FOTOT/ Niset për muajin e mjaltit me të shoqin, por…

12 Korrik 2016, 12:06Lifestyle TEMA
FOTOT/ Niset për muajin e mjaltit me të shoqin, por…

Huma Mobin dhe bashkëshorti i saj Arsalaan Sever Bhatt, nga Lahore, Pakistan planifikuan që ta kalonin muajin e tyre të dytë të mjaltit në Greqi.

Por pushimet e tyre “u shkatërruan” pasi Arsalaan nuk mori vizë për udhëtimin.

Megjithatë, Huma vendosi të shkonte vetem për të vizituar vendin mesdhetar, duke qënë se kishte bërë pagesën më parë.

Për ta ndarë udhëtimin me bashkëshortin e saj, ajo realizoi foto duke e përqafuar në mënyrë imagjinare, ndërkohë që shprehte trishtimin në fytyrë.

Tragjedia nuk mbaron këtu. Huma humbi gjithashtu telefonin e saj pasi i ra në Detin Egje.Pas kësaj ajo pozoi edhe me smartphone-in, edhe me burrin “e padukshëm”.

Fotot e saj tanimë janë bërë virale në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje