Nga Bardha Nergjoni
Nuk do ta kishin imagjinuar që do të priteshin aq mirë dhe do të merrnin aq shumë duartrokitje, do të bënin aq fotografi dhe do të mbusheshin me aq urime. Kinezët në Cërrik kanë nga viti 1967 që janë vendosur me ndërtimin e Radiostacionit, por këtë popullaritet nuk e kanë hasur kurrë më parë. Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës u shpall “Qytetare Nderi”; “Ti më je si një gonxhe” u këndua në gjuhën kineze, e arti marcial i Kung Fu Shaholin mrekulloi të vegjël dhe të mëdhenj dhe kështu kaloi një pasdite argëtimi e pazakontë për Cërrikun.
Në pjesën më të madhe ata kanë mësuar shqip, flasin shumë pak dhe njohin shumë mirë mediat shqiptare. Pavarësisht temperaturave të larta, gjithçka ka shkuar shumë mirë. Publiku i shumtë u entuziazmua nga aq shumë kinezë në shesh e në skenë.
Ambasadorja Yu nuk u shfaq e bezdisur për asnjë moment nga njerëz pa fund që kërkonin një foto më të. Të çuditur për entuziazmin e Cërrikut, përfaqësuesit kinezë bënë komente mjaft emocionuese. Shfaqja e tyre nuk ishte pritur kështu në Tiranë.
Ambasadorja Jiang Yu e cilësoi aktivitetin një shtysë të re për marrëdhëniet dypalëshe dhe një urë të re komunikimi midis dy popujve.
“Siç e dini Kina dhe Shqipëria kanë pasur një marrëdhënie tradicionale qysh prej shumë vitesh dhe tani po nxisim marrëdhënie me njësitë vendore dhe shpresojmë që këto marrëdhënie do të japin një shtysë të re për marrëdhëniet e dypalëshe”.
Sa i përket investimeve, duket se Kina është shumë e interesuar për disa fusha ndërsa veçanërisht në Cërrik për bujqësinë. “Kam shkëmbyer mendime për mundësitë e bashkëpunimit. Ekziston një hapësirë bashkëpunimi në fushën e bujqësore të makinerive bujqësore, etj. Ndërkohë sa i përket investimeve të tjera ambasadorja Yu theksoi se ka hapësira për bashkëpunime në fushën e infrastrukturës, së energjisë, arsimore kërkimore.
Për kryetarin e Bashkisë, Altin Toska, ka shumë arsye pse ambasadorja kineze u shpall “Qytetare Nderi” dhe pse ky bashkëpunim po forcohet.
Toska theksoi se ky është titulli i parë që këshilli bashkiak i Cërrikut jep në këtë mandat dhe është përzgjedhur ambasadorja kineze për shumë arsye: Së pari për tërheqjen e investitorëve kinezë; së dyti për dhurimin e shumë pajisjeve për bashkinë e Cërrikut; dhe e treta sepse bashkia e Cërrikut është zgjedhur si bashki pilot pas nënshkrimit të një kontrate mes qeverisë kineze dhe ministrit Panariti për subvencionimin e bujqësisë prej 10 mln dollarësh”.
Ndërkohë, lidhur me Radiostacionin ai u shpreh se ka një rol të rëndësishëm pasi e bën të njohur Cërrikun dhe e përqendron vëmendjen tek kjo bashki.
“Aktualisht në Radistacionin e Cërrikut punojnë 38 inxhinierë kinezë dhe 38 inxhinierë shqiptarë dhe na bën të njohur në të gjithë botën dhe emeton valë deri në Kinë”.
Ndërkohë, një sipërmarrës në Cërrik që ka mësuar të komunikojë në gjuhën kineze dhe e ka vizituar vendin me popullsi më të madhe në botë, thotë se kinezët në Cërrik janë ata që ndihmojnë më shumë. Ai ka mësuar të komunikojë në gjuhën kineze. Jetmir Laroshi e quan vendin me ekonomi mjaft të zhvilluar, pavarësisht sistemit komunist dhe nga të cilët të gjithë duhet të marrin shembull. “Janë njerëz shumë të mrekullueshëm. Shërbejnë në këtë qytet. Për çdo problematikë të vogël. Në zonën tonë kanë sistemuar rrugën e fshatit. Unë vetë kam qenë në Kinë dhe kam parë më sy një kapitalizëm shumë të zhvilluar”.
Kinezët në Cërrik, një histori që nis në 67-tën
Radiostacioni i Cërrikut ka filluar punë më 1 tetor 1967. Është qendër transmetimi radioje, me valë të shkurtra. Ky radiostacion ka qenë konceptuar si i ndarë në dy zona: zona A dhe zona B. Zona A ka të instaluar 8 transmetues nga 50 kvv fuqi të rrezatuar, të cilët mund të punojnë dhe të bashkuar nga dy, duke realizuar një fuqi prej 100 kvv, që për vitet 60-70 ishte një fuqi e konsiderueshme. Nëpërmjet një sistemi antenash, nga zona A janë transmetuar në drejtim të vendeve të ndryshme të botës, programe në shqip si dhe në gjuhë të huaj. Nga zona A deri në vitin 1989 transmetoheshin programe në 28 gjuhë të huaja. Në vitet e fundit të shek. XX transmetohen në 16 gjuhë, si dhe programe shqip për shqiptarët jashtë atdheut. Zona B ka të instaluar 8 transmetues, nga të cilët 2 me fuqi 50 kë secili, si dhe 6 të tjerë me fuqi 15-25 kvv. Nga kjo zonë në dy transmetuesit 50 kvv është dhënë dhe vazhdon të jepet program difuzioni. Të gjashtë transmetuesit e tjerë kanë punuar kryesisht në telegraf për agjencinë kineze “Hsinhua”, ATSH, ambasadat dhe Postë-Telegraf-Telefonin, PTT,etj.
Mësohet se janë rreth 50 persona që punojnë aktualisht në radiostacion. Është e vështirë të kesh akses në ambientet ku edhe janë vendosur me shtëpi të vogla që i shërbejnë për të jetuar gjatë kohës që punojnë. Shpesh ata dalin në qytetin e Cërrikut dhe Elbasanit, marrin pjesë në festime, njihen me traditën dhe ushqimet, bëhen pjesë e komunitetit me të cilin janë miqësuar mjaft dhe mësojnë shqip, një kulturë interesante për ta, në një miqësi që duket se po lulëzon sërish./ Tesheshi.com
ne firenze i palloj ne dajak polizia kineset qe kane 15 vjet qe bejen investime te papara ne itali,i shikojne me perbuzje si rrac inferiore,sikur 10 % e kinezve qe jane ne prato te zhvendoseshin ne keto zona cerrik,elbasan rrogozhine .PBB E shqiperise do rritej me 2 shifra ne vite.porti i durrsit 30 min.aeroporti 1 ore.selaniku 8 ore…KINEZET PASTAJ E KANE DHE TE NGUSHT PJESHKEN.ME PERFITIM PER TE DY POPUJT
O Ruhuni nga Kinezi. Nuk kendon shqip per mall, por per tju shit mall. Keto po kolonizojn boten (afriken, azine, europen) normal kolonizimi nuk behet pa e mesuar gjuhen dhe traditen e atij vendi. Jane rrace e zgjuar e gjejn budallenj qe mbeten te mahnitur pse na kendokan shqip, me ngjyra si klloun. Mos po behemi si nativet indios qe ju jepnin pasqyra e ju merrnin ar e diamante. Ne tirane tek Medreseja u futa nje dit ne dyqan pa e dit nese ishte kinez, mbeta pa fjale kur pashe qe ai qe fliste ishte kinez, si pash jush pse? Normal vendi ku shkon gjuha ku meson, por jo per kulture por per bisnez. Nese sdoni qe nje dite tju paguajm qeran pasi te kemi shitur shqiperine kini kujdes.
Kinezet si arabet. Arabet ndertojne xhami ne Shqiperi e kosove, investimet i bejne ne Serbi, Kinezet i fusin nje “ti me nje si nje gonxhe” per shqiptaret dhe investimet i bejne prape ne serbi dhe Greqi, pasi ishin serbia dhe greqia qe i futen verdhacuket ne OKB dhe jo Shqiperia.Si nuk mbushen nje here mend as shqiptaret dhe as diplomacia shqiptare, megjithese vazhdon te perballet me mosperfilljen kineze.
Kinen e futi Enver Hoxha ne OKB o trap i infektuar me virusin e idiotizmit
nga prato, itali, shkojne drejt kines jo me pak se 400 milion dollar çdo vit. Keto pare vine nga konkurrenza zleale qe i behet tekstilit italian.
do te ndodhe edhe ne shqiperi e njejta gje.
Ne bastionin e pare per te hyre Kina ne OKB, ishte politika dhe diplomacia shqiptare qe Kina te ishte anetare me te drejta te plota.
Nga tre shtetet mike qe ka pasur Shqiperia komuniste e Enver Hoxhes, Jugosllavi, Bashkimi Sovjetik dhe Kina, Kina ka qene ajo qe ka dhena ndihmat me te medha ne te gjitha drejtimet duke filluar nga ekonomia duke ndertuar hidrocentrale, kombinate, fabrika dhe ndermarrje te ndryeshme.
Miqesia me Kinen u prishen nga Enver Hoxha per mustaqet e “Celos”. Kjo eshte e verteta, sepse shpesh ne shqiptaret ato qe na bejne ndere dhe na ndihmojne jemi mos mirenjohes. Sepse Kina si territor tokesor dhe me popullsi gjigande e para ne bote nuk ka pasur, nuk e ka dhe nuk do ta kete problem qe ndihmoje nje Shqiperi dhe popullsi shqiptare te vockel.
Prandaj me Kinien duhen vetem marredhenie korrekte, te sakta, te qarta dhe them gjithcka shkon mire.
Gjate sistemit komunist Kina na ndihmoj shume dhe kinezet nuk na shqetesuan asnje here. Nga ndertimet industriale bene ate qe u hapen me mijra vende pune.
Por, edhe pas viteve 1990, doli nje profesion i ri qe quhet i SKRAPISTIT, gjithcka u shkaterrua dhe u shit per skrap dhe keto ishin te gjitha makinerite qe ishin sjellur nga Kina falas. Cfare fituam, shumica e popullsise fitoj papunesine masive dhe moren rruget e Evropes dhe te botes eksod dhe emigrant. Nga nje vend industrialo-bujqesor, sot jemi me nje ekonomi te shkaterruar pa industri dhe me nje industri te shkaterruar.
Shqiperia dhe populli i saj cfare arriti, asgje, 40 % e popullsise jashte vendit dhe populli i saj me varferi ne Ballkan dhe ne Evrope. Shkathtesia dhe zgjuarsia e jone eshte vetem per ndonje pisllik, korrupsion dhe mafie. Ku ne mes te dites, ne aeoroportin e Rinasin, diten per diell te vidhen paret nga mafia dhe gangsterat e politikes shqiptare.
Prandaj me injorant, me servila, dallkauk nuk ecet perpara sepse kemi 25-se vjet nga keto tipa vendosim ne shtet dhe ne qeveri si shpellari SALI BERISHA, pijaneci, qylaxhiu, oprtunisti FATOS NANO, hajdut ILIR FLORIRI, njeriu gaztor qe qesh qe s’ben asnje pune LULEZIM BASHA dhe piktori i zhgarravinave, barboni EDI RAMA. Tung.
O demokrat,të ka lënë koha prapa.Nuk janĕ kinezët mospĕrfillĕs ndaj nesh ,ĕshtë media ,klasa politike dhe personazhe si ty që nuk dinë se cilat janë zhvillimet aktuale dhe perspektive botĕrore.Në se politika jonë do të mendonte interesat themelore të shqiptarëve, do të kishte bërë një marrëveshje të madhe ,do tĕ ndiqte një politikë të dyrve të hapure pĕr kapitalin prodhues,sepse paratë nuk kanë as ngjyrë as ideologji .Kinezët i kanĕ dhĕnë sinjalet,kemi qënĕ ne që nuk jemi treguar të aftĕ apo kemi treguar servilizĕm total ndaj tĕ mëdhenjve.Çfarë mendon ti Greqia apo Sërbia janë më pak miq të amerikanëve meqë Kina po investon miliarda…Ne jemi idjotë të tillë që edhe çobani mendon politikë ndërkombëtare,ndërsa borgjezia e re ,e lidhur me interesat politike nuk është në gjënvdje të përfitojë nga rrethanat ndërkombëtare.Kina mund ta kishte shndrruar Shqioërinë Honkongun e Europës ,por për fatkeqësi historike tek ne akoma dominon klani anarko feudo fashist i Berishës….Fal me shndet Fizit….ah jo tan fisit….fisit primitiv që ka zënë peng lirinë e vërtetë të mendimit,prodhimit, demokracië reale të ëndĕrruar …
Nuk na le Amerika miku im se i intereson te jemi te varfer dge te pafuqishem qe te na 0erdor si i do trapi.Populli yne si trap qe eshte iban anen amerikes se ka 25 vjet shpreson per cekun e bardhe te Xhejms Bejker