Si e humbën debatin me Mehmet Krajën myslimanët e rrejshëm?

9 Korrik 2016, 00:04Blog TEMA
Si e humbën debatin me Mehmet Krajën myslimanët e rrejshëm?

Nga Enver Robelli

Myslimanë të rrejshëm: e kam të qartë se hebreu i Facebookut, Mark Zuckerberg, ua ka krijuar mundësinë të shani, të çirreni, të shpifni, të përgojoni, të gënjeni. S’mund ta akuzojmë hebreun për këtë. Ai ka krijuar një hapësirë virtuale për debat, që ju e keqpërdorni për propagandë dhe nxitje urrejtjeje.

Mehmet Kraja, shkrimtar, gazetar, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, botoi një shkrim kritik mbi keqpërdorimin e fesë për qëllime politike, ideologjike, antikombëtare. Kraja bëri apel për debat, nuk kërkoi të pajtoheni me të. E si reaguat ju, «myslimanë të Facebookut», myslimanë virtualë? Ju reaguat me shpifje nga më të ndytat, nga ato që s’i duron as letra, as rrjetet sociale. Reaguat me kërcënime, me thirrje për xhihad virtual, me keqinterpretime, me shkumë në buzë.

Një aktiviste agresive islamiste, e cila mendon se maskimi i kokës me shami e bën njeri të mirë, bëri presion që teksti i Krajës të hiqet nga një portal. E pse të hiqet nga portali një shkrim që bën thirrje për debat? E dini mirë ju përse e bëni këtë: sepse jeni aq të hutuar nga argumentet, andaj përpiqeni ta njollosni Krajën me gjuhën me të egër të mundshme. Kraja nuk u bëri kërkesë të pajtojeni me të, por ai as nuk kërkoi nga ju që ta fyeni, fundja kush e kërkon këtë! Këtë shans e kapët ju vetë, sepse fyerja është e vetmja gjë që dini, që mundeni dhe që ua kënaq instinktet e ulëta.

Sa shumë angazhoheni ju «myslimanë të Facebookut» për liri të fjalës. Natyrisht për lirinë e fjalës suaj. Fjalët e të tjerëve nuk duhet duruar, ky është qëndrimi juaj. Kush kritikon – ai është «farë e fëlliqur», kështu kishin shkarravitur në Facebook disa besimtarë të devotshëm. Të devotshëm për marrëzi.

Ju lirinë e fjalës e pretendoni vetëm për vete. Atë e shfrytëzoni ku të mundeni. Por kur këtë liri e shfrytëzon një tjetër që s’beson në dokrrat tuaja, atëherë çoheni në këmbë, vërsuleni, atakoni e llomotitni zi e më zi. Fjala e lirë, mendimi i lirë është i papranueshëm për ju, nëse s’përputhet me ideologjinë tuaj mesjetare dhe paramesjetare, me ideologjinë tuaj kriminale, që të qenmit shqiptar e shihni si aksident dhe të qenmit pjesëtar i ymetit mysliman mbarëbotëror si ëndërr të madhe.

Ju gëzoheni kur kryeministri i Kanadasë i uron myslimanët për Bajram, por a e keni pyetur veten përse në Arabinë Saudite është e ndaluar që të krishterët t’i luten zotit të tyre, përse në atë vend nuk mund të kalosh kufirin nëse ke një vulë të Izraelit, relikt nga vizita e fundit në tokën e shenjt, ku, mes tjerash, ke parë edhe xhaminë al-Aksa? Përse në atë vend s’mund të ndërtohen kisha, ndërkohë që vetëm besimtarët shqiptarë në Zvicër rrotullojnë miliona franga për të ndërtuar xhami? Ju e dini përse, por s’keni fytyrë të tregoni.

Ju gëzoheni kur Barack Hussein Obama i fton myslimanët për iftar, por njëkohësisht zgërdhiheni kur një person me probleme të identitetit seksual vret dhjetëra njerëz në Amerikë vetëm pse një homoseksual nuk ka pranuar të kalojë natën me të. Ju gëzoheni kur në Perëndim i lejojnë edhe vajzat para pubertetit të bartin shami, por njëkohësisht dëshironi t’ia këpusni kokën një murgeshe që dëshiron të vizitojë Arabinë Saudite.

Ju dëshironi të keqpërdorni tolerancën perëndimore për agjendën tuaj, ndërsa kur një publicist si Kraja, duke besuar në vlerat perëndimore, shfrytëzon të drejtën e tij të thotë atë që mendon, ju organizoni në internet ekzekutime virtuale. Kaq është fuqia juaj tani për tani. Po të kishit më shumë fuqi, do të nxirrnit thikat, së paku këtë e sugjeron gjuha juaj. Kush jeni ju që ta quani dikë «farë e fëlliqur»? Kush jeni ju që, duke keqpërdorur e keqinterpretuar Kuranin, dëshironi të shkaktoni përçarje mes shqiptarëve nga Mitrovica në Sarandë? Kush jeni ju që i fyeni dhe nënçmoni besimtarët paqësore? Kush jeni ju që i dëboni pleqtë nga xhamitë ngase ata s’duan të falen siç faleni ju? Kush jeni ju që mendoni se pantallonat e shkurtra dhe mjekrat e gjata u bëjnë njerëz më të mirë? Kush jeni ju që në kthinat ilegale pseudoreligjioze festoni sulmet në Paris? Kush jeni ju që përgatitini spote për një organizatë egërsisht islamike në Zvicër duke e vendosur në alpet e këtij shteti flamurin e organizatës kriminale të quajtur «Shteti Islamik»? (Kush e ka parë spotin, e di që në fund shihen emra shqiptarë si realizues). Kush jeni ju që vrisni ushtarë amerikanë në Frankfurt?

Së fundi në Gjermani doli para gjyqit një shqiptar. Një i tillë që është rritur me pordhat e Shefqet Krasniqit. Ky shqiptar i thënçin ishte bindur nga familja të largohej nga Siria, ku kishte shkuar për të luftuar për një «botë myslimane». Kur e pyeti gjykatësja përse kishte shkuar në Siri, myslimani i devotshëm tha se kishte menduar se atje mund të flinte sa të donte, mund të argëtohej me shumë femra dhe mund të kënaqej në natyrën e bukur. Kështu mendoi edhe njëfarë boksieri me emrin Valdet Gashi – dhe la kockat në Siri. (Shqiptari që doli para gjyqit në Gjermani u pyet nëse dinte t’i numëronte 5 shtyllat e islamit. Ai u përgjigj shkurt: «Jo»).

Të gjithë ne që jemi rritur në familje tradicionale myslimane dhe s’turpërohemi që jemi shqiptarë, prej vitesh luftojmë me argumente kundër keqpërdorimit të fesë për agjenda të fanatikëve fetarë nga Raka në Riad. A nuk është absurde që për «Tokën e Shamit» janë vrarë dhjetëra shqiptarë, ndërsa për mbrojtjen e Prishtinës më 1999 asnjë. (Disa janë vrarë, por duke plaçkitur dyqane në emër të «vlerave të luftës» në verën e vitit 1999).

Nga kjo rrugë duam t’ju largojmë, por jo t’ju detyrojmë, sepse kjo s’është puna jonë. Ne që s’kemi asnjë urrejtje ndaj asnjë feje kërkojmë prej jush që së paku të keni respekt për fe dhe mendime të tjera. Por, po, kemi urrejtje ndaj kriminelëve si Zekirja Qazimi, i cili pikësëpari ka probleme thelbësore me identitetin e vet kombëtar dhe, së dyti, e keqpërdorë fenë për qëllime shumë të ulëta. Po, ne e urrejmë edhe atë hoxhën nga Shqipëria që erdhi në Drenicë dhe që organizonte «udhëtime çlodhëse» në Stamboll me gra të terrorizuara nga lufta.

Mehmet Kraja është njëri nga shumë njerëzit e Kosovës që është i shqetësuar me të drejtë nga këto fenomene që po e shkatërrojnë shoqërinë. Në vend se të ballafaqoheni me argumentet e tij, ju, «myslimanë të Facebookut», keni zgjedhur rrugën e urrejtjes. Në këtë rrugë ju prijës mendorë i keni ata që deri dje ishin shërbëtorë të devotshëm, në fakt, besimtarë të UBD-së, dhe sot ideal të tyre jetësor e kanë zhbërjen e çdo gjëje kombëtare në rrugën e krijimit të ymetit mysliman. Ju, dorën në zemër, nuk keni ndonjë gjasë të fitoni në këtë betejë. Por, në çmendurinë tuaj mund të bëni dëme. Por dëmin më të madh, kuptohet, do t’ia bëni vetes. Sepse çfarë bëni s’ka të bëjë me fe, veç me ideologji. Andaj jeni aq të hutuar, aq agresivë, aq shpifës pas shkrimit të Mehmet Krajës.

E pse nuk po merremi ne që shkruajmë me tema të tjera, me korrupsion? Kjo ishte sot një pyetje drejtuar Krajës. E di që s’ka nevojë për përgjigje, por, ja, megjithatë: lexoni, «myslimanë të Facebookut», lexoni…

14 komente në “Si e humbën debatin me Mehmet Krajën myslimanët e rrejshëm?”

  1. Frederik says:

    Bukur , por a kane tru ta kuptojne .

  2. efwe says:

    na cate b***** me fete. na u bete fetar ju per 20 vjete se na hoqet trute.

  3. Illyrian says:

    Shkrim qe godet aty ku duhet!

    Fatkeqësisht, e kam konstatuar vetë, që disa shqiptarë që jetojnë në trojet shqiptare jashtë republikës së Shqipërisë (Mali i Zi dhe Maqedoni) janë më parë myslimanë se Shqiptarë. Dhe nuk flasin me shumë dashamirësi për bashkëkombësit e tyre të krishterë.
    TURP!!! Vënë fenë para kombit.

  4. irena says:

    Bravo. Ndoshta pjesa e shendoshe kosovare po zgjohet dhe po reagon. Duhet vazhduar kjo linje e me tej.
    Tragjedi per kosoven kur e shikon se si i eshte futur drejtimit radikal te besimit musliman.
    Pjesa intelektuale duhet te veproj e punoj per ta shpetuar ate shoqeri.

  5. Adi says:

    Bravo! Mjaft me! Na kane lodhur syte keta kellirat orientale qe perpiqen te fshehin ndyresine e tyre pas besimit

  6. Naseri says:

    Nuk jane keta problemi, por strukturat e kalbura shteterore ne te dy shtetet tona. Ku tjeter ne Evrope perpos ne Tirane falet Bajrami ne shesh?!
    Ne shtetet ku ska ligj, ku mbreteron anarki totale, ku politikeberesit te premtojne gjithecka ne kembim te votes, aty dhe veten aty mund te vijne keta truthare ne shprehje. Shteti. pra duhet te reagoj, se perndryshe mund te vije deri te ndonje lufte civile ne shoqerine tone. Qellimisht s´po them lufte vellavrasese, sepse keta s´jane vellezerit tane, fundja ata po e ndiejne veten musliman e jo shqiptare, apo jo?!

    1. xxx says:

      Naser/ju kryqalit e keni tregu vetin me 1919 dhe 1921 kur haptas keni kerku shkeputje prej shqiprise dhe bashkim me vllezrit crnagor,deri me 1967 keni ngrit njegoshin e vuk karadjiqin,tash keni fillu xhorxhin,me vone edhe milloshin siq po shihet,shkijet kur e ngriten koken nuk e dijshin qe do perfundojn ne serbi,i keni te njejtat sjellje si serbt,si do ju vjen fundi do shofim se dy autobusa minoritar keni mbet.

      1. ay qy says:

        Nga shqiptaret e mesove shqipen e cale mor TYRCELI MUTI ?
        Juve ja u kena shkedhy racen e do jua shkerdhejme ne vazhdimesi,mos ki dert mor race e felliqme mongole ?

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ti e ke mire o njeri, po e keqja eshte qe ata te cileve u drejtohesh ti nuk mund te te kuptojne, pra eshte si me i fole murit.

  8. pro.... says:

    ..”prokurori” e ka nxjerre pretencen !!…fenomeni Kraja nuk eshte leva e arkimedit,..edhe po qe ..ai eshte fenomen kalimtar..pa shkelqim per gradat shkencore ne kete pike, pasi ai mund te jete mbeshtetes i ndonje feje,por jo krijues i i tyre…ju uroj shendet Juve ..qe dobesine e tij ne shpjegim ..e lakuat zbehtesisht.

  9. Altin says:

    Si perhere kenaqesi te lexosh Z. Rrobelli, ndjeje shprese per Kosoven !

    Rrofte Shqiperia Europiane !

  10. lili says:

    une nuk e kuptoj pse ky edhe ai qe ky permend duan me pa te drejte t’ia veshin vezet e te tjereve myslimaneve shqiptare?Po i kujtoij getij ateisti se si ne Paria si ne newyork kur meta i gezoheshin ndalimit te fejes, myslimane e katolike edhe laike ishin bashke ne katedralen Notre Dame, ne katedrale e Zojes se Keshillit te mire, ne katedralen st Patrick. Shqiptaret ,si katoliks si myslimane bashke ishin, jane e do jene pralle. Cka bene arabia ,kina po Negus ju interesse juve, qe deri dje ishit sherbetore te serbeve si ky kraja… Edhe kulmi eshte kur keta behen keshilltare te komunistit Berisha qe na futi nje organizaten islamike!Pra kur duhet t’ju besojme kur i sherbeni futjes ne organizaten islamike si dje pa ba ze aso kur histerizoheni kunder myslimalneve si sot?

    Sa shume este ngulitur nga serbes ndjenja e inferioritetit tek ju Zotni qe besoni se duke hequr dore nga cka je perendimi ju pranon ma lehte! Jeni nen ndikimit e shtreses ma idiote edhe ma jo progressive te shoqerive perendimore8 Se te tjereve nuk iu beet vone pse Maurice Béjart isthme mysliman ,app se Trudeau e Obama shtrojne Iftar per bashkkombaset e tyre myslimane!

  11. petriti says:

    E kam lexuar artikullin e Mehmet Krajes,nje artikull aq i thjeshte,i kuptueshem dhe mjaft i mire sa me beri qe ta printoj dhe ta ruaj pasi do te jene te rrallet qe do te kene guximinte shprehen kaq bukur ndaj fanatizmit fetar.Respekte Mehmet Krajes dhe te gjitheve qe po na hapin syte ndaj ekstremizmit fetar.

  12. Era says:

    Te vjen keq te komentosh budallalleqe koti..
    Jemi shqiptare flasim shqip…
    Enveri na mesoi te jemi “laik”
    Keshtu jetuam per vite me radhe…
    Para kombi pastaj feja tha nje mysliman shqiptare
    Ata qe nuk e kuptojne jane anadollake…
    Fetar te mdhenj ne pabuksat shqiptare…
    Pa le te diskutojme nje problem kaq delikat..
    Resp vetem Shqiptareve …
    Jo feve qe jane bere si partit politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje