Portugali-Uells është ndeshja e parë gjysmëfinalë që do të luhet në stadiumin e Lyonit.
Një sfidë e cila pritet të dhurojë spektakël dhe emocione pasi që të dyja skuadrat kanë si objektiv që të shkojnë në finalen e madhe.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare.
Uellsi: Hennessey, Gunter, Chester, Collins, Williams, Taylor, King, Ledley, Allen, Bale, Robson-Kanu
Portugalia: Rui Patricio, Alves, Fonte, Soares, Guerreiro, Danilo, Mario, Silva, Sanches, Nani, Ronaldo
Mbyllet ndeshja gjysmëfinale, Portugali-Uells me rezultatin 2-0
Minuta 77′, Danilo humbet rastin më të artë për të shënuar golin e tretë ku i vetëm përballë portierit godet qëndrore
GOL! Luis Nani dyfishon rezultatin për portugezët duke devijuar topin gjuajtur nga Ronaldo në fund të rrjetës. Ne festë portugezët
GOL! Kristiano Ronaldo kalon në avantazh Portugalinë. Një gol spektakolar me kokë i kapitenit të Portugalisë duke fluturuar mbi mbrojtësit Uellsian
Nis pjesa e dytë e gjysmëfinales Portugali-Uells
Minuta 44′, Kristiano Ronaldo shumë pranë golit të avantazhit, por nuk kordinohet në mënyrën e duhur gjatë goditjes me kokë duke e dërguar topin jashtë kuadratit
Minuta 22′, Sërish Gareth Bale që shfaqen rrezikshëm me anë të një kundërsulmi por gjuatja e tij pritet pa probleme nga Rui Patrisio
Minuta 18′, Shfaqet rrezikshëm dhe Uellsi e me Bale që tenton brenda zonës por topi përfundon mbi kuadrat
Minuta 15′, Portugalia krijon rastin e parë të rrezikshëm me anë të Mario i cili godet në mënyrë diagonale por jashtë kuadratit
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësueseve. Nis ndeshja me topin e luajtur nga qendra nga ana e Uellsit