DASH uron Shqipërinë: Gati t’ju ndihmojmë për implementimin e reformës

22 Korrik 2016, 21:02Politika TEMA

Departamenti amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e vendit.

“SHBA urojnë popullin shqiptar për kalimin e reformës në drejtësi. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për demokracinë shqiptare. Aprovimi unanim i reformës është një mesazh i fortë i bashkimit kombëtar”, ka deklaruar zëdhënësja e DASH, Elizabeth Trudeau në komunikimin me mediat.

Trudeau ka nënvizuar se, “liderët shqiptarë e kanë futur vendin në shinat e duhura të drejtësisë dhe historisë dhe kanë avancuar ato të anëtarësisë në NATO”.

“Ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim”, ka vijuar zëdhënësja Trudeau.

Ajo ka theksuar më tej se, “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin Shqipërinë në implementimin e kësaj reforme”.

3 komente në “DASH uron Shqipërinë: Gati t’ju ndihmojmë për implementimin e reformës”

  1. Na ndihmoni me urdher arrestI per tfut nburg kta plera kete po pret populli kjo eshte ndihma me e madhe

  2. Bardhi Tolabi says:

    Po tani,si do i pergjigjen deshires Amerikane per implementimin e kesaj Reforme,Meta dhe Luli?
    A do jene aq “dashamires” me Ameriken tani,apo do vazhdojne si deri para reformes,me anatemim ne fillim dhe me “falenderime” ne fund,kur kjo reforme te kete filluar zbatimin?
    Te zinjte keta,nuk dine ku e kane koken,nuk dine cfare qendrimi te mbajne,aq shume e kane humbur,sic e humbi simiten Xhaferi…

  3. Aleksander says:

    Ndihemi vertete te lumtur kur shohim qe kemi ne krah Ameriken e Gjermanine .Por eshte qesharake kur i behen komplimente e urime klases politike e lidereve, ku hyjne derra e dosa , qen e mace .Te urosh bashen meten e berishen per suksesin e votimit te reformes me “KONSENSUS” ,pas gjithe asaj odiseje te para votimit qe e pame te gjithe !?-Me kujton ate skeçin me revolverin te estrades se Tiranes kur Veli Rada thote ne telefon :-Deri tani 6 vete e kane pranuar qe e kane vjedhur revolverin….(mbas “formalitetit” sigurisht) ! Dhe Skender Sallaku kur thote :Me keta(ameriken ne kete rast) s’meret vesht mer jahu,keta te japin ene raki ene dajak …!-E ne fund kur perfundojne te gjithe mbas hekurave me dordomuzin qe i ve te kendojne …tamam ashtu si pritet te perfundojne lulushi e salushi mbas gezimit per” fitorjen” dhe pergezimet qe moren per reformen(gjetjen e revolverit) .Ka shume analogji .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje