Pse ndryshoi qëndrimi i deputetëve të shumicës, për të rikthyer importin e mbetjeve në Shqipëri?

7 Korrik 2016, 10:27Sociale TEMA

Tre deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë firmosur një propozim ligjor për të mundësuar importin e mbetjeve në Shqipëri.

Ndonëse një hap i tillë, siç pranojnë edhe deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni, “nuk ka qenë i parashikuar në programin analitik të akteve të Ministrisë së Mjedisit”, tashmë projektligji ndodhet në nisje të procedurave parlamentare.

Sipas deputetëve, akti i propozuar “rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend”.

“Ai i rikthen të drejtat që ka patur Këshilli i Ministrave, si pjesë e rrjetit të integruar të mbetjeve. Gjithashtu, ai përcakton autoritetin pranë të cilit depozitohet kërkesa për importin e mbetjeve, si dhe autoritetin që e lëshon këtë akt. “Si pasojë e këtij parashikimi, bëhen edhe ndryshimet përkatëse në pjesën takuese të kundërvajtjeve administrative, me qëllim që mbetjet jo të rrezikshme të mos importohen pa u pajisur me dokumentacionin përkatës që specifikohet në këtë akt”, shprehen propozuesit.

Sipas tyre, akti i propozuar parashikon daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave, e ashtuquajtura “lista e gjelbër”, ose siç mund te thuhet ndryshe lista e mbetjeve që mund të importohen në Republikën e Shqipërisë, pasi akti që ka qenë në fuqi për këtë qëllim është shfuqizuar me Ligjin nr. 156/2013, raporton Shekulli.

Nisma e tre deputetëve është justifikuar me mbështetjen për industrinë e riciklimit në vend. “Ndryshimet ligjore do të hapnin mundësi të mëdha ekonomike në sektorin e riciklimit, shoqëruar me krijimin e dhjetëra mijë vende të reja pune, rritje të rëndësishme të GDP-së dhe dyfishimin e eksporteve, referuar nga Shoqata e Ricikluesve”, thonë deputetët, por pa dhënë asnjë detaj konkret mbi efektet ekonomike të propozimit të tyre. Investimet në industrinë e riciklimit, sipas deputetëve, janë rreth 120 milionë euro, me rreth 35.000 të punësuar.

Propozimi i një nisme ligjore për lejimin e importit të mbetjeve përbën një ndryshon thelbësor në qasjen e qeverisë dhe shumicës parlamentare ndaj këtij problemi. Ndalimi i importit të mbetjeve ishte një ndër vendimet e para të qeverisë “Rama” në shtator 2013. Siç shkruajnë edhe deputetët propozues në relacionin e tyre, nevoja për të mbështetur industrinë e riciklimit të mbetjeve ka ndryshuar edhe qëndrimin e tyre.

6 komente në “Pse ndryshoi qëndrimi i deputetëve të shumicës, për të rikthyer importin e mbetjeve në Shqipëri?”

  1. jgh says:

    hesap rilindasi. te mbeshtesesh industrin e riciklimit duke importuar plehrat, eshte sikur te thuash te mbeshtesesh industrine farmaceutike duke importuar kokaine. keto ide i kane mbetur rilindasve per ekonomine: legalizo hashash, importo plehra, importo arme kimike

    1. Tarrasi . says:

      Plehrat kerkojne rikthimin e plehrave.

      Ptu qelbesira lipit te gjitha ato qe beshtyte ne prag te zgjedhjeve qe ju dhan pushtetin.

      Ju duhet te tredheni cdo dite por fatkeqsisht nuk jeni burra.

  2. Xan Deledashi says:

    Plehrat ne mes te plehrave jane mesuar te jetojne.

  3. Foto Spiro says:

    Cudia e radhes nga deputetet tane!!! Eshte njelloj sikur te themi se ne Shqiperi jane disa laboratore droge qe kane mbetur pa pune prandaj duhet te mbjellim droge qe te mos falimentojne. Investimet ne industrine ricikluse te mbetjeve jane te dyshimta. Shteti duhet te hetoje te kujt jane e me c para jane ngritur. Mijra vota te intelektualeve i mori Partia Socialiste ne zgjedhje sepse deklaroi ndalimin e importit te plehrave. Populli yne ka nje fjale te urte“Kush perzihet me M…. e hane pulat”

    1. Piro MITRUSHI says:

      1) Per z. Foto Spiro: Te lumte -shkurt por shume sakte.
      2) Turp i madh per tre deputeteplehra socialiste, qe i qajne hallin biz(pis)nesit por jo popullit. Ne fakt atyre u duhen zarfe me parate e mafjes se plehrave.

  4. Zigur Qarri says:

    Per nevojat e nje Qyteti me 50 mije banore,kosto e nje impianti riciklimi,kushton 60-70 milion Euro.
    TEMA thotë,që:”Investimet në industrine e riciklimit,sipas deputetëve,janë rreth 120 milionë euro,me rreth 35.000 të punësuar”!!!
    Interesant, 35.000 të punësuar ne industrine e riciklimit,ne Shqiperi!!!Industria e riciklimit(marre sebashku 2015) Gjermani France,
    ka perafersisht 35.000 të punësuar!!!I
    Nuk besoj se genjeshtra eshte zgjidhje politike e nje problemi qe ka kosto te larte,por besoj se e rendon problemin qe kerkon zgjidhje
    afatgjate ne interes te gjith shqiptareve.Prandaj,ndryshimi i qendrimit eshte i qarte,lufte interesash personale,por kurresesi kolektive.
    Ju nuk jeni ne gjendje te kontrolloni te vetmin Aeroport ne Shqiperi,do te kontrolloni miliona ton plehra qe do te riciklohen!I!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje