Mbyllet ndeshja Belgjikë-Uells me rezultatin 1-3. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO

1 Korrik 2016, 22:50Sociale TEMA

Belgjikë-Uells është cerekfinalja e dytë në “Euro 2016”

Një sfidë e cila pritet të jetë mjaft emocionuese pasi që të dyja kombëtaret synojnë që të kalojnë në fazën e gjysmëfinaleve.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj sfide.

Formacionet Zyrtare.

Uellsi: Hennessey, Gunter, Taylor, Davies, Chester, Williams, Ledley, Allen, Robson-Kanu, Ramsey, Bale

Belgjika: Courtois, Meunier, Alderweireld, Denayer, J. Lukaku, Witsel, Nainggolan, De Bruyne, Carrasco, Hazard, R. Lukaku 

GOL! Uellsi shënon golin e tretë me anë të Vokes i cili shënon me kokë duke mos i dhënë asnjë shans Courtois

Minuta 73′, Fellaini shumë pranë golit të barazimit por gjuatja e tij nuk shkon në drejtim të portës

GOL! Robson-Kanu i jep avantazhin Uellsit duke shënuar një gol mjaf të bukur, me anë të një kontrolli spektakolar të topit shmang dy mbrojtësit belg dhe mposht Courtois

Minuta 50′, Eden Hazard i afrohet golit të avantazhit por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën pingule

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja skuadrat që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim

GOL! Ashly Williams barazon gjithçka. Kapiteni i Uellsit shënon një gol mjaft të bukur me kokë duke fituar duelin me mbrojtësit belg dhe e dërgon topin në cep të portës

Minuta 25′, Courtois bën mrekullinë duke pritur një gol të sigurtë pas gjuajtjes së Taylor i cili nuk e dërgon topin në rrjetë

GOL! Nainggolan kalon në avantazh Belgjikën duke shënuar një gol spektakolar nga distanca

Minuta 9′, Gareth Bale shfaqet rrezikshëm në portën belge duke tentuar brenda zonës por gjuajtja e tij përfundon në rrjetën e jashtme

Minuta 6′, Rast i artë për Belgjikën për të shënuar golin e avantazhit me Hazard që godet brenda zonës por topi i tij ndalet në vijën fatale

Janë ekzekutaur himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve

2 komente në “Mbyllet ndeshja Belgjikë-Uells me rezultatin 1-3. Të gjitha golat dhe rastet me VIDEO”

  1. Salihkari says:

    Wilmots trajneri belg qe duhej shkakuar qe me deshtimin e belgeve ne Brazil,duhet ti hiqet nenshtetesia belge pasi asnje ekip nuk ishte me i kompletuar me yje se Belgjika ne kte kampionat.
    Belgjikes i duhet nje trajner i shkolles vjeter futbollit si Otmar Hitzfeeld
    Vetem ai do shfrytezoje talentin me bollek qe ka ky ekip.

  2. LORA says:

    Ndeshje shume e bukur dhe fitore e shkelqyer e Wellsit.
    Ja ,kjo eshte magjia e futbollit,,,nuk ka te medhenj dhe te vegjel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje