Skandali i Skënderbeut/ FSHF-ja hesht sërish

6 Korrik 2016, 15:45Sociale TEMA

Dënimi që klubi i Skëndërbeut i cili është dhe kampioni i shqipërisë mori nga CAS, është një nga goditjet më të rëndë për imazhin e futbollit shqiptar.

Klubi korçarë akuzohet për trukim të ndeshjeve, duke u përjashtuar me një vit nga kompeticionet ndërkombëtare e cila është një goditje mjaft e madhe për futbollin tonë duke marrë një tjetër shuplakë të rëndë.

Por, që të mos mjaftonte vetëm kjo, një tjetër skandal është dhe mos informimi që Federata Shqiptare e Futbollit ka për detyrë ndaj sportdashësve e cila ka heshtur në të dyja rastet lidhur me këtë skandal.

Në momentin kur doli vendimi I UEFA-s, FSHF-ja heshti, duke mos e informuar opinionin për dënimin që mori Skëndërbeu dhe I la korcarët të apelojnë në CAS.

Në rast se në Federatë do të ishin treguar më profesionistë në akuzat e ngritura nga UEFA, sot futbolli shqiptar nuk do të ishte pa një skuadër përfaqësuese në një nga kompeticionet më të njohura në Europë si “Champions League”.

Edhe në këtë rast kur CAS, ka lënë në fuqi vendin e UEFA-s, Federata Shqiptare sërish nuk ka reaguar dhe pse në raste të ngjashme Federatat e shteve të tjera kanë reaguar menjëherë.

FSHF-ja duhet që të ishte më profesioniste në këto akuza dhe nuk duhet ta linte që situata të vinte në këtë pikë për të mos e lënë shqipërinë pas një skuadër pjesëmarrëse në “Champions League” e cila njihet si gara më perstigjoze në të gjithë europën. /TemA TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje