Një skandal me përmasa të mëdha ka plasur në kombëtaren e volejbollit të Kubës, shtetit komunist.
Tetë lojtarë janë arrestuar ditën e djeshme me akuzën e përdhunimit.
Kombëtarja e volejbollit të Kubës është në Tampere për Ligën e Botës, por policia lokale i ka arrestuar pas një përdhunimi në grup.
Ngjarja ka ndodhur në hotelin e qytetit finlandez ku po po rrinë lojtarët kubanë.
Nuk dihen shumë detaje rreth përdhunimit dhe emrat e lojtarëve, por policia finlandeze ka deklaruar se ata nuk do të mund të largohen të hënë bashkë me shokët e tyre, deri sa të përfundojë gjyqi.