Francë-Gjermani është gjysmëfinalja e dytë në Euro 2016 që luhet në stadiumin e Marsejës.
Një supersfidë e cila është cilësuar si finalja e parakohshme pasi që të dyja skuadrat janë pretendente për të fituar kapionatin europian.
Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video rastet më të mira të kësaj ndeshje.
Formacionet Zyrtare.
Gjermani: Neuer, Kimmich, Boateng, Howedes, Hector, Can, Schweinsteiger, Ozil, Kroos, Draxler, Muller.
Franca: Lloris, Sagna, Koscielny, Umtiti, Evra, Pogba, Matuidi, Sissoko, Griezmann, Payet, Giroud.
Mbyllet gjysmëfinalja, Francë-Gjermani me rezultatin 2-0
Hugo Loris i mohon një gol të sigurtë Gjermanisë duke bërë një pritje spektakolare
GOL! Sërsih ai Antonio Griezmann, që realizon golin e dytë për Francën duke përfituar nga një gafë e Nojer. Shpërthejnë në festë Gjelat
Nis pjesa e dytë e ndeshjes me të dyja ekipet që nuk kanë kryer asnjë zëvëndësim
GOL! Antonio Griezmann i jep avantazhin Francës duke shënuar me anë të një 11-metërshi. Në festë tifozeria vendase
Minuta 13′, Sërish Gjermania që ka rastin më të artë për të kaluar në epërsi por shtylla i mohon golin pancerave
Minuta 12′, Shfaqet rrezikshëm Gjermania me anë të Tomas Myler i cili nuk devijon saktë topin brenda zonës duke e derguar jashtë kuadratit
Greziman humbet rastin më të artë për të kaluar në avantazh Francën pas një aksioni fantastik individual, godet por Nojer bën mrekullinë duke e devijuar topin
Janë ekzekutuar himnet kombëtare të të dyja përfaqësuueseve. Nis gjysmëfinalja Francë-Gjermani
Ku jane shkodranet e gjermanis. Te festojne.me koqet e mia. Koqe njeres