Deklarata e Trump: "Saddam Hussein ishte i keq, por të paktën vriste terroristë"

6 Korrik 2016, 12:02Sociale TEMA

Kandidati Republikan për president në SHBA, Donald Trump ka mbajtur një takim elektoral ditën e sotme në Karolinën e Veriut. Por, ajo që bëri më tepër përshtypje, ishte deklarata e tij për ish-diktatorin Irakian, Sadam Husein.

Trump tha se Sadam Husein ishte vërtet njeri i keq, por të paktën ai dinte si t’iu bënte ballë terroristëve.

“Ai i vriste terroristët. Dhe ai e bënte këtë kaq mirë, saqë atyre nuk iu jepej asnjë e drejtë. Ata nuk mund të flisnin. Ishin terroristë dhe kaq,” – tha Trump.

Më tej, Trump shtoi se Iraku sot është kthyer në “Harward-in” e terroristëve. Megjithatë, këto deklarata të Trump nuk janë edhe aq surprizuese, pasi ai prej kohësh ka shprehur një mbështetje ndaj diktatorëve në Lindjen e Mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje