Deputetët e opozitës janë njohur dje me një propozim të ri që lidhet me reformën në drejtësi. Deputeti i kësaj partie, përfaqësues i opozitës në komisionin e refomës në drejtësi, Oerd Bylykbashi, e ka prezantuar atë para deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit parlamentar. Pasi Bylykbashi e ka përfunduar leximin e propozimit, Basha ka pyetur deputetët: “Më thoni dot se kush e kuptoi këtë propozim?”
Asnjë prej tyre nuk e ka ngritur dorën që do të thotë se askush prej tyre nuk e kishte një ide të qartë për atë që kishte dëgjuar. Më pas Basha ka thënë: “Hë pra se edhe unë e kam dëgjuar katër herë dhe nuk e kam kuptuar.”
Kjo fjali e Bashës ka shkaktuar ilaritet mes deputetësh, të cilët kanë qeshur për disa minuta dhe kështu është mbyllur diskutimi pa asnjë debat.
E njëjta situatë ka ndodhur një muaj më parë kur një tjetër propozim i opozitës i lexuar nga Bylykbashi ishte krejt i paqartë për ish-kryeministrin Berisha. Në një mbledhje grupi, Berisha i është drejtuar Bylykbashit: “Mor djalë! Më sqaron dot me fjalë të thjeshta çfarë është ky popozim se unë nuk e kuptoj.”
Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe në gupin parlamentar të PS. Shumica e deputetëve as që e kanë idenë se çfarë do të thotë neni 88 apo edhe nene të tjera të kësaj reforme. Megjithatë, ata nuk pyesin, sepse janë komod në atë çfarë i ka diktuar partia, votën pro reformës në çdo rast e për çdo lloj drafti.
Kjo tregon qartë se sa seriozë dhe sa të angazhuar janë në të vërtetë deputetët e Kuvendit për një reformë në drejtësi që pretendohet të nxjerrë vendin nga kriza e korrupsionit./ 27.al
zBasha: Ju falenderoj per sinqeritetin e treguar,pavaresisht i vonuar.Te gjithe prej kohesh po te thone;Ajde Basha ketu prane Nesh,por ti vazhdoje me Mendjen tende.Ja pra me ne fund tu desh ta degjoje kater here dhe ende nuk e ke kuptuar.E po Lider nuk mund te jesh i tille.Dhe tani e besoj se paskeni folur me Trute e Salihut.vazhdo,se do vi nje dite qe edhe ti do ta kalosh Klasen.
Halldupat ,kaqolat jane mbledhur nga ps, pd, lsi.
ha,ha,ha,ha …. Ceta-PD e verioreve nje cope “mishi me dy sy” …. ku te gjithe intelektualet e mirefillte dhe me emer (Tiranas) jane larguar nga Kjo Cete apo iken jashte SHQIPERIS vetem prej shpellarit-kanunor Sali Bisha qe mund t’i vriste si shume te tjere ….
Drame eshte kur nuk e kupton BERISHA se ai i kap qe ne ajer ato qe i duhen per pushtet dhe ato qe i prishin pune, po qe ne fund te fundit nuk eshte edhe aq drame se, pavaresisht asaj qe ai thote per pllakat e arterosklerozes, duhet pranuar qe ka filluar te rrjedhe nga pak se mosha ben te sajen, kurse kur nuk e kupton BASHA, kjo eshte aritje per demokrcine se tregon qe ka filluar te vere trurin ne pune,qe dmth po perpiqet te krijoj nje mendim te vetin ne lidhje me subjektin, pavaresisht nga ai i BERISHES qe i dikton cdo pike e presje
Po se keta te cetes se jugoreve me ne kye Taulant Ballen e kenaqen. Perpara drejt fitoreve publicitare.
Duke degjuar gallat e ketyre ja kemi futur vetes per mbi 20 vjet.
Kjo ndodh ne shum vende. ne Amerike Kur u votua ne kongres Patriot Act pas sulmeve te 9/11 u pyeten shume kongresmene pas votimit nga gazetare se a mund te shpjegonin dot se per cfare ligji kane dhene voten e tyre d.m.th. Se per cfare behet fjale ne patriot act, shumica e tyre nuk dinin per cfare kishin votuar por thjeshte kane votuar pro ashtu sic ju kan thene, megjithse ne kete ligj behej fjale per te drejta themelore njerezore ,pra per “Cungim” te drejtave themelore me qellim rritjen eefikasitetit ne luften kunder terrorizmit