Ylli Manjani flet për krisjen e koalicionit mes PS dhe LSI

21 Korrik 2016, 21:42Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka komentuar atë që është dukur ditët e fundit në koalicion, krisja e raporteve mes dy liderëve kryesorë politikë.

I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nga gazetari Blendi Fevziu, se si do vazhdoni të qëndroni në koalicion me PS, pasi duket se është thyer të paktën në sytë e publikut”, Manjani është përgjigjur në këtë formë:

“Ne po qeverisim me Ramën, Rama me ne, nuk është kjo tema”.

Debati Manjani-Fevziu:

Fevziu: Tema kjo është.

Manjani: Mendoj që konsensusi fitoi.

Fevziu: Ka tendencë për mocion mosbesimi nga LSI për kryeministrin?

Manjani: Në dijeninë time më të mirë jo, s’kemi histori, skenarë me vijë apo prapavijë. Kjo është një histori që LSI është e njohur për respektimin e marrëveshjeve politike dhe s’kemi asnjë arsye të vëmë në dyshim afatet e respektimit të marrëveshjes politike.

Shumë shpejt do vijë momenti sepse ne do duhet të bëjmë një bilanc të funksionimit të gjërave në koalicion, se çfarë kemi bërë dhe çfarë kemi dështuar, besoj se reforma të mëdha janë bërë, vlerësimi i një koalicioni s’është me një pozicion të caktuar.

Fevziu i kujtoi Manjanit debatin e mëngjesit të sotëm mes Xhafës dhe Metës, ku ai i tha kreut të Kuvendit: “Kam kaq kohë që dëgjoj nga ty shprehjen “me qetësi dhe dashuri”, të paktën të mbetet qetësia se dashuria ka ikur”.

Fevziu: Batutë e ashpër ajo e Xhafës?

Manjani: Për çështjen e dashurisë?

Fevziu: Të koalicionit.

Manjani: U hoq ai neni i dashurisë së burrave, e hoqi Xhafa.

Gjatë ditës ka qarkulluar lajmi se disa deputetë kanë marrë mesazhe nga ambasadat e huaja në Tiranë për të votuar reformën. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Manjani.

“Për fat të keq ka pasur mesazhe të tilla. Dhe ne ndaj duhet të mësojmë nga ky rast. Partitë politike duam apo s’duam ne kanë të drejtë vendimmarrje. Ndaj këto sms janë gjëra të papranueshme”, deklaroi Manjani.

5 komente në “Ylli Manjani flet për krisjen e koalicionit mes PS dhe LSI”

  1. analist-politolog Nurellari says:

    perkufizimi i Shqiperise se sotme: muter politikane – muter analiste – mut milet….

  2. Hakmarrja e Popullit says:

    Te zhduken, fytyra te qelbura

  3. John tirana says:

    Ky eshte ministri me pa karakter dhe qe e ka shitur shpirtin tek djalli. Turp te kesh kete nje person te tile per minister drejtesie. Popull shqiptar mos I votoni kurre me keta njerez. Mbahen mend kollaj se dalin ne tv cdo dite dhe I bejne reklame pamoralesise se tyre.

  4. Fol shqip says:

    Keta politikane mutter na kane bere ate qe per 100 e ca vjet ne dhe niperve tane do tu vije turp te quhen shqiptare. Ky eshte krimi me rende i kesaj klase politike dhe per kete ata duhen ndeshkuar e madje duhet te vuajne ne kuptimin me vuljgar te fjales vuajtje.

  5. nina says:

    Rrofte Qeveria rrofte PS.. dhe jete te gjate kryeminitrit ne drejtim te Shqiperise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje