Policia kufitare në Zvicër është përballur mëngjesin e të mërkurës me një pamje të pazakontë.
Një emigrant nga Eritrea kishte zgjedhur të kalonte Ilegalisht kufirin, i fshehur në një valixhe, pavarësisht se ishte më tepër se 180 cm i gjatë.
Ai kishte arritur të kalonte me tren nga Milano në Chiasso, pranë kufirit me Zvicren, kur është pikasur nga pasagjerët e tjera, pasi nga valixhja dëgjoheshin zhurma të çuditshme.
Policia, që ishte njoftuar qysh më parë nga pala Italiane për dy emigrantë nga Eritrea, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin, ka kontrolluar trenin kur pasagjerët iu kanë treguar valixhen.
Ata kanë mbetur të habitur kur prej saj doli në fillim koka e një njeriu, dhe më pas zinxhiri nisi të hapej për të dalë emigranti i palosur brenda saj.