"Borati i Vërtetë," burri detyron bashkëshorten të mbajë frigoriferin në krahë

6 Korrik 2016, 12:30Sociale TEMA

Ngjarjet e përshkruara në filmin “Borat,” ndoshta nuk janë edhe aq të pavërteta.

Një video e filmuar në Kazakistan tregon një grua e cila mban në krahë frigoriferin, ndërsa i shoqi i jep makinës.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si frigoriferi, i cili është tepër i madh për t’u futur në bagazhin e makinës, mbahet nga gruaja, ndërsa bashkëshorti drejton i qetë automjetin.

Rrjeti nuk ka ngurruar ta quajë atë, “Borati i Vërtetë,” duke e krahasuar me personazhin e komedisë së njohur të Sacha Baron Cohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje