Xhihadistët e grupit ekstremist ISIS shfaqen shpesh në video makabre, duke prerë kokat e viktimave të tyre, apo duke torturuar persona të ndryshëm në mënyra nga më ç’njerëzoret. Kjo, si pjesë e fushatës për të ngjallur frikë tek njerëzit me anë të videove tejet të përpunuara.
Por, si janë ata në çastet e tyre më të vështira dhe kur nuk e dinë se po filmohen? Në një video të xhiruar nga një helikopter i ushtrisë Irkiane, duket një prej ekstremistëve të ISIS, teksa përpiqet të kamuflohet për të mos u pikasur nga helikopteri.
Megjithatë, ajo çfare nuk shkon është se përpjekjet e tij janë të dështuara. Nga pamjet ai duket ndërsa shtrihet në tokë dhe mbulohet me gjethe, për t’u ngritur sërish duke mbajtur një tufë bari mbi kokë, ndërkohë që rrjeti nuk ka ngurruar ta pagëzojë si “Xhihadisti Idiot.”
sillet si malok shqiptar mali ma kallash kur shko me bo krim!