poza says:

      E mrekullueshme. Black humor.

    2. Centauri.al says:

      Po per cfare e uron autorin ore arbanak!?
      Thelbin antipublik te shkrimit, mesazhin skandaloz per shtetin rrumpalle qe sjell autori i tij dhe qe duartrokitet nga gallataxhinj si ty, mund ta lexosh tek paragrafi qe flet per reagimin e pare te personazhit-autor kur “gjyqtari verdhacuk” i lexon vendimin: 2 vjet burg per ndertim pa leje.
      Ky loloja yne autor-personazh, habitet, cmeritet, nuk u beson as syve dhe as vesheve qe po denohet me 2 vjet burg per ndertim pa leje, sepse as na paska ka vrare e prere, as ka share e ofenduar njeri dhe, per me teper, kur gjysma e shqiptareve na paskerkan nderruar pa leje dhe, per pasoje, nuk duhen gjykuar dhe denuar.
      Dhe keshtu pra, keta publicistet tane, qe terbohen e harbohen, qe shkumezojne dhe masturbojne, mbi cilendo figure publik, politike, shteterore, juridike dhe madje, edhe diplomatike, sindozot mjekerqelburit e pakuruar, llaci-facet Lubonja-Zheji, sa here qe u preket apo guduliset qofte edhe nje fije e interesit te tyre perverso-personal, keta lloj publicistet pra, i shohim ne sulm frontal kunder kujtdo qe perpiqet te vendose shtet ligjor ne Republiken tone te dashur, dhe u dalin per zot edhe Lazaratit, edhe catizave pa leje, edhe minjeve qe brejne energjine elektrike, edhe duhanxhinjeve te lokaleve publike, edhe atyre qe tallen me semaforet e kuq dhe nuk paguajne gjobat e makinave.
      Keta pushta-publiciste, qe poshterojne dinjitarin e Shtetit dhe rreshtohen me rrumpallen, me shkelesit e ligjit, me cenuesit e mjedisit, te teritorit apo te cdo lloji tjeter te interesit publik, keta publuciste pra, jane fytyra e semure e shoqerise, jane ndergjegja me dranga e inteligjencies sone, jane teneqet e kallajisura bosh, qe e kane vendin ne kazanet e plehrave, por qe na kapardisen ne bufete me xhama te shtepive tona.
      Mos befshin hajer, inshallah!

      1. Sokoli says:

        o centauro ik shiko njiher se kush kalbe burgjeve dhe vdes pa arritur te shkoje dhe te familja e vet. te gjithe jane o hajdut dritash o ndertues pa leje. se kriminelat dhe vrasesit me pagese po bejn buxinec jo vetem ne shqiperi po anembane botes. u lirua kembza e pistoletes dolen kallabojsat dhe po zaptojn gjith evropen dhe si hyn gjemb ne kembe se nuk ja mban butha asnji verdhacuku ti denoje ose dhe verdhacuku merr pjesen nga keto pastrimet qe bejne keta trimat e xha jahos sa ne qipro sa ne itali a greqi.
        pra mos ha fut pordhes kot se drejtesia e degjeneruar qe kemi le jashte kriminelat dhe fut ne burg ata qe skane te hane jo te paguajne. ketu e ka autori se dhe lopen nuk arrinte ta shiste dot fshatari dhe denohet dy vjet burg si pa gje te keqe. per nje cati me shume mbi pronen e vet. sipas teje ata trimat qe ngriten gjithe keto katrahura ne mes te tiranes pa plan e pa leje nga 7 kate maximumi (eshte me Ligj dhe kjo ) i bene nga 17 a 27 kate si pa gje te keq qe nje termet ti bjere marrin me qafe nje qytet te tere, sa duhen denuar? besoj se nga 30 e 40 vjet secili e kane hak me kete logjike. se kane bere paren e dynjase me ndertimet pa leje dhe nuk fusin koken e tyre po popullin fukara qe skishte vrime te futej. po ne fakt keta kane leke e lyejne rroten dhe bredhin rrugeve me ferrari e mercedesa. ja kjo eshte drejtesia jote

        1. Centauri.al says:

          O Sokolo, cdo berr vater per kombt’ e veta.
          Pse vjedhin, trafikojne, shkelin ligjet, bejne evasion fiskal, ndertojne pa leje, korruptojne qeverine dhe gjykatat e te tjera si keto, disa gangstere e mafioze te fuqishem, nuk do te thote qe pas tyre dhe nen shembullin e tyre, nen preteksin e justifikimin e tyre, te turren e te bejne si ata gjithe te tjeret dhe askush te mos mbaje pergjegjesi e te mos ndeshkohet.
          Duke mos denuar te voglin, nuk ndreqet as hajduti i madh, perkundrazi, behet rumpall.
          Dhe kur nje publicisti, per arsye e motive perverse, i del per zot shkelesit te ligjit, te cfardo niveli qofte ai, eshte nje katastrofe per shoqerine.

    3. Autogas says:

      O drejtesia shqiptare o plerat e sali serbit dorhiquni vet se ne burge tek ata qe keni denuar kot do te shkoni dhe atje do te beni te fejuaren o plera .koha po ecen mbrapsh o pushter .

  4. Spartaku says:

    Me siguri ai gjyqetari do jete nga ata te plepave te Sali Berishes. Bukur ja ke ngjitur, Minj halesh,qe marrin vesh nga ligjet, aq sa merr vesh gomari nga politika.Mjere neve per keta gjyqetar.I lutemi zotit,qe reforma ne drejtesi te miratohet,dhe keta MINJ HALESH,te zhduken njehere e pergjithmon,bashke me ideatorin e tyre te urryer Sali Berishen.

  5. 17nentori says:

    fabulen une se kuptoj hic. shkele ligjin do denohesh. ste rri goja rehat dhe dashke te shash gjyqtaret dyfish te denohesh. jo po do presi gjyqtari qe ti besh ato qe thua qe te denoje. mire ta beri, mbaje gojen dhe veten.
    sjellja e ketij lloj shkrimi ne shtyp tregon sa te ulet jemi si shoqeri qe ngritjen e zerit dhe te sharen apo dhunen e perdorim per te kerkuar te drejte.

  6. Ai says:

    Bukur. Shume bukur.

  7. bajrami says:

    Asnjehere nuk ka drejtesi ne kete bote as ne Shqiperi as edhe ne Amerike e gjetke qe na cajne koken se drejtesia eshte ne kulm.Drejtesia ndan sherin midis njerzeve ke ose jo te drejte dhe jo se ai qe fiton gjyqin ka te drejte thjesht mbyllet nje sher.Prandaj sado te flitet per drejtesi ajo nuk egziston.Pse duhet te kete avokat?Cfare pune ben avokati nuk mbron krimin?Per cdo krim sado i shemtuar del avokati dhe thote klienti im ska bere asgje.Pse ?Sepse mer parane dhe i akuzuari te perfitoje sa te munde.

  8. Bardhi Tolabi says:

    I nderuari Anri Bala!
    Keni bere nje artikull shume kuptimplote dhe per kete ju falenderoj.Po ju jap nje shembull real e qe e kam pervoje personale.Shume vite perpara,ne kohen e monizmit,e pyes nje gjyqtar te cilin e kisha shok:
    Ligji,nje specialist,si inxhinjerin,e ndeshkon 3-5 vjet,ne se nxjerr ne treg nje prodhim jo te cilesise te deklaruar,pra nga cilesi e pare i del cilesi e dyte.Perse ligji,nuk ka te njejten mase ndeshkimi dhe per j gjyqtaret,sepse dhe juve gjykata e nje shkalle me lart ju rrezon 20-30 perqind te ceshtjeve qe gjykoni?.Paske qene im marre me tha.Pse ja ktheva une.Po ti i ben ligjet,dmth.inxhinjeri apo juristi?Juristi ju pergjigja.E po ligjin,jusristi,e ben per te tjeret dhe jo per vete….

    1. Agjenti 009 says:

      O Bardhi Tolabi!
      Kete histori me gjyqtare te SOCIALIZMIT shko e tregoja sat’eme dhe kalamaqerve te tu,o zagar e jo neve!
      Ligjet dhe drejtesia atehere nuk ishin lodra femijesh dhe nuk gjykonin BUCE TE PLKEPAVE,por profesioniste te zote qe kontrolloheshin ne cdo hap qe benin!
      Nder4sa sot,vjedh i MADHI,vjedh edshe i vogli!
      Ne SOCIALIZEM gjyqtaret dhe prokuroret zgjidheshin nga populli e nuk emeroheshin nga shefat!
      Atehere nuk behej gjykimi vetem me NJE MI HALEJE,por me trup gjykues prej 3 vetesh ne te gjitha rastet dhe mbi te gjitha dy ndihmes gjyqtaret zgjidheshin nga populli me votim dhe nuk ishin juriste por perfaqesonin interesat e popullit qe i zgjidhte!
      Shikoji sot se cfare eshte bere DREJTESIA:RRUMPALLE se ata i emeron gjytyrymi Nishanlliu,ky kapterr i cofet i ushtrise!
      Dy ndihmes gjyqtaret kishin kompetenca te rrezonin vendimin e gjyqtarit,pra te mbronin te pafajshmin,ndersa sot eshte bere nje gjyqtar i vetem me shume se PERENDIA!
      Dhe derdellitin pastaj qe MOS NA NDERHYNI NE GJYQESOR SE JEMI PUSHGTET I PAVARUR!
      Po nga kush jeni te PAVARUR,o kucedra te ndyra??
      Kush ju beri juve kaq te PA KONTROLLUESHEM aq sa te HANI JETE NJEREZISH dhe te mos ju gjeje gje???

      1. drejtesia says:

        O pall ca thu ti mer ne ate kohe skishte gjyq fare.. o rrot kari gati 100000 shqiptare jane vrare nga ajo kohe pa gjyq o hale … jo se kta moter qirat sot jane me te mire po mos lavdero ata gjakpiresat e kimunizmit te pakten..

  9. tomsojeri says:

    Ore ju moralistet drejtesi ! Kush nuk e do drejtesin ne kte komb aq te shkerdhyer nga vet drejtesia ! Po pse ore nga ndertimet pa leje e nga mungesa e te drejtes te shesesh lopen si ai katundari para nje muaji fillon drejtesia ??? Bukur shum bukur ironia e akoma me bukur sharja qe meritojn mos te them pa perjashtim gjykates e prokuror qe jan ber klasa me e pasur e ktij kombi qe shkerdhyen ! Skeni faj se skeni ren ne dor te tyre tju hekin edhe breket pa meshir e turp !Po pra tallet shkrusi ; 2 vjet burg jep verdhacuku per nje cati e pes vjet per nje ta qifsha dhe hajdutet e milionave e kriminelet e politikes gezojn pasuri dhe pushtet te tallen me gjith shqiptaret e ti dhunojn ! U be te vem vet drejtesi e ne te semes vaft “liria”ne burgun e madh te degjenerimit ,rjepjes,mashtrimit,krimit e tradhetis ,qe kta verdhacuket i kan mar ne mbrojtje ! ………..

  10. gk says:

    AH SA KEQ ……………………………….. KJO ESHTE PANORAMA E DREJTESISE SHQIPTARE……………………………………. KUJTOJ MIGJENIN E MADH PER KETE PLAGE TE SHOQERISE SE SOTME SHQIPTARE , i mjeri qytetar i republikes se Shqiperise …………………………………………………………..

  11. Ku eshte e verteta says:

    Nje duartrokitje per kete artikull. Fantastik. Nje sarkazem e holle dhe e sakte. Bravo autorit

  12. Miri says:

    Nese ky quhet artikull……une po ju them ju dhe ketij ju q….. nenen, ropt e cfare ju mbane pragu. Po pse keshtu doni te na mbushni mendjen me keto brockulla hartime qe sjane te denja as per klasen e 5fillore. Po keshtu keni vendosur ti derdheni gjyqsorit. Te futi ne burg3 se kishe ndertuar pa leje …..mire ta beri se plera ,fashatare si ty ma kane bere qytetin te pabanueshem. Une jam me reformen, POR ASNJEHERE NUK DO PERKRAHE ASNJE REFORME QE NA VRET SOVRANITETIN E VENDIT DUKE NA BERE LOJE TE MANJATVE MILARDER TE BOTES . JAM K7 NDER VETINGUT DHE NUK DUA QE TE HUAJT TE KENE KOMPETENCA TE HETOJNE GJYQTARET DHE PROKUROET TANE. Nese kjo sndryshon ne djalle reforma dhe ambasadoret sna duhen per gje.

    1. Grigor says:

      O Miri
      Mos e merzit mesuesen. Ktheu ne shtepi se te pret mami dhe babi.
      Po ti mor Mir, me Zhozefinen ke fjetur kete muaj? Qysh ja paske kopjuar fjalet nje nga nje? Ta paska hequr trurin fare. Se mos te duhej ty. Ti edhe kur e kishe trurin, naaaaa ma kishe, rrafsh fare, plloce ma kishe. Vetem per te shkuar ne banje e perdorje.
      Qeveria Rama ka te keqija qe nuk mjafton nje nate dimri t’i numurosh. Por te mbrosh kete drejtesi te korruptuar deri ne palce, dhe te mbrosh taktikat e ndyra te PD-se per mosberjen e reformes, kjo mor djale ka vetem dy shpjegim – ose je trap koke e kembe, ose ne I zhytur edhe ti deri ne gryke ne kete korrupsion te felliqur te kesaj drejtesie kompletvte shtrember. Militantet si puna jote kane 25 vjet qe e kane marre me qafe Shqiperine.

  13. Petriti says:

    Te lumt o zotni edhe me te rend ta kishe perdorur fialorin shume me i bukur do te ishte artikulli

  14. Katundari,puntori,njeriu i thjeshte denohet po beri nje shkelje ligji(dhe mire behet)ndersa ilir floririt qe numron eurot i shkon salehu per darke,fullani ka gruan gjykatse luli behet i semure,mehdiu dhe lista eshte e gjate,nuk denohen dhe delet i mbrojne se i kane idhujt e tyre.

  15. Baffo says:

    Une nuk e kuptoj qe kujt i humbi drejtesia qe ta gjejme ne shqiptaret pershendetje

  16. stili says:

    Shumë mirë e ka bërësit ky gazetari shkrimin,Po kujt i vlen ? Mos vallë e lexon ndonjë qyqar desha të them gjyqtar,që tani janë bërë si këpusha që vetëm thithin gjak popullor ,!!!!A dëgjojnë brekët nga pordhët,,,aq degjojnë edhe hale e drejtësisë nga shkrimet e forta.Ata tani e duan vetëm pas qafe vetëm ndonjë karamele ,,,bën punë.Bravo Dita ,gazetari I nivelit shumë të lartë

  17. Tip komedie e papare says:

    Bravo Anri Bala
    Nje Komedi e papare ( keshtu ngjan )
    Agron llakaj nuk do e humbe rastin te perfitoje

  18. dhimo says:

    ja keshtu behesh antar i ISS.Patjer kur tjetri te vret do vrasesh

  19. PILO DRITAN PRIFTI says:

    ORE ANRI PSE KUSH DO DENOHET PILO BASTARDI QE PO NDERTON ME LEKET E VJEDHURA TE DRITAN PRIFTIT JO NJE CATI PO 11 KATESH NE BUZE TE LUNGOMARES PA LEJE PA LEJE PA LEJE DHE TE GJITHA INSTANCAT QE DUHET TE KONTROLLOJNE TERRITORIN I KANE NE DORE DOKUMENTET FALLCO DHE HESHTIN DUKE MARRE LEKE NEN DORE TE GJITHE PA PERJASHTIM …
    1. INSPEKTORIATI I BASHKISE VLORE
    2. IKMT -JA VLORE
    3. URBANISTIKA VLORE
    4. POLICIA VLORE
    5. KRIMI EKONOMIK QE HESHT ME PADINE PENALE PER NDERTIMIN
    6. PROKURORIA VLORE QE KA NE DORE PADINE
    7.STAFI I EDI RAMES DHE VETE KRYEMINISTRI
    TE NDERUAR LEXUES TE TEMES ME THONI KU TI KERKOJME RRENJET E TUA KORUPSION ……???????????

  20. Shqipo Ziu says:

    Gabimi i jot dhe i shqiptareve eshte se thone te qifsha nenen.Rezik nena e ka bere hasha apo ka vdek.Ne gjithe boten kur i shajne i thone’ Te qifsha ty”. Me nje fjale personin qe shan burre a grua, po ne shqiptaret ala me nenen, motren apo gruan, mendoj se kete te sharre duhet me e ndrru.”Fuck You”, si gjithe bote.

  21. anri says:

    shkrim leshi.
    kur ndiqesh ne gjendje te lire dhe pse denohesh, nuk te vihen prangat se ke te drejten e apelit dhe futesh ne burg vetem kur vendimi merr forme te prere.
    gjyqtari as i plepave as i magjistratures nuk te denon dot se e shan se akuzen e ngre prokurori dhe duhen bere letra jo aty per aty o palle.
    ceshtjen e ndertimit pa leje e dergon ne prokurori policia e shtetit ose inspektoriati i ndertimit, ata i mbledhin provat cte beje prokurori e gjykata apo ti shaje kryeministri.
    kur nderton ne token tende nuk denohesh dy vjet, maksimumi eshte nje vit burg.
    fyerja ndaj gjyqtarit denohet maksimumi tre MUAJ burg dhe jo 5 vjet.
    keshtu qe para se te besh nje shkrim , hape nje here kodin penal e mos bej interesantin

  22. Intelektuali vlonjat i rilindjes" tende says:

    Ilir Troci i INUV-it do heshte se ka Ramadan Trocin qe nuk e ve nen hetim,Ina Luci mjafton te marre milionat dhe pune e madhe,Drejtorja e krimit ekon.ka burrin ne te njejten situate dhe eshte injorante se ja ka marre shkollen i shoqi me para,se dhe ai eshte ndertus pa leje,Kjo eshte Rilindja z. Kryeminister,me drejtuesit e tu te KORRUPTUAR nga koka te kembet dhe juve nuk u ben pike pershtypje.PSE?……….Dihet nga i gjithe populli se dhe ju jeni pjese e ketij korrupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje