FOTOT/ “Rilind” edhe Sanatoriumi në Tiranë

6 Korrik 2016, 21:24Sociale TEMA
FOTOT/ “Rilind” edhe Sanatoriumi në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në “Sanatoriumin” e Tiranës, i cili tashmë ka marrë një pamje tjetër pas rikonstruksionit.

“Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që është transformuar nga një sanatorium ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të mushkërive, në një Qendër Rajonale Spitalore me shumë shërbime, kapacitet të shumëfishuar dhe cilësi të re në çdo aspekt. Tanimë, këtij spitali mund t’i drejtohen edhe ata që kërkojnë trajtim për sëmundjet e brendshme, ato të zemrës dhe për ndërhyrje të kirurgjisë së përgjithshme.

Ka ende plot punë e progres për të bërë, por në një periudhë kohe kaq të shkurtër është përmbysur një histori e hidhur shumëvjeçare rrënimi e këtij spitali kaq të rëndësishëm, i cili është kthyer në një shtëpi të pastër mikpritëse, me infrastrukturë të re dhe me një kujdes shembullor ndaj pacientëve e familjarëve. Ndërkohë po ndërtohet edhe një krah i ri modern i spitalit për të fuqizuar shërbimet si edhe rritur kapacitetet për funksionet universitare, duke e kthyer sanatoriumin e dikurshëm, në një pasqyrë të ambicies sonë për një shëndetësi të rilindur; për një shërbim publik shëndetësor që konkuron denjësisht me çdo strukturë private spitalore në Tiranë”, shkruan Rama, ndërkohë që ka postuar fotot e mëposhtme.

9 komente në “FOTOT/ “Rilind” edhe Sanatoriumi në Tiranë”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    @ E. Rama
    *****
    Shumë bukur
    Ka lezet
    Vjen era
    Kryeqytet!
    *****
    Ke mbjellur
    Ene tokën
    Drejtor
    Vur Muli Nokën ?
    *****
    Jeshil
    E ke bo barin
    Doktor
    Vur SALI .arin!

    1. Sanatorium fasada says:

      Shifini kushtet nga brenda si ne mes jeté,nuk ka as uje te ngrohte,krevatet jane prodhim i 1920,sherbimi shendetsor me keq se né afrike.mjeke kriminele.

      1. Spartaku says:

        Bravo,bravo,ju lumt zoti Rama,je nje kryeminister i zoti.Sanatoriumi eshte bere jo vetem nje bukuri e rrall,por edhe shume funksional per semundjet e mushkrive dhe te tjera.Mos degjo gojet e liga,qe edhe ky sanatorium qe eshte bere kaq i bukur,atyre u vrete syte.Qytetet kudo ne shqiperi po ndrijne.Ke qejf te dalesh ne xhiro ne darke ne pedonalet,apo shetitoret e bukura,ku ka nje freski dhe nje mbrekulli.Urime.Mos degjo çakenjet e Saliut,por vazhdo keshtu te punosh se po punon shume mire.

  2. visi says:

    Hahaha jeni komik ……po ka me shumme se 3vjet keshtu

  3. Sony-Lg-Samsung says:

    Bravo Prof. Perlati!
    E covi ne din ate vend te larget ku akoma tregonin gojdhena per dum-baben Shefqet Ndroqi dhe pordhacin Elez Selimi

  4. niko says:

    Puno Z. Rama. Shpellaret le te lehin.

  5. ina says:

    A jane ende 7 gra me nje dhome me krevate te ndryshkura me susta te ish ushtrise se shokut Enver dhe pa ajrim , ventilim apo kondicioner ne 40 grade ne vere?!!!

  6. logjika says:

    Megjithemend po behen pune te medha ne te gjitha qytetet shqiptare ne mes te nje terrori me shume se fashist te partise qe vrau shpresat dhe shqiptaret. Vazhdon te punoje qeveria dhe bravo. Kam pare shume qytete gjithandej qe po marrin formen e desheruar dhe po krijojne ambjente jete. Nuk e i magjinoj dot kete kundervenie te ketyre pd-istave qe jane kunder çdo gjeje te mire e te bukur qe jane varrmihesit e qyteterimit dhe kerkojne me çdo kusht qe te pengojne punet qe jane shtrire ne te gjithe vendin. Duhen hapur syte dhe duhet shikuar se çpo behet dhe ti thuhet ndal terrorit te bandes saliberishjane qe vazhdon per interesat e tij, per te mbrojtur hajdutllekun, krimet dhe korrupsionin, tradhetine dhe baterdine qe ka bere. Do thosha vetem: Bravo dhe vazhdoni, njerezit ju shohin ne sy, Shqiperia duhet te behet , duan apo nuk duan Saliu me banden e tij. Votoni Reformen ne drejtesi jo me parcela partishe , por si nje parcele te vetme kombtare, per interesat e popullit dhe njerezve qe ednderruan ditet me te mira per jeten e tyre, pavaresisht se mendjet e ngurtesuara e driteshkurtra te nje pjese te shqiptareve shikojne me deshperim perparimin e vendit duke perkrahur Sali Berishen. Ata jane pak, jane mioper per interesa meskine personale, jane dhe pjese e njerezimit qe kane shpirt te kalbur, por ju me punen tuaj do tu pellcisni syte. Dhe ata nje dite do te pendohen vete per ate qe kane bere e bejne, pavaresisht se ne çdo rast do nxjerrin nje bisht per te kundershtuar punen e mire. Mos u ndalni sepse kjo rruge s’ka te ndalur, populli ju besoi dhe do tu besoje per ate qe beni e jo ate qe thoni vetem. Ndiej kenaqesi dhe ju perkrah si çdo qytetar zemermire per punen qe po beni ne interes te te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje