Intervista Ervin Bushati për TemA TV: Shqipëria po vuan mungesën e një burse

7 Korrik 2016, 18:27Sociale TEMA
Intervista Ervin Bushati për TemA TV: Shqipëria po vuan mungesën

Prej vitesh në vendin tonë vijojnë tentativat për të ngritur një bursë, por ato rregullisht kanë dështuar. Së fundi përsëri një grup investitorësh privatë po synon ngritjen e bursës së Tiranës.

Prania e një tregu kapitalesh, siç njihet ndryshe bursa, do të ishte një mundësi shumë e madhe shtesë për ekonominë. Deputeti Ervin Bushati gjatë një interviste për TemA TV liston përfitimet që do të kishte ekonomia por edhe biznesi nëse një projekt për një bursë do të mund të vihej në jetë.

Gjithashtu deputeti socialist është edhe njëri prej nismëtarëve që kërkon rikthimin e ligjit që lejon importin e plehrave në Shqipëri. Bushati e cilësoi të rëndësishëm këtë projektligj ndërsa foli edhe për reformat që ka ndërrmarë qeveria në këto tre vite në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.

2 komente në “Intervista\ Ervin Bushati për TemA TV: Shqipëria po vuan mungesën e një burse”

  1. Nje shqiptar says:

    Bursa duhet krijuar sa me shpejt. Eshte e vetmja mundesi ku nderrmarrjet, kompanite, bankat e bizneset ne pergjithesi mund te gjejne financimin e duhur per tu rritur. Bursa do te jap mundesi edhe qytetareve te investojne kursimet e tyre, pasi bonot e thesarit tashme jane pa interes ndersa bankat ofrojne interesa negative keshtu qe parat e njerezve te thjeshte po u digjen gradualisht nga inflacioni vendas dhe i importuar.
    Per importimin e plehrave dhe perpunimin e tyre mendoje se nuk jemi akoma ne gjendje qe ti realizojme me sukses, per arsye te infrastuktures, te hapesirave gjeografike te kufizuara qe ka vendi yne, te pozicionit me pjerresi ndaj detit dhe rrjedhjes se ujrave nentokesore, te mungesave ne kontrollin e hyrjes ne territorin tone, te korrupcionit, mungeses se laboratoreve te duhur kimik e baktereologjike, mungeses se teknollogjise se duhur te perpunimit pa shkaktuar ndyrje te ambjentit dhe perhapjen e semundjeve infektive e vdekjeprurese.

  2. Rio says:

    Po ky nuk e ka iden ca do te thot burse financiare. Firmat kan nga 4 bilance ne tastet me te mira. Ktu nuk po financojn bankat qe kerkojn 500 kolaterale jo me te investoj ne cfar firmash dhe kush??
    Lereni se skeni b.. qe te beni shqiperine ate qe meriton..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje