Rusi, oficeri i policisë sulmon diplomatin Amerikan

8 Korrik 2016, 19:06Sociale TEMA

Një diplomat Amerikan në Moskë është sulmuar disa ditë më parë nga një oficer policie, teksa hynte në ndërtesën e ambasadës së SHBA-së.

Pamjet janë filmuar nga një kamera sigurie, ndërsa janë transmetuar edhe nga një televizion Rus, ku zyrtarë të këtij vendi kanë deklaruar se ka qenë diplomati ai që ka sulmuar oficerin e policisë.

Diplomati shihet teksa del nga një taksi dhe në momentin kur bëhet gati të hyjë në ndërtesën e ambasadës, sulmohet papritur nga punonjësi i policisë.

Kohët e fundit, SHBA ka akuzuar Rusinë për një fushatë sulmesh e nxacmimesh ndaj diplomatëve të huaj në Moskë, ndërsa Kremlini është kundërpërgjigjur se i njëjti trajtim po iu ofrohet edhe diplomatëve të tyre në Uashington.

1 komente në “Rusi, oficeri i policisë sulmon diplomatin Amerikan”

  1. sokol says:

    ska gje se amerika ka avionat B2.Lufta do bole o Mero jo llafe kurvash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje