Kampiona e Shqipërisë, Skënderbeu, ka marrë sot një dënim të rëndë nga ana e Gjykatës së Albitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS), duke u përjashtuar me një vit nga Kupat e Europës, dënim i cili e ka lënë futbollin shqiptar, pa asnjë skuadër përfaqësuese në “Champions League”.
Një dënim që është një goditje mjaft e rëndë për Skënderbeun, Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila është treguar inekzistente në këtë proces, si dhe për imazhin e futbollit shqiptar që njolloset dhe një herë me akuza të rënda siç janë trukimet e ndeshjeve.
Por, a do të ketë një reagim nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë skandal të rëndë që ka përfshirë futbollin shqiptar?
Pas vendim të komisionit të etikës dhe disiplinës në UEFA, duhet që në mënyrë urgjente të mblidhej komisioni i disiplinës dhe etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ky komision duhet që ta dënojë atë skuadër që trukon ndeshje (në këtë rast Skënderbeun). Kjo pasi një skuadër e cila ka trukuar ndeshje duhet që të dënohet dhe nga organizatori i kampionatit, sepse nëse ka arritur që të trukojë ndeshje, kjo gjë e ka ndihmuar klubin që të pasurohet në mënyra të paligjshme dhë të bëjë merakato të pandershme.
Deri më tani në Federata ka pllakosur heshtja përballë këtij skandali të madh, ku ende nuk ka pasur asnjë reagim.
Kjo nuk është hera e parë që klubi i Skënderbeut përflitet për trukime ndeshjes, pasi korçarët janë paditur dhe për ndeshje në kampionatin shqiptar./ TemA TV
Nese nuk ja heqin titullin Skenderbeut, nuk ka bythe ku te rrijne. Zakonisht praktika ne Europe eshte per akte te renda te disiplines sportive, federatat japin per klubet denime me te renda se UEFA.
Kujtoni Angline e 1985, UEFA po diskutonte qe te perjashtoheshin klubet angleze 2 vjet nga Europa, qeveria e Anglise vendosi perjashtimin pa afat ne menyre te njeanshme duke e shtyre UEFA-n te merrte te njejtin vendim 2 dite me vone. Vendimi ndejti ne fuqi per 5 vjet, derisa Qeveria e UK mori ne kontroll huliganizmin dhe i kerkoi UEFA-s heqjen e perjashtimit.
O ti epiroti i 2! kujton se po flasim per epirin,apo per elladen?C’lidhje ka huliganizmi me titullin e skenderbeut,apo sepse po e kerkon gazetari komunist pa emer i temes.I lexoni shkrimet apo ju lexojne?
Bythqirat e Bodes