3 deputetët e majtë Eduart Shalsi, Ervin Bushati si dhe Bujar Derveni kanë depozituar në parlament një projektligj i cili lejon importin e mbetjeve në Shqipëri. Kjo kërkesë vjen 3 vite pas shfuqizimit të ligjit të qeverisë Berisha, i cili kishte pot ë njëjtin qëllim, importin e plehrave dhe riciklimin e tyre në vendin tonë.
Në atë kohë, mazhoranca e sotme e cila ndodhej në opozitë, ngriti zërin dhe kundërshtoi këtë nismë, ndërsa sot në pushtet, ka nisur përpjekjet për rikthimin e ligjit që i hap rrugë importit të plehrave.