Eleminimi i parakohshëm i Rusisë nga “Euro 2016” duket se nuk i ka shqetësuar të gjithë lojtarët e ekipit.
Në një video të bërë publike në internet, duken dy futbollistët Aleksandr Kokorin dhe Pavel Mamev, teksa festojnë një klub nate në Monte Carlo. Festë, e cila sipas “The Sun,” po të merret parasysh vetëm shampanja, ka kushtuar më tepër se 213,000 paund.
Ndërkaq, klubet respektive të dy lojtarëve kanë marrë masat e para. Kokrin dhe Mamev janë transferuar në ekipet e të rinjve të klubeve të tyre, ndërsa edhe janë gjobitur për sjelljen e tyre “të papranueshme.”